Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 15

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 16

1

Pastaj fjala e Zotit iu drejtua Jehuhit, birit tė Hananit, kundėr Baashas, duke thėnė:

2

"Tė kam ngritur nga pluhuri dhe tė kam bėrė princ tė popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur rrugėn e Jeroboamit dhe ke bėrė tė mėkatojė popullin tim tė Izraelit, duke provokuar zemėrimin tim me mėkatet e tij;

3

prandaj do tė zhduk Baashan dhe shtėpinė e tij dhe do ta bėj me shtėpinė tėnde atė qė kam bėrė me shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nebatit.

4

Ata tė Baashas qė do tė vdesin nė qytet do t`i hanė qentė, dhe ata qė do tė vdesin nė ara do t`i hanė shpendėt e qiellit".

5

Pjesa tjetėr e bėmave dhe tė trimėrive a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

6

Pastaj Baashan e zuri gjumi me etėrit e tij dhe e varrosėn nė Tirtsah. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Elahu.

7

Pėrveē kėsaj fjala e Zotit iu drejtua me anė tė profetit Jehu, birit tė Hananit, kundėr Baashas dhe kundėr shtėpisė sė tij pėr gjithė tė kėqijat qė Baasha kishte bėrė nė sytė e Zotit, duke shkaktuar zemėrimin e tij me veprat e kryera nga dora e tij, duke u bėrė si shtėpia e Jeroboamit, edhe sepse e kishte vrarė atė.

8

Nė vitin e njėzet e gjashtė tė Asas, mbretit tė Judės, Elahu, bir i Baashas, filloi tė mbretėroj mbi Izraelin nė Tirtsah dhe qėndroi nė fron dy vjet.

9

Zimri, shėrbėtori i tij, komandant i gjysmės sė qerreve tė tij, komplotoi kundėr tij. Ndėrsa ai ndodhej nė Tirtsah, duke pirė dhe duke u dehur nė shtėpinė e Artsas, prefektit tė pallatit tė Tirtsahut,

10

Zimri hyri, e goditi dhe e vrau nė vitin e njėzet e shtatė tė Asas, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi nė vend tė tij.

11

Kur filloi tė mbretėrojė, sapo u ul nė fron, shkatėrroi tėrė shtėpinė e Baashas; nuk la tė gjallė as edhe njė mashkull midis kushėrinjve tė afėrt tė tij dhe miqve.

12

Kėshtu Zimri shfarosi tėrė shtėpinė e Baashas, sipas fjalės sė Zotit tė drejtuar kundėr Baashas me anė tė profetit Jehu,

13

pėr shkak tė mėkateve tė Baashas dhe tė mėkateve tė birit tė tij Elah, qė ata vetė kishin kryer dhe qė kishin bėrė t`i kryente Izraeli, duke nxitur zemėrmin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit, me idhujt e tyre.

14

Pjesa tjetėr e bėmave tė Elahut dhe tėrė atė qė ai bėri a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

15

Nė vitin e njėzet e shtatė tė Asas, mbretit tė Judės, Zimri mbretėroi shtatė ditė nė Tirtsah. Populli kishte fushuar kundėr Gibethonit, qė u pėrkiste Filistejve.

16

Kėshtu populli qė kishte ngritur kampin dėgjoi tė thuhet: "Zimri ka komplotuar, madje ka vrarė mbretin!". Po atė ditė nė kamp tėrė Izraeli bėri mbret tė Izraelit, Omrin, komandantin e ushtrisė.

17

Pastaj Omri u nis nga Gibethoni dhe rrethoi Tirtsahun.

18

Kur Zimri pa qė qyteti ishte pushtuar, u tėrhoq nė kullėn e pallatit mbretėror, i vuri zjarrin pallatit mbretėror qė ndodhej mbi tė dhe kėshtu vdiq,

19

pėr shkak tė mėkateve qė kishte kryer, duke bėrė aė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke ndjekur rrugėn e Jeroboamit dhe duke kryer mėkatin qė ky kishte bėrė duke e nxitur Izraelin tė mėkatojė.

20

Pjesa tjetėr e bėmave tė Zimrit dhe komploti qė ai thuri a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

21

Atėherė populli i Izraelit u nda nė dy pjesė: gjysma e popullit shkonte pas Tibnit, birit tė Ginathit, pėr ta bėrė mbret; gjysma tjetėr shkonte pas Omrit.

22

Por populli qė shkonte pas Omrit pati epėrsi mbi popullin qė ndiqte Tibnin, birin e Ginathit. Tibni vdiq dhe mbretėroi Omri.

23

Nė vitin e tridhjetė e njėtė tė Asas, mbretit tė Judės, Omri filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin dhe mbretėroi dymbėdhjetė vjet. Gjashtė vjet mbretėroi nė Tirtsah,

24

pastaj bleu nga Shemeri malin e Samarisė pėr dy talentė argjendi; ndėrtoi nė mal njė qyetet tė cilin e quajti Samaria, nga emri i Shemerit, zotėria i malit.

25

Omri bėri atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit dhe u suall mė keq se tė gjithė paraardhėsit e tij;

26

ndoqi tėrėsisht rrugėn e Jeroboamit, birit tė Nebatit, dhe mėkatet qė ky kishte detyruar Izraelin t`i kryejė, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit, me idhujt e tij.

27

Pjesa tjetėr e bėmave tė kryera nga Omri dhe trimėritė e tij a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

28

Pastaj Omrin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe e varrosėn nė Samari. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ashabi.

29

Ashabi, bir i Omrit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė vitin e tridhjetė e tetė tė Asas, mbretit tė Judės; dhe Ashabi, bir i Omrit, mbretėroi nė Samari mbi Izraelin njėzet e dy vjet.

30

Ashabi, bir i Omrit bėri ato gjėra qė shihen me sy tė keq nga Zoti mė tepėr se ata qė e kishin paraprirė.

31

Pėrveē kėsaj, sikur tė ishte pėr tė njė gjė e vogėl ndjekja e mėkateve tė Jeroboamit; birit tė Nebatit mori pėr grua Jezebelėn, bijėn e Ethbaalit, mbretit tė Sidonitėve, dhe shkoi t`i shėrbejė Baalit dhe tė bjerė pėrmbys para tij.

32

I ngriti pastaj njė altar Baalit, nė tempullin e Baalit, qė kishte ndėrtuar nė Samari.

33

Ashabi bėri edhe njė Asherah; Ashabi provokoi zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit, mė tepėr se gjithė etėrit e Izraelit qė e kishin paraprirė.

34

Gjatė ditėve tė sundimit tė tij, Hieli nga Betheli rindėrtoi Jerikon; hodhi themelet e tij mbi Abiramin, tė parėlindurin e tij, dhe ngriti portat mbi Segubin, mė tė riun nga bijtė e tij, sipas fjalės qė Zoti kishte thėnė me anė tė Jozueut, birit tė Nunit.

1 i Mbretėrve 17