Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 20

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 21

1

Mbas kėtyre ngjarjeve, ndodhi qė Nabothi i Jezreelit kishte njė vresht nė Jezreel, afėr pallatit tė Ashabit, mbretit tė Samarisė.

2

Kėshtu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Mė jep vreshtin qė ta bėj kopsht perimesh, sepse ndodhet afėr shtėpisė sime. Nė kėmbim do tė jap njė vresht mė tė mirė ose, po tė tė pėlqejė mė tepėr, barasvlerėn nė tė holla".

3

Por Nabothi iu pėrgjigj Ashabit: "Tė mė ruajė Zoti tė tė lė trashėgiminė e etėrve tė mi!".

4

Prandaj Ashabi u kthye nė shtėpi i trishtuar dhe i zemėruar pėr pėrgjigjen qė Nabothi i Jezreelit i kishte dhėnė: "Nuk do tė jap trashėgiminė e etėrve tė mi!". Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokėn mėnjanė dhe nuk deshi tė hante.

5

Atėherė Jezebeli, bashkėshortja e tij, iu afrua dhe i tha: "Pse e ke frymėn kaq tė trishtuar dhe nuk ha?".

6

Ai iu pėrgjigj: "Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashė: "Mė jep me para vreshtin tėnd ose, po tė tė pėlqejė mė shumė, tė tė jap njė vresht tjetėr si kėmbim". Por ai m`u pėrgjigj: "Nuk do tė tė jap vreshtin tim!"".

7

Atėherė gruaja e tij Jezebel i tha: "A nuk je ti qė mbretėron tani mbi Izrael? Ēohu, ha dhe zemra jote tė gėzohet; vreshtin e Nabothit nė Jezreel do tė ta jap unė".

8

Kėshtu ajo shkroi disa letra nė emėr tė Ashabit, i vulosi me vulėn e kėtij dhe ua dėrgoi pleqve dhe parisė qė banonin nė po atė qytet me Nabothin.

9

Nė letrat ajo shkruante kėshtu: "Shpallni agjėrimin dhe e ulni Nabothin nė rreshtin e parė pėrpara popullit;

10

i vini pėrballė dy njerėez tė poshtėr qė tė deponojnė kundėr tij, duke thėnė: "Ti ke blasfemuar Perėndinė dhe mbretin"; pastaj ēojeni jashtė, goditeni me gurė dhe kėshtu tė vdesė".

11

Njerėzit e qytetit tė Nabothit, pleqtė dhe paria qė banonin nė qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dėrguar t`u thoshte, siē ishte shkruar nė letrat qė u kishte drejtuar.

12

Shpallėn agjerimin dhe e ulėn Nabothin pėrpara popullit.

13

Pastaj erdhėn dy njerėz tė poshtėr qė u ulėn pėrballė tij; dhe kėta dy tė poshtėr deponuan kundėr Nabothit pėrpara popullit, duke thėnė: "Nabothi ka mallkuar Perėndinė dhe mbretin". Pastaj e ēuan jashtė qytetit dhe e vranė me gurė; kėshtu ai vdiq.

14

Pas kėsaj i ēuan fjalė Jezebelit: "Nabothi u vra me gurė dhe vdiq".

15

Kur Jezebeli mėsoi qė Nabothi ishte vrarė me gurė dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: "Ēohu dhe shtjere nė dorė vreshtin e Nabothit nė Jezreel, qė ai nuk pranoi tė tė japė me para, sepse Nabothi nuk jeton mė, por ka vdekur".

16

Me tė dėgjuar Ashabi qė Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis pėr tė shtėnė nė dorė vreshtin e Nabothit nė Jezreel.

17

Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me kėto fjalė, duke i thėnė:

18

"Ēohu dhe dil para Ashabit, mbretit tė Izraelit, qė banon nė Samari; Ja, ai ėshtė nė vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar pėr ta shtėnė nė dorė.

19

Do t`i flasėsh kėshtu: Kėshtu thotė Zoti: "Nė fillim vrave njė njeri dhe pastaj i rrėmbeve pronėn". Pastaj t`i thuash: Kėshtu thotė Zoti: "Po nė atė vend ku qentė kanė lėpirė gjakun e Nabothit, ata kanė pėr tė lėpirė edhe gjakun tėnd"".

20

Ashabi i tha Elias: "Mė gjete pra, o armiku im?". Elia u pėrgjigj: "Po, tė gjeta, sepse je shitur pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit.

21

Ja, unė do tė sjell mbi ty fatkeqėsinė, do t`i zhduk tėrė pasardhėsit e tu dhe do tė shfaros nga shtėpia e Ashabit ēdo mashkull, skllav apo i lirė nė Izrael.

22

Do ta bėj shtėpinė tėnde si shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nabatit, dhe si shtėpinė e Baashas, birit tė Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemėrimin tim dhe e ke bėrė Izraelin tė mėkatojė.

23

Edhe pėr sa i pėrket Jezebelit, Zoti flet dhe thotė: "Qentė do ta hanė Jezebelin poshtė mureve tė Jezreelit".

24

Ata tė Ashabit qė do tė vdesin nė qytet do t`i hanė qentė, ata qė do tė vdesin pėrkundrazi nė ara do t`i hanė shpendėt e qiellit".

25

Nė tė vėrtetė nuk pati kurrė ndonjė njeri qė u shit pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrė nga gruaja e tij Jezebeli.

26

Ai u suall nė mėnyrė tė neveritshme duke u dhėnė pas idhujve, ashtu si kishin bėrė Amorejtė qė Zoti i kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit.

27

Kur Ashabi dėgjoi kėto fjalė, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me njė thes dhe agjeroi; binte nė shtrat i mbėshtjellė me thesin dhe ecte si i pėrvuajtur.

28

Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thėnė:

29

"A e pe si u poshtėrua Ashabi para meje? Duke qenė se u poshtėrua para meje, unė nuk do ta godas me fatkeqėsinė sa ėshtė i gjallė, por do tė dėrgoj fatkeqėsinė mbi shtėpinė e tij gjatė jetės sė birit tė tij".

1 i Mbretėrve 22