Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 2

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Pastaj Salomoni bėri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me tė bijėn e Faraonit dhe e ēoi nė qytetin e Davidit, deri sa tė mbaronte sė ndėrtuari shtėpinė e tij, shtėpinė e Zotit dhe muret rrethuese tė Jeruzalemit.

2

Populli ofronte flijime nė vendet e larta, sepse deri nė atė ditė nuk ishte ndėrtuar akoma njė tempull nė emėr tė Zotit.

3

Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit tė tij; megjithatė ofronte flijime dhe digjte temjan nė vendet e larta.

4

Mbreti shkoi nė Gabaon pėr tė ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartė mė i rėndėsishėm; dhe mbi kėtė altar Salomoni ofroi njė mijė olokauste.

5

Nė Gabaon, Zoti i doli nė ėndėrr natėn Salamonit. Perėndia i tha: "Kėrko ē`tė duash dhe unė do ta jap".

6

Salamoni u pėrgjigj: "Ti ke treguar njė dashamirėsi tė madhe ndaj shėrbėtorit tėnd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikėri, me drejtėsi dhe me zemėr tė pastėr ndaj teje; ti ke vazhduar tė shfaqėsh ndaj tij kėtė dashamirėsi tė madhe dhe i ke dhėnė njė bir qė tė ulet mbi fronin e tij, siē po ndodh sot.

7

Tani, o Zot, Perėndia im, ti ke bėrė tė mbretėrojė shėrbėtori yt nė vend tė Davidit, atit tim, por unė jam veēse njė fėmijė dhe nuk di si tė sillem.

8

Pėrveē kėsaj shėrbėtori yt ėshtė nė mes tė popullit qė ti ke zgjedhur, njė popull i madh, tepėr i shumtė pėr t`u numėruar dhe llogaritur.

9

Jepi, pra, shėrbėtorit tėnd njė zemėr tė zgjuar, nė mėnyrė qė tė administrojė drejtėsinė pėr popullin tėnd dhe tė dallojė tė mirėn nga e keqja. Kush nė fakt mund tė administrojė drejtėsinė pėr popullin tėnd kaq tė madh?".

10

I pėlqeu Perėndisė qė Salomoni bėri kėtė kėrkesė.

11

Atėherė Perėndia i tha: "Me qenė se kėrkove kėtė dhe nuk kėrkove pėr vete as jetė tė gjatė, as pasuri, as vdekjen e armiqve tė tu, por ke kėrkuar zgjuarsi pėr tė kuptuar atė qė ėshtė e drejtė,

12

ja, unė po bėj atė qė ti ke kėrkuar: po tė jap njė zemėr tė urtė dhe tė zgjuar, sa nuk ka pasur asnjėri para teje dhe nuk ka pėr tė dalė askush si ti mbas teje.

13

Po tė jap edhe atė qė nuk ke kėrkuar: pasuri dhe lavdi, kėshtu qė midis mbretėrve nuk do tė ketė asnjė si ti, pėr tė gjitha ditėt e jetės sate.

14

Nė rast se ti ecėn nė rrugėt e mia duke iu bindur statutet dhe urdhėrimet e mia, ashtu si bėri Davidi, ati yt, unė kam pėr t`i zgjatur ditėt e tua".

15

Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte nė ėndėrr. Atėherė ai u kthye nė Jeruzalem, u paraqit para arkės sė besėlidhjes tė Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falėnderimi, dhe shtroi njė banket pėr tė tėrė shėrbėtorėt e tij.

16

Pastaj erdhėn te mbreti dy prostituta dhe u paraqitėn para tij.

17

Njė nga tė dy gratė tha: "O imzot, kjo grua dhe unė banojmė nė tė njėjtėn shtėpi; unė linda kur ajo ishte akoma nė shtėpi.

18

Tri ditė pasi linda unė, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetėr nė shtėpi pėrveē ne tė dyjave.

19

Djali i kėsaj gruaje vdiq natėn, sepse ajo kishte rėnė nė shtrat sipėr tij.

20

Atėherė ajo u ngrit nė mes tė natės, mori djalin tim nga krahu im, ndėrsa shėrbėtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj tė vdekur.

21

Kur nė mėngjes u ngrita pėr t`i dhėnė gji djalit tim, pashė qė kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes nė mėngjes, pashė qė nuk ishte djali qė kisha lindur".

22

Atėherė gruaja tjetėr tha: "Nuk ėshtė e vėrtetė; djali im ėshtė ai qė jeton, dhe yti ėshtė ai i vdekur". Por e para nguli kėmbė: "Nuk ėshtė e vėrtetė; yt bir ėshtė ai vdekur dhe imi ėshtė ai i gjallė". Kėshtu grindeshin pėrpara mbretit.

23

Atėherė mbreti tha: "Njėra thotė: "Ai i gjallė ėshtė djali im dhe ai i vdekur ėshtė yti". Dhe tjetra thotė: "Nuk ėshtė e vėrtetė; ai i vdekur ėshtė djali yt dhe ai i gjallė ėshtė imi"".

24

Atėherė mbreti urdhėroi: "Mė sillni njė shpatė!". Kėshtu sollėn njė shpatė para mbretit.

25

Pastaj mbreti urdhėroi: "Ndajeni fėmijėn e gjallė nė dy pjesė dhe jepini gjysmėn njėrės dhe gjysmėn tjetrės".

26

Atėherė gruaja e fėmijės sė gjallė, qė e donte shumė fėmijėn e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fėmijėn e gjallė, por mos e vrisni". Tjetra pėrkundrazi thoshte: "Tė mos jetė as imi, as yti; por ndaheni!".

27

Atėherė mbreti u pėrgjigj duke thėnė: "Jepini sė parės fėmijėn e gjallė dhe mos e vrisni, sepse ajo ėshtė nėna e fėmijės".

28

Tėrė Izraeli e mėsoi vendimin qė u dha nga mbreti dhe patėn frikė nga mbreti sepse shihnin qė dituria e Perėndisė ishte tek ai pėr tė ushtruar drejtėsinė.

1 i Mbretėrve 4