Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 9

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Kur mbretėresha e Shebės dėgjoi tė flitet pėr diturinė e Salomonit pėr shkak tė emrit tė Zotit, erdhi ta vėrė nė provė me anė pyetjesh tė vėshtira.

2

Ajo arriti nė Jeruzalem me njė suitė shumė tė madhe, me deve tė ngarkuara me aroma dhe me njė sasi tė madhe ari dhe gurėsh tė ēmuara; pastaj shkoi te Salomoni dhe i foli atij pėr tė gjitha gjėrat qė kishte nė zemėr.

3

Salomoni iu pėrgjigj tė gjitha pyetjeve tė saj, dhe nuk pati asgjė qė tė ishte e fshehtė pėr mbretin dhe qė ky tė mos ishte nė gjendje ta shpjegonte.

4

Kur mbretėresha e Shebės pa gjithė diturinė e Salomonit, shtėpinė qė ai kishte ndėrtuar,

5

gjellėt e tryezės sė tij, banesat e shėrbėtorėve tė tij, shėrbimin e kamarierėve tė tij dhe rrobat e tyre, kupėmbajtėsit e tij dhe olokaustet qė ai ofronte nė shtėpinė e Zotit, ajo mbeti pa fjalė.

6

Pastaj i tha mbretit: "Ishte e vėrtetė, pra, ajo qė kisha dėgjuar nė vendin tim pėr fjalėt e tua dhe diturinė tėnde.

7

Por nuk u besova kėtyre gjėrave deri sa nuk erdha vetė dhe nuk i pashė me sytė e mi; e mirė, pra, as gjysmėn e tyre nuk mė kishin thėnė. Dituria dhe begatia jote tejkalojnė famėn pėr tė cilėn me kishin folur.

8

Lum njerėzit e tu, lum shėrbėtorėt e tu qė rrinė gjithnjė pėrpara teje dhe dėgjojnė diturinė tėnde!

9

Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia yt, qė pati mirėsinė tė tė vėrė mbi fronin e Izraelit! Pėr shkak tė dashurisė sė tij tė pėrjetshme pėr Izraelin, Zoti tė ka vėnė mbret pėr tė ushtruar arsyen dhe drejtėsinė".

10

Pastaj ajo i fali mbretit njėqind e njėzet talente ari dhe njė sasi tė madhe aromash dhe gurėsh tė ēmuar. Nuk u ēuan mė aq aroma sa i dha mbretėresha Sheba mbretit Salomon.

11

(Flota e Hiramit qė transporon flori nga Ofiri, solli qė andej njė sasi tė madhe dru santali dhe gurėsh tė ēmuar;

12

me durin e santalit mbreti bėri mbėshtetėse pėr shtėpinė e Perėndisė dhe pėr pallatin mbretėror si edhe qeste dhe harpa pėr kėngėtarėt. Dru santali nuk sollėn mė dhe nuk ėshtė parė mė deri mė sot).

13

Mbreti Salomon i dha mbretėreshės Sheba tė gjitha gjėrat qė ajo i kėrkoi; pėrveē kėtyre, Salomoni i dhe asaj shumė gjėra me bujarinė e tij tė madhe mbretėrore. Pastaj ajo mori pėrsėri rrugėn dhe u kthye nė vendin e saj bashkė me shėrbėtorėt e vet.

14

Pesha e arit qė Salomoni merrte ēdo vit ishte gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė talent ari,

15

pėrveē atij qė vinte nga tregtarėt, nga lėvizja e mallrave, nga gjithė mbretėrit e Arabisė dhe nga qeveritarėt e vendit.

16

Mbreti Salomon dha urdhėr tė pėrgatiteshin dyqind mburoja tė mėdha me flori tė rrahur, duke pėrdorur pėr secilin prej tyre gjashtėqind sikla ari,

17

dhe treqind mburoja prej ari tė rrahur, duke pėrdorur pėr secilėn prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi nė pallatin e "Pyllit tė Libanit".

18

Gjithashtu mbreti bėri njė fron tė madh prej fildishi tė veshur me ar tė kulluar.

19

Froni kishte shtatė shkallėza dhe maja e tij ishte e rrumbullakėt nė pjesėn e prapme; kishte dy krahė nė anėt e karriges dhe pranė dy krahėve rrinin dy luanė.

20

Dymbėdhjetė luanė qėndronin nė tė dy skajet e gjashtė shkallareve. Asnjė gjė e tillė nuk ishte bėrė nė ndonjė mbretėri.

21

Tė gjitha kupat e pijeve tė mbretit Salomon ishin prej ari, dhe tė gjitha kupat e pallatit "Pylli i Libanit" ishin prej ari tė kulluar. Asnjėra nuk ishte prej argjendi, sepse nė kohėn e Salomonit argjendi nuk vlente asgjė.

22

Nė fakt mbreti kishte nė det Flotėn e Tarshishit bashkė me flotėn e Hiramit; ēdo tre vjet flota e Tarshishit sillte ar, argjend, fildish, majmunė dhe pallonj.

23

Kėshtu mbreti Salomon ua kaloi nė pasuri dhe dituri tėrė mbretėrve tė tokės.

24

Dhe tėtė bota kėrkonte praninė e Salomonit pėr tė dėgjuar diturinė qė Perėndia kishte vėnė nė zemrėn e tij.

25

Dhe secili sillte dhuratėn e tij: enė argjendi, enė ari, veshje, armė, aroma, kuaj dhe mushka, njė farė sasie ēdo vit.

26

Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorės; ai pati njė mijė e katėrqind qerre dhe dymbėdhjetė mijė kalorės, qė i ndau nėpėr qytetet sipas qerreve dhe nė Jeruzalem afėr tij.

27

Pėrveē kėsaj mbreti nė Jeruzalem e bėri argjendin tė rėndonte si gurėt dhe i bėri kedrat tė shumtė si fiku egjiptian i fushės.

28

Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarėt e mbretit shkonin e i merrnin nė Kue me njė ēmim tė caktuar.

29

Njė qerre importohej nga Egjipti pėr gjashtėqind sikla argjendi dhe njė kalė njėqind e pesėdhjetė. Kėshtu, me anė tė kėtyre tregtarėve, ua eksportonin gjithė mbretėrve tė Hitejve dhe mbretėrve tė Sirisė.

1 i Mbretėrve 11