Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 22

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Mbas vdekjes sė Ashabit, Moabi u rebelua kundėr Izraelit.

2

Ashaziahu ra nga dritarja e katit tė sipėrm nė Samari dhe u dėmtua. Atėherė dėrgoi lajmėtarė tė cilėve u tha: "Shkoni tė konsultoni Baal-Zebubin, perėndinė e Ekronit, pėr tė ditur nė se do ta marr veten nga kjo fatkeqėsi".

3

Por njė engjėll i Zotit i tha Tishbitit Elia: "Ēohu dhe u dil pėrpara lajmėtarėve tė mbretit tė Samarisė dhe u thuaj atyre: "Mos vallė nuk ka Perėndi nė Izrael, qė ju shkoni tė konsultoheni me Baal-Zebubin, perėndinė e Ekronit?

4

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ti nuk do tė zbresėsh mė nga shtrati nė tė cilin ke hipur, por me siguri ke pėr tė vdekur"". Pastaj Elia u largua.

5

Lajmėtarėt u kthyen te Ashaziahu, qė i pyeti ata: "Pse u kthyhet?".

6

Ata u pėrgjigjėn: "Njė njeri na doli pėrpara dhe na tha: "Shkoni te mbreti qė ju ka dėrguar dhe i thoni: Kėshtu thotė Zoti: Mos vallė nuk ka asnjė Perėndi nė Izrael qė ti dėrgon njerėz pėr t`u konsultuar me Baal-Zebubin, perėndinė e Ekronit? Prandaj nuk do tė zbresėsh nga shtrati mbi tė cilin ke hipur, por me siguri ke pėr tė vdekur"".

7

Atėherė mbreti i pyeti ata: "Si ishte njeriu qė ju doli pėrpara dhe ju tha kėto fjalė?".

8

Ata u pėrgjigjėn: "Ishte njė njeri i veshur me rroba leshi dhe me njė brez prej lėkure rreth ijeve"; Ashaziahu tha: "Éshtė Elia, Tishbiti!".

9

Atėherė mbreti dėrgoi tek Elia njė kapiten pesėdhjetėsheje me pesėdhjetė njerėzit e tij; ai u ngjit tek ai dhe e gjeti Elian tė ulur nė majė tė malit. Kapiteni i tha: "O njeriu i Perėndisė, mbreti tė urdhėron tė zbresėsh".

10

Elia u pėrgjigj dhe i tha kapitenit tė pesėdhjetėshes: "Nė rast se jam njė njeri i Perėndisė, tė zbresė zjarr nga qielli dhe tė tė zhdukė ty dhe tė pesėdhjetė njerėzit qė janė me ty!". Dhe nga qielli zbriti njė zjarr, qė zhduku atė dhe tė pesėdhjetė njerėzit e tij.

11

Atėherė mbreti i dėrgoi njė kapiten tjetėr pesėdhjetėsheje me pesėdhjetė njerėzit e tij, qė iu drejtua Elias dhe i tha: "O njeriu i Perėndisė, mbreti tė urdhėron tė zbresėsh menjėherė".

12

Elia u pėrgjigj dhe u tha atyre: "Nė qoftė se jam njė njeri i Perėndisė, le tė zbresė zjarr nga qielli dhe tė tė zhdukė ty dhe pesėdhjetė njerėzit e tu". Dhe nga qielli zbriti zjarri i Perėndisė qė zhduku atė dhe tė pesėdhjetė njerėzit e tij.

13

Mbreti dėrgoi edhe njė kapiten tė tretė pesėdhjetėsheje me pesėdhjetė njerėzit e tij. Ky kapiten i tretė pesėdhjetėsheje u ngjit dhe shkoi e u shtri para Elias, duke e lutur: "O njeriu i Perėndisė, tė lutem, jeta ime e kėtyre pesėdhjetė shėrbėtorėve tė tu qofshin tė ēmuara nė sytė e tu!

14

Ja, njė zjarr zbriti nga qielli dhe zhduku dy kapitenėt e parė tė pesėdhjetėshes me pesėdhjetė njerėzit e tyre; por tani jeta ime qoftė e ēmuar nė sytė e tu".

15

Engjėlli i Zotit i tha Elias: "Zbrit me tė dhe mos ki frikė prej tij". Prandaj Elia u ngrit dhe zbriti bashkė me tė te mbreti,

16

dhe i tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Pse nuk paska nė Izrael asnjė Perėndi, me fjalėn e tė cilit tė mund tė kėshillohesh, qė ti dėrgove lajmėtarė te Baal-Zebubi, perėndi e Ekronit? Pėr kėtė arėsye ti nuk do tė zbresėsh nga shtrati nė tė cilin ke hipur, por ke pėr tė vdekur me siguri"".

17

Kėshtu Ashaziahu vdiq, sipas fjalės sė Zotit, tė cilėn e shqiptoi Elia. Me qenė se nuk kishte bij, Jerohami filloi tė mbretėrojė nė vend tė tij, gjatė vitit tė dytė tė Jerohamit, birit tė Jozafatit, mbretit tė Judės.

18

Pjesa tjetėr e bėmave tė kryera nga Ashaziahu a nuk ėshtė e shkruar vallė nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

2 i Mbretėrve 2