Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 7

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Atėherė Salomoni mblodhi nė prani tė tij nė Jeruzalem pleqtė e Izraelit dhe tėrė krerėt e fiseve, prijėsit e familjeve tė Izraelit, pėr tė ēuar arkėn e besėlidhjes tė Zotit nė qytetin e Davidit, domethėnė nė Sion.

2

Tėrė burrat e Izraelit u mblodhėn rreth e qark mbretit Salomon pėr festėn nė muajin e Ethanimit, qė ėshtė muaji i shtatė.

3

Kėshtu tėrė pleqtė e Izraelit erdhėn dhe priftėrinjtė morėn arkėn;

4

dhe ēuan lart arkėn e Zotit, ēadrėn e mbledhjeve dhe tėrė orenditė e shenjta qė ishin nė ēadėr. Priftėrinjtė dhe Levitėt i mbartėn kėto gjėra.

5

Mbreti Salomon dhe tėrė asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhėn bashkė me tė pėrpara arkės dhe flijuan njė numėr aq tė madh delesh dhe qesh, qė nuk mund tė numėroheshin as tė llogariteshin.

6

Pastaj priftėrinjtė e ēuan arkėn e besėlidhjes tė Zotit nė vendin e saj, nė shenjtėroren e tempullit, nė vendin shumė tė shenjtė, nėn krahėt e kerubinėve.

7

Nė fakt kerubinėt i shtrinin krahėt e tyre mbi vendin e arkės dhe mbulonin nga lart arkėn dhe shufrat e saj.

8

Shufrat ishin aq tė gjata sa qė skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtė, pėrpara shenjtėrores, por nuk dukeshin nga jashtė. Ato kanė mbetur atje deri nė ditėn e sotme.

9

Nė arkė nuk kishte asgjė tjetėr veē dy pllakave prej guri qė Moisiu kishte depozituar nė malin Horeb, kur Zoti bėri njė besėlidhje me bijtė e Izraelit, pas daljes sė tyre nga vendi i Egjiptit.

10

Por ndodhi qė, ndėrsa priftėrinjtė po dilnin nga vendi i shenjtė, reja e mbushi shtėpinė e Zotit,

11

dhe priftėrinjtė nuk mundėn tė qėndrojnė pėr tė shėrbyer pėr shkak tė resė, sepse ladvia e Zotit mbushte shtėpinė e tij.

12

Atėherė Salomoni tha: "Zoti ka thėnė se do tė banojė nė njė re tė dendur.

13

Unė kam ndėrtuar pėr ty njė shtėpi madhėshtore, njė vend ku ti do tė banosh pėr gjithnjė".

14

Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tėrė asamblenė e Izraelit, ndėrsa tėrė asambleja e Izraelit rrinte nė kėmbė.

15

Dhe tha: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, qė i ka premtuar me gojėn e tij atit tim David dhe qė e ka mbajtur premtimin e dhėnė me anė tė fuqisė sė tij, duke thėnė:

16

"Nga dita qė nxora popullin tim tė Izraelit nga Egjipti, unė nuk kam zgjedhur asnjė qytet midis tėrė fiseve tė Izraelit pėr tė ndėrtuar njė shtėpi, ku emri im tė qėndronte, por kam zgjedhur Davidin qė tė mbretėrojė mbi popullin tim tė Izraelit".

17

Por Davidi, ati im, e kishte nė zemėr tė ndėrtonte njė shtėpi nė emėr tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit;

18

por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur nė zemėr tė ndėrtosh njė shtėpi nė emrin tim, dhe bėre mirė tė kesh njė gjė tė tillė nė zemėr;

19

por nuk do tė jesh ti qė do tė ndėrtosh tempullin, do tė jetė pėrkundrazi biri yt qė do tė dalė nga barku yt; do tė jetė ai qė do tė ndėrtojė tempullin nė emrin tim".

20

Kėshtu Zoti e mbajti fjalėn qė kishte thėnė; dhe unė zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thėnė Zoti, dhe ndėrtova tempullin nė emėr tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

21

Atje kam pėrgatitur njė vend pėr arkėn, nė tė cilėn ndodhet besėlidhja e Zotit, qė ai lidhi me etėrit tanė kur i nxori nga vendi i Egjiptit".

22

Pastaj Salomoni u vendos para altarit tė Zotit, pėrballė tėrė asamblesė sė Izraelit, shtriu duart nė drejtim tė qiellit

23

dhe tha: "O Zot, Perėndia i Izraelit, nuk ka asnjė Perėndi tė ngjashėm me ty as atje lart nė qiell, as kėtu poshtė nė tokė! Ti e ruan besėlidhjen dhe tregohesh shpirtmadh me shėrbėtorėt e tu qė ecin para teje me gjithė zemėr.

24

Ndaj shėrbėtorit tėnd David, atit tim, ti mbajte atė qė i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorėn tėnde atė qė kishe premtuar me gojėn tėnde.

25

Tani, pra, o Zot, Perėndi i Izraelit, mbaje premtimin qė i kishe bėrė Davidit, atit tim, duke thėnė: "Ty nuk do tė tė mungojė asnjėri nga ata qė ulen para teje mbi fronin e Izraelit, nėqoftėse bijtė e tu tė kenė kujdes sjelljen e tyre dhe tė ecin para meje si ke ecur ti".

26

Prandaj tė lutem tani, o Perėndi i Izraelit, tė plotėsosh fjalėn qė i ke thėnė shėrbėtorit tėnd David, atit tim!

27

Po a ėshtė e vėrtetė qė Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund tė tė nxėnė dhe aq mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar!

28

Megjithatė o Zot, Perėndia im, dėgjo me vėmendje lutjen e shėrbėtorit tėnde dhe kėrkesėn e tij, duke dėgjuar thirrjen dhe lutjen qė shėrbėtori yt larton sot para teje.

29

Sytė e tu u drejtofshin natė e ditė nė kėtė tempull, drejt vendit pėr tė cilin ke thėnė: "Aty do tė jetė emri im", pėr tė dėgjuar lutjen qė shėrbėtori yt do tė tė bėjė duke t`u drejtuar nga ky vend.

30

Dėgjo lutjen e shėrbėtorit tėnd dhe tė popullit tėnd tė Izraelit kur do tė tė luten duke t`u drejtuar nga ky vend. Dėgjo nga vendi ku ti banon nė qiejt; dėgjo dhe fal.

31

Nė qoftė se dikush mėkaton kundėr tė afėrmit tė tij dhe, duke qenė i detyruar tė betohet, vjen tė betohet para altarit tėnd nė kėtė tempull,

32

ti dėgjoje nga qielli, ndėrhy dhe gjyko shėrbėtorėt e tu; dėno fajtorin, duke bėrė qė tė bjerė mbi kokėn e tij sjellja e tij dhe shpalle tė drejtė tė pafajshmin duke i dhėnė atė qė i takon sipas sė drejtės sė tij.

33

Kur populli yt i Izraelit do tė mundet para armikut sepse ka mėkatuar kundėr teje, nė rast se kthehet te ti dhe lavdėron emrin tėnd, nė rast se tė lutet dhe tė stėrlutet nė kėtė tempull,

34

ti dėgjoje nga qielli dhe fale mėkatin e popullit tėnd tė Izraelit, dhe ktheje nė vendin qė u ke dhėnė etėrve tė tyre.

35

Kur qielli do tė mbyllet dhe nuk do tė ketė mė shi sepse kanė mėkatuar kundėr teje, nė qoftė se luten duke t`u drejtuar nga ky vend, nė qoftė se lavdėrojnė emrin tėnd dhe heqin dorė nga mėkati i tyre sepse i ke dėshpėruar shumė,

36

ti dėgjoji nga qielli, fale mėkatin e shėrbėtorėve tė tu dhe tė popullit tėnd tė Izraelit, duke u treguar rrugėn e mirė nėpėr tė cilėn duhet tė ecin, dhe dėrgo shiun mbi tokėn qė i ke dhėnė si trashėgimi popullit tėnd.

37

Kur vendi tė preket nga zia e bukės ose murtaja, nga ndryshku apo nga bloza, nga njė dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku ta rrethojė popullin tėnd nė vendin e qyteteve tė tua, kur tė pėllcasė njė fatkeqėsi apo njė epidemi ēfarėdo,

38

ēdo lutje, ēdo kėrkesė qė do tė tė drejtohet nga ēfarėdo personi apo nga tėrė populli yt i Izraelit, kur secili tė ketė pranuar plagėn e zemrės sė tij dhe tė ketė shtrirė duart nė drejtim tė kėtij tempulli,

39

ti dėgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndėrhy dhe jepi secilit sipas sjelljes sė tij, ti qė njeh zemrėn e secilit; (nė tė vėrtetė vetėm ti ua njeh zemrėn gjithė bijve tė njerėzve),

40

me qėllim qė ata tė kenė frikė prej teje tėrė kohėn qė do tė jetojnė nė vendin qė u ke dhėnė etėrve tanė.

41

Edhe i huaji, qė nuk i pėrket popullit tėnd tė Izraelit, kur tė vijė nga njė vend i largėt pėr shkak tė emrit tėnd,

42

(sepse do tė dėgjohet tė flitet pėr emrin tėnd tė madh, pėr dorėn tėnde tė fuqishme dhe pėr krahun tėnd tė shtrirė) kur tė vijė tė tė lutet duke t`u drejtuar nga ky tempull,

43

ti dėgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi tė huajit tėrė ato qė kėrkon, me qėllim qė tėrė popujt e dheut tė njohin emrin tėnd dhe kėshtu tė kenė frikė prej teje, ashtu siē bėn populli yt i Izraelit, dhe tė dinė qė emri yt pėrmėndet nė kėtė tempull qė kam ndėrtuar.

44

Kur populli yt tė dalė nė luftė kundėr armikut tė tij, duke ndjekur rrugėn qė i tregove, nė rast se i luten Zotit dhe duke iu drejtuar qytetit tė zgjedhur prej teje dhe tempullit qė ndėrtova nė emrin tėnd,

45

dėgjo nga qielli lutjen dhe kėrkesėn e tyre dhe pėrkrahe ēėshtjen e tyre.

46

Kur tė mėkatojnė kundėr teje (sepse nuk ka njeri qė nuk mėkaton) dhe ti, i zemėruar me ta, do t`i braktisėsh nė dorė tė armikut dhe ai do t`i shpėrngulė nė vendin e tij, afėr apo larg,

47

nė rast se nė vendin ku janė shpėrngulur vijnė nė vete, nė rast se kthehen te ti dhe tė luten nga vendi ku i kanė prurė si robėr dhe thonė: "Kemi mėkatuar, kemi vepruar nė mėnyrė tė padrejtė, kemi bėrė tė keqen",

48

nė rast se kthehen nga ana jote me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt nė vendin e armiqve qė i kanė shpėrngulur dhe tė luten duke u kthyer nga vendi qė ti u ke dhėnė etėrve tė tyre, nga qyteti qė ti ke zgjedhur dhe nga tempulli qė unė kam ndėrtuar nė emrin tėnd,

49

ti dėgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kėrkesėn e tyre dhe pėrkrahe ēėshtjen e tyre,

50

dhe fale popullin tėnd qė ka mėkatuar kundėr teje pėr tė gjitha shkeljet qė ka bėrė kundėr teje dhe bėj qė tė gjejnė mėshirė pranė atyre qė i kanė shpėrngulur, me qėllim qė kėta tė fundit tė tregohen tė mėshirshėm me ta,

51

(sepse ata janė populli yt dhe trashėgimia jote, ata qė nxore nga Egjipti, nga njė furrė hekuri).

52

Mbaji sytė e hapur ndaj lutjes sė shėrbėtorit tėnd dhe lutjes sė popullit tėnd tė Izraelit, nė mėnyrė qė tė plotėsosh tėrėsisht gjithė ato qė tė kėrkojnė,

53

sepse ti i ke veēuar nga tė gjithė popujt e tokės qė tė jenė trashėgimia jote, sipas atyre qė ke shpallur me anė tė shėrbėtorit tėnd Moisi, ku nxore nga Egjipti etėrit tanė, o Zot, o Zot!".

54

Kur Salomoni mbaroi sė drejtuari Zotit tėrė kėtė lutje dhe kėrkesė, ai u ngrit para altarit tė Zotit ku ishte gjunjėzuar me duart e shtrira nė drejtim tė qiellit.

55

Pastaj u ngrit dhe bekoi tėrė asamblenė e Izraelit me zė tė lartė, duke thėnė:

56

"I bekuar qoftė Zoti, qė i dha paqe popullit tė Izraelit, sipas gjithė atyre premtimeve qė kishte bėrė; as edhe njė fjalė e vetme nuk mbeti pa u zbatuar nga tė gjitha premtimet e bėra prej tij me anė tė shėrbėtorit tė tij Moisi.

57

Zoti, Perėndia ynė, qoftė me ne ashtu siē ka qenė me etėrit tanė; mos na lėntė dhe mos na braktistė,

58

por t`i kthejė zemrat tona nga ai, me qėllim qė ne tė ecim nė tė gjitha rrugėt e tij dhe t`u bindeni urdhėrimet e tij, statutet e tij dhe dekretet e tij qė u ka parashtruar etėrve tanė.

59

Kėto fjalė, qė i kam drejtuar si lutje Zotit, mbetshin pranė Zotit, Perėndisė tonė, ditė e natė, me qėllim qė Ai tė pėrkrahė ēėshtjen e shėrbėtorit tė tij dhe ēėshtjen e popullit tė tij, sipas nevojės sė pėrditshme,

60

me qėllim qė tėrė popujt e dheut tė pranojnė qė Zoti ėshtė Perėndia dhe nuk ka asnjė tjetėr veē tij.

61

Le tė jetė, pra, zemra juaj e dhėnė plotėsisht Zotit, Perėndisė tonė, pėr tė ndjekur statutet e tij dhe pėr tė respektuar urdhėrimet e tij, si po bėni sot!".

62

Pastaj mbreti dhe tėrė Izraeli bashkė me tė ofruan flijime pėrpara Zotit.

63

Salomoni flijoi si flijim falėnderimi, qė ai i ofroi Zotit, njėzet e dy mijė lopė dhe njėqind e njėzet mijė dele. Kėshtu mbreti dhe tėrė bijtė e Izraelit ia kushtuan shtėpinė e Zotit.

64

Po atė ditė mbreti shenjtėroi pjesėn qendrore tė oborrit, qė ndodhet pėrpara shtėpisė tė Zotit; nė fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve tė falėnderimit, sepse altari prej bronzi, qė ndodhet pėrpara Zotit, ishte tepėr i vogėl pėr tė nxėnė olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve tė falėnderimit.

65

Nė atė kohė Salomoni kremtoi njė festė pėrpara Zotit, Perėndisė tonė, dhe tėrė Izraeli qe bashkė me tė. Me tė u bashkua njė kuvend i madh njerėzish, tė ardhur nga rrethet e Hamathit deri nė pėrruan e Egjiptit, pėr shtatė ditė dhe pėr shtatė ditė tė tjera, gjithsej pėr katėrmbėdhjetė ditė.

66

Ditėn e tetė ai e shpėrndau popullin, dhe ata qė ishin mbledhur e bekuan mbretin dhe u kthyen nė ēadrat e tyre tė gėzuar dhe me zemėr tė kėnaqur pėr tėtė tė mirat qė Zoti u kishte bėrė shėrbėtorit tė tij David dhe Izraelit, popullit tė tij.

1 i Mbretėrve 9