Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 1

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Duke iu afruar Davidit dita e vdekjes, ai urdhėroi tė birin Salomon, duke i thėnė:

2

"Unė jam duke shkuar atje ku shkojnė tėrė banorėt e tokės; prandaj tregohu i fortė dhe sillu si burrė!

3

Respekto urdhrat e Zotit, Perėndisė tėnd, duke ecur nė rrugėt e tij, duke zbatuar nė praktikė statutet e tij, urdhėrimet e tij, dekretet e tij dhe porositė e tij, ashtu siē ėshtė shkruar nė ligjin e Moisiut, me qėllim qė ti t`ia dalėsh mbanė nė tė gjitha gjėrat qė do tė bėsh dhe nga ēdo anė qė tė kthehesh,

4

dhe me qėllim qė Zoti ta plotėsojė premtimin qė mė ka bėrė kur tha: "Nė qoftė se bijtė e tu do tė kujdesen pėr tė ecur para meje me tė vėrtetė me gjithė zemėr e me gjithė shpirt, nuk do tė mungojė kurrė dikush mbi fronin e Izraelit".

5

Edhe ti e di ē`mė ka bėrė mua Joabi, bir i Tserujahut, dhe ē`u ka bėrė dy krerėve tė ushtrive tė Izraelit, Abnerit, birit tė Nerit, dhe Amas, birit tė Jetherit, qė ai i vrau; nė kohė paqeje ka derdhur gjak lufte dhe ka njollosur me gjak lufte brezin qė mbante nė mes dhe sandalet qė mbante nė kėmbė.

6

Vepro, pra me urti dhe mos lejo qė flokėt e tij tė bardha tė zbresin nė paqe nė Sheol.

7

Por trego mirėsi me bijtė e Galaaditit Barzilai dhe ata tė jenė ndėr ata qė hanė nė tryezėn tėnde, sepse me njė mirėsi tė njėllojtė ata erdhėn tek unė kur po ikja me vrap para Absalomit, vėllait tėnd.

8

Ja, pranė teje ėshtė edhe Shimei, bir i Beniaminitit Gera, nga Bahurimi. Ai shqiptoi njė mallkim tė tmerrshėm ditėn qė shkoja nė Mahanaim, por pastaj zbriti tė mė takojė nė Jordan dhe unė iu betova nė emėr tė Zotit: "Nuk do tė bėj tė vdesėsh nga shpata".

9

Tani, pra, mos e lėr tė pandėshkuar, sepse ti je njeri i urtė dhe di atė qė duhet tė bėsh. Bėj qė flokėt e tij tė bardha tė zbresin tė lyera me gjak nė Sheol".

10

Kėshtu Davidin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros nė qytetin e Davidit.

11

Davidi mbretėroi mbi Izrael dyzet vjet, shtatė vjet nė Hebron dhe tridhjetė e tre vjet nė Jeruzalem.

12

Pastaj Salomoni u ul mbi fronin e Davidit, atit tė tij, dhe mbretėria e tij u vendos nė mėnyrė tė qėndrueshme.

13

Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nėna e Salomonit. Kjo i tha: "A vjen me qėllime paqėsore?". Ai u pėrgjigj: "Po, paqėsore".

14

Pastaj shtoi: "Kam diēka pėr tė tė thėnė". Ajo u pėrgjigj: "Thuaje, pra".

15

Kėshtu ai tha: "Ti e di qė mbretėria mė takonte mua dhe qė tėrė Izraeli priste qė unė tė mbretėroja. Por mbretėria m`u hoq dhe kaloi nė duart e vėllait tim, sepse atij ia dha Zoti.

16

Tani do tė tė bėj njė kėrkesė, mos ma hidh poshtė". Ajo u pėrgjigj: "Thuaje, pra".

17

Atėherė ai tha: "Tė lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk tė refuzon asgjė, qė tė mė japė pėr grua Shunamiten Abishaga".

18

Bath-Sheba iu pėrgjigj: "Mirė! Do t`i flas mbretit nė favorin tėnd".

19

Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon pėr t`i folur nė favor tė Adonijahut. Mbreti u ngrit pėr t`i dalė pėrpara, u pėrul pėrpara saj, pastaj u ul nė fronin e tij dhe urdhėroi qė tė vinin njė fron tjetėr pėr nėnėn e mbretit, dhe ajo u ul nė tė djathtė tė tij.

20

Ajo tha: "Kam njė kėrkesė tė vogėl, mos ma refuzo". Mbreti iu pėrgjigj: "Bėje, pra, kėrkesėn tėnde, o nėna ime; unė nuk do ta refuzoj".

21

Atėherė ajo i tha: "Shunamitja Abishag t`i jepet si grua vėllait tėnd Adonijah".

22

Mbreti Salomon iu pėrgjigj nėnės sė tij, duke i thėnė: "Pse kėrkon Shunamiten Abishag pėr Adonijahun? Kėrko pėr tė edhe mbretėrinė, sepse ai ėshtė vėllai im madhor; kėrkoje pėr tė, pėr priftin Abiathar dhe pėr Joabin, birin e Tserujahut!".

23

Atėherė mbreti Salomon u betua nė emėr tė Zotit, duke thėnė: "Perėndia ma bėftė kėtė edhe mė keq nė rast se Adonijahu nuk e ka thėnė kėtė fjalė duke vėnė nė rrezik jetėn e tij!

24

Prandaj, tani, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti, i cili mė ka caktuar, ka vendosur tė ulem nė fronin e atit tim David dhe mė ka themeluar njė shtėpi ashtu siē kishte premtuar, sot Adonijahu do tė ekzekutohet!".

25

Kėshtu mbreti Salomon dėrgoi Benajahun, birin e Jehojadit, qė u hodh mbi Adonijahun dhe ky vdiq.

26

Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: "Shko nė Anathoth nė arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unė nuk do tė tė bėj qė tė vdesėsh sot, sepse ke i ēuar arkėn e Perėndisė, Zotit, pėrpara atit

27

Kėshtu Salomoni largoi Abiatharin nga funksioni i priftit tė Zotit me qėllim qė tė shkonte nė vend fjala qė Zoti kishte shqiptuar lidhur me shtėpinė e Elit nė Shiloh.

28

Ndėrkaq lajmi i kishte vajtur Joabit, sepse Joabi kishte ndjekur Adonijahun por nuk kishte ndjekur Absalomin. Prandaj ai u strehua nė tabernakullin e Zotit dhe u kap pas brirėve tė altarit.

29

Pastaj i thanė mbretit Salomon: "Joabi ėshtė strehuar nė tabernakullin e Zotit dhe ndodhet pranė altarit". Atėherė Salomoni dėrgoi Benajahun, birin e Jehojadit, duke i thėnė: "Shko, godite!".

30

Kėshtu Benajahu hyri nė tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: "Dil jashtė!". Ai u pėrgjigj: "Jo, dua tė vdes kėtu!". Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thėnė: "Kėshtu foli Joabi dhe kėshtu m`u pėrgjigj".

31

Atėherė mbreti tha: "Bėj ashtu si tė ka thėnė ai: godite dhe varrose; kėshtu do tė largosh prej meje dhe prej shtėpisė sė atit tim gjakun qė Joabi derdhi pa shkak.

32

Kėshtu Zoti do tė hedhė mbi kokėn e tij gjakun qė ka derdhur, duke goditur dy njerėzit mė tė mirė dhe mė tė drejtė se ai dhe qė i vrau me shpatė, pa dijeninė e atit tim David; ėshtė fjala pėr Abnerin, birin e Nerit, komandant i ushtrisė sė Izraelit, dhe pėr Amasan, birin e Jetherit, komandant i ushtrisė sė Judės.

33

Gjaku i tyre do tė bjerė mbi kokėn e Joabit dhe mbi kokėn e pasardhėsve tė tij pėrjetė, por do tė ketė paqe pėr gjithmonė nga ana e Zotit pėr Davidin, pėr pasardhėsit e tij, pėr shtėpinė e tij dhe pėr fronin e tij".

34

Atėherė Benajahu, bir i Jehojadit, shkoi, e goditi dhe e vrau: dhe Joabi u varros nė shtėpinė e tij, nė shkretėtirė.

35

Nė vend tė tij mbreti caktoi si komandant tė ushtrisė Benajahun, birin e Jehojadit, dhe vuri priftin Tsadok nė vend tė Abiatharit.

36

Pastaj mbreti dėrgoi tė thėrrasin Shimein dhe i tha: "Ndėrto njė shtėpi nė Jeruzalem dhe atje do tė banosh, nuk do tė dalėsh mė pėr tė shkuar andej e kėtej.

37

Ditėn qė ke pėr tė dalė dhe ke pėr tė kaluar pėrruan Kidron, dije me siguri qė ke pėr tė vdekur; gjaku yt do tė bjerė mbi kokėn tėnde".

38

Shimei iu pėrgjigj kėshtu mbretit: "Mirė; shėrbėtori yt do tė bėjė ashtu si ka thėnė mbreti, zotėria ime. Kėshtu Shimei qėndroi nė Jeruzalem pėr njė kohė tė gjatė.

39

Por pas tre vjetėve ndodhi qė dy shėrbėtorė tė Shimeit ikėn pranė Akishit, birit tė Makaahut, mbretit tė Gathit. Kėtė gjė ia njoftuan Shimeit dhe i thanė: "Ja, shėrbėtorėt e tu janė nė Gath".

40

Atėherė Shimei u ngrit, shaloi gomarin e tij dhe shkoi nė Gath pėr tė kėrkuar shėrbėtorėt e tij; Shimei shkoi atje dhe i ktheu shėrbėtorėt e tij nga Gathi.

41

Salamonit i thanė qė Shimei kishte vajtur nga Jeruzalemi nė Gath dhe se qe kthyer.

42

Atėherė mbreti dėrgoi e thirri Shimein dhe i tha: "A nuk tė vura tė betoheshe nė emėr tė Zotit dhe tė kisha paralajmėruar solemnisht, duke tė thėnė: "Dije me siguri qė ditėn qė do tė dalėsh andej kėtej, ke pėr tė vdekur". Dhe ti m`u pėrgjigje: "Fjala qė dėgjova mė shkon mbarė".

43

Pse, pra, nuk e respektove betimin qė i bėre Zotit dhe urdhrin qė tė kishte dhėnė?".

44

Mbreti i tha gjithashtu Shimeit: "Ti e di gjithė tė keqen qė i ke bėrė Davidit, atit tim, dhe zemra jote ėshtė e ndėrgjegjshme pėr kėtė, prandaj Zoti do tė bėjė qė tė bjerė mbi kokėn tėnde ligėsia jote,

45

por mbreti Salomon ka pėr tė qėnė i bekuar dhe froni i Davidit do tė jetė i qėndrueshėm pėrpara Zotit pėrjetė".

46

Pastraj mbreti i dha urdhėr Benajahut, birit tė Jehojadit, qė doli e goditi Shimen dhe ky vdiq. Kėshtu mbeti e patundur mbretėria nė duart e Salomonit.

1 i Mbretėrve 3