Bibla Shqip

2 i Samuelit 19

2 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 20

1

Ndodhej aty njė keqbėrės i quajtur Sheba, bir i Bikrit, njė Beniaminit, i cili i ra borisė dhe tha: "Nuk kemi asnjė pjesė me Davidin dhe asnjė trashėgimi me birin e Isait! O Izraelitė, secili tė shkojė nė ēadrėn e vet".

2

Kėshtu tėrė njerėzit e Izraelit e braktisėn Davidin pėr tė ndjekur Shebin, birin e Bikrit. Por njerėzit e Judės mbetėn tė bashkuar me mbretin e tyre dhe e shoqėruan nga Jordani deri nė Jeruzalem.

3

Kur mbreti David hyri nė shtėpinė e tij nė Jeruzalem, i mori tė dhjetė konkubinat qė kishte lėnė pėr tė ruajtur shtėpinė dhe i vendosi nė njė banesė tė mbikqyrur; ai i mbante ato, por nuk hynte te ato; kėshtu ato mbetėn tė mbyllura deri ditėn e vdekjes sė tyre, nė njė gjendje vejėrie.

4

Pastaj mbreti i tha Amasas: "Mė mblidh njerėzit e Judės brenda tri ditėve dhe ti vetė tė jesh kėtu".

5

Amasa u nis, pra, pėr tė mbledhur njerėzit e Judės, por vonoi tej afatit tė caktuar.

6

Atėherė Davidi i tha Abishait: "Sheba, biri i Bikrit, do tė na bėjė mė keq se Absalomi; merr shėrbėtorėt e zotėrisė tėnd dhe ndiqe qė tė mos shtjerė nė dorė qytete tė fortifikuara dhe tė na shpėtojė".

7

Nėn komandėn e tij shkuan njerėzit e Joabit: Kerethejtė, Pelethejtė dhe tėrė njerėzit mė trima; dolėn nga Jeruzalemi pėr tė ndjekur Sheban, birin e Bikrit.

8

Kur ata arritėn pranė gurit tė madh qė ėshtė nė Gabaon, Amasa u doli pėrpara. Joabi kishte veshur njė uniformė ushtarake, mbi tė cilėn kishte brezin me njė shpatė nė kėllėfin e ngritur me ijet; ndėrsa po ecte pėrpara, shpata i ra.

9

Joabi i tha Amasas: "A je mirė, vėllai im?". Pastaj Joabi me dorėn e djathtė e kapi Amasan nga mjekra pėr ta puthur.

10

Amasa nuk vuri re shpatėn qė Joabi kishte nė dorėn tjetėr; me tė ai e goditi nė bark dhe pėrbrėndėsat e barkut u pėrhapėn pėr tokė pa e goditur pėr sė dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i vėllai Abishai filluan tė ndiqnin Sheban, birin e Bikrit.

11

Ndėrkaq njeri prej tė rinjve tė Joabit kishte mbetur pranė Amasas dhe thoshte: "Kush e do Joabin dhe kush ėshtė pėr Davidin le tė shkojnė pas Joabit!".

12

Por Amasa po pėrpėlitej nė gjak, nė mes tė rrugės. Kur ai njeri vuri re qė tėrė populli po ndalej, e tėrhoqi zvarrė Amasan jashtė rrugės nė njė fushė dhe i hodhi sipėr njė mantel, sepse tė gjithė ata qė i afroheshin ndaleshin.

13

Kur u hoq nga rruga, tė gjithė vazhduan pas Joabit pėr tė ndjekur Sheban, birin e Bikrit.

14

Joabi kaloi nė tė gjitha fiset e Izraelit deri nė Abel dhe nė Beth-Maakah. Tė gjithė Berejtė u mblodhėn dhe i shkuan pas.

15

Shkuan pastaj tė rrethojnė Sheban nė Abel tė Beth-Maakahut dhe ndėrtuan kundėr qytetit njė ledh prej dheu qė ngrihej pranė mureve; tėrė njerėzit qė ishin me Joabin pėrpiqeshin tė dėmtonin muret pėr t`i rrėzuar.

16

Atėherė njė grua e urtė thirri nga qyteti: "Dėgjoni, dėgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit tė afrohet, sepse dua t`i flas!".

17

Kur iu afrua, gruaja e pyeti: "A je ti Joabi?". Ai u pėrgjigj: "Jam unė". Atėherė ajo i tha: "Dėgjo fjalėt e shėrbėtores sate". Ai u pėrgjigj: "Po dėgjoj".

18

Ajo vazhdoi: "Dikur e kishin zakon tė thonin: "Do t`i kėrkojmė kėshillė Abelit", sepse kėshtu problemi ishte i zgjidhur.

19

Jemi nė njė nga qytetet mė paqėsore e mė besnike tė Izraelit; dhe ti kėrkon tė shkatėrrosh njė qytet qė ėshtė njė nėnė nė Izrael. Pse kėrkon tė shkatėrrosh trashėgiminė e Zotit?".

20

Joabi u pėrgjigj: "Qoftė larg, larg meje mendimi i shkatėrrimit dhe i shkretimit.

21

Punėt nuk qėndrojnė kėshtu; njė njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorėn kundėr mbretit, kundėr Davidit. Mė dorėzoni vetėm atė dhe unė do tė largohem nga qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij do tė hidhet nga muri".

22

Atėherė gruaja; me urtėsinė e saj, iu drejtua tėrė popullit; kėshtu ia prenė kokėn Shebas, birit tė Bikrit, dhe ia hodhėn Joabit. Ky urdhėroi t`i bien borisė dhe tė gjithė u larguan nga qyteti dhe secili shkoi nė ēadrėn e vet. Pastaj Joabi u kthye nė Jeruzalem pranė mbretit.

23

Joabi ishte nė krye tė gjithė ushtrisė sė Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej nė krye tė Kerethejve dhe tė Pelethejve.

24

Adorami merrej me haraēet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kanēelierit;

25

Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftėrinj;

26

dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.

2 i Samuelit 21