Bibla Shqip

2 i Samuelit 23

2 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Zemėrimi i Zotit u ndez pėrsėri dhe ai nxiti Davidin kundėr popullit, duke i thėnė: "Shko tė bėsh regjistrimin e Izraelit dhe tė Judės".

2

Kėshtu mbreti i tha Joabit, komandantit tė ushtrisė qė ishte me tė: "Shko nėpėr tė gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri nė Beer-Sheba, dhe bėni regjistrimin e popullsisė qė unė tė di numrin e saj".

3

Joabi iu pėrgjigj mbretit: "Zoti, Perėndia yt, ta shumėzojė popullin njėqind herė mė tepėr nga ē`ėshtė dhe sytė e mbretit, tė zotėrisė tim, tė mund ta shohin kėtė gjė. Po pse mbreti, zotėria im, e dėshiron njė gjė tė tillė?".

4

Megjithatė urdhėri i mbretit iu imponua Joabit dhe krerėve tė ushtrisė. Kėshtu Joabi dhe krerėt e ushtrisė u larguan nga mbreti dhe shkuan tė bėjnė regjistrimin e popullsisė sė Izraelit.

5

Ata kaluan Jordanin dhe ngritėn kampin e tyre nė Aroer, nė tė djathtė tė qytetit qė ishte nė mes tė luginės sė Gadit dhe nė drejtim tė Jezerit.

6

Pastaj shkuan nė Galaad dhe nė vendin e Tahtim-Hodshit; pastaj vajtėn nė Dan-Jaan dhe nė rrethinat e Sidonit.

7

Shkuan edhe nė kalanė e Tiros dhe nė tė gjitha qytetet e Hivejve dhe tė Kananejve, dhe arritėn nė jug tė Judės, deri nė Beer-Sheba.

8

Kėshtu pėrshkuan tėrė vendin dhe mbas nėntė muajsh e njėzet ditė u kthyen pėrsėri nė Jeruzalem.

9

Joabi i dorėzoi mbretit shifrėn e regjistrimit tė popullsisė: kishte nė Izrael tetėqind mijė njerėz tė fortė, tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, por njerėzit e Judės ishin pesėqind mijė.

10

Por, mbasi bėri regjistrimin e popullsisė, zemra e Davidit e qortoi shumė rėndė atė dhe ai i tha Zotit: "Kam kryer njė mėkat shumė tė rėndė duke vepruar nė kėtė mėnyrė; por tani, o Zot, shlyej paudhėsinė

11

Kur nė mėngjes Davidi u ngrit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, shikuesit tė Davidit, duke thėnė:

12

"Shko e i thuaj Davidit: Kėshtu thotė i Zoti: "Unė tė propozoj tri gjėra; zgjidh njerėn prej tyre dhe unė do ta bėj atė pėr ty"".

13

Kėshtu Gadi shkoi te Davidi pėr t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "A do qė tė vijnė pėr ty shtatė vjet zi buke nė vendin tėnd, apo tre vjet arratisje pėrpara armiqve qė tė ndjekin, apo tri ditė murtaje nė vendin tėnd? Tani mendohu dhe shiko pak se ēfarė pėrgjigje duhet t`i jap atij qė mė ka dėrguar".

14

Davidi i tha Gadit: "Gjendem nė njė situatė tėrė ankth! Le tė bie edhe nė duart e Zotit, sepse dhembshuria e tij ėshtė e madhe, por mos rėnēa nė duart e njerėzve!".

15

Kėshtu Zoti dėrgoi murtajėn nė Izrael, nga ai mėngjes deri nė kohėn e caktuar. Shtatėdhjetė mijė veta tė popullit vdiqėn nga Dani deri nė Beer-Sheba.

16

Ndėrsa engjėlli e shtrinte dorėn mbi Jeruzalem pėr ta shkatėrruar, Zotit i erdhi keq pėr kėtė fatkeqėsi dhe i tha engjėllit qė shfaroste popullin: "Mjaft! Tani tėrhiqe dorėn!". Engjėlli i Zoti ndodhej afėr lėmit tė Araunahut, Gebuseitit.

17

Kur Davidi pa engjėllin qė godiste popullin, i tha Zotit: "Ja, unė kam kryer njė mėkat, kam vepruar nė mėnyrė tė padrejtė, por kėto dele ē`kanė bėrė? Prandaj dora jote tė drejtohet kundėr meje dhe kundėr shtėpisė sė atit tim!".

18

Atė ditė Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: "Shko dhe ndėrto njė altar pėr Zotin nė lėmin e Araunahut, Gebuseitit".

19

Kėshtu Davidi shkoi, simbas fjalės sė Gadit, ashtu si kishte urdhėruar Zoti.

20

Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe shėrbėtorėt e tij qė drejtoheshin nga ai; atėherė ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyrėn pėr tokė.

21

Pastaj Araunau tha: "Pse mbreti, zotėria im, ka ardhur te shėrbėtori i tij?". Davidi u pėrgjigj: "Pėr tė blerė nga ti kėtė lėmė dhe pėr tė ndėrtuar mbi tė njė altar pėr Zotin, me qėllim qė mjerimi tė largohet nga populli".

22

Araunahu i tha Davidit: "Mbreti, zotėria im, le tė marrė dhe tė ofrojė atė qė i pėlqen! Ja qetė e olokaustit; veglat e shirjes dhe zgjedha e qeve do tė shėrbejė si dru.

23

O mbret, tė gjitha kėto gjėra Araunahu ia fal mbretit". Pastaj Araunahu i tha mbretit: "Zoti, Perėndia yt, tė qoftė i mbarė!".

24

Por mbreti iu pėrgjigj Araunahut: "Jo, unė do t`i blej kėto gjėra nga ti me ēmimin qė kushtojnė, dhe nuk do t`i ofrojė Zotit, Perėndisė tim, olokauste qė nuk mė kushtojnė asgjė". Kėshtu Davidi bleu lėmin dhe qetė pėr pesėdhjetė sikla argjendi.

25

Pastaj Davidi ndėrtoi nė atė vend njė altar pėr Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. Kėshtu Zoti mori parasysh lutjen e bėrė nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.

1 i Mbretėrve 1