Bibla Shqip

2 i Samuelit 5

2 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Davidi i mblodhi pėrsėri gjithė burrat mė tė zgjedhur tė Izraelit, gjithsej tridhjetė mijė veta.

2

Pastaj u ngrit dhe shkoi me gjithė popullin qė ishte me tė nga Baale e Judės, pėr tė transportuar qė andej arkėn e Perėndisė me vete emrin e Zotit tė ushtrive, qė rri midis kerubinėve.

3

Dhe e vendosėn arkėn e Perėndisė mbi njė qerre tė re dhe e hoqėn nga shtėpia e Abinabadit qė ishte mbi kodėr; Uzahu dhe Ahio, bij tė Abinadabit, ngisnin qerren e re.

4

Kėshtu e hoqėn arkėn e Perėndisė nga shtėpia e Abinadabit qė ishte mbi kodėr, dhe Ahio ecte pėrpara arkės.

5

Davidi dhe tėrė shtėpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri tė selvisė, qesteve, harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve.

6

Kur arritėn te lėmi i Nakonit, Uzahu zgjati dorėn drejt arkės sė Perėndisė dhe e mbajti atė, sepse qetė u penguan.

7

Atėherė zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Uzahut, dhe Perėndia e goditi pėr fajin e tij; ai vdiq nė atė vend pranė arkės sė Perėndisė.

8

Davidi u trishtua shumė sepse Zoti kishte hapur njė tė ēarė nė popull, duke goditur Uzahun. Kėshtu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e kėsaj dite.

9

Davidi pati frikė atė ditė nga Zoti dhe tha: "Si mund tė vijė tek unė arka e tė Zotit?".

10

Kėshtu Davidi nuk deshi ta mbartė arkėn e Zotit pranė vetes sė tij nė qytetin e Davidit, por e transferoi nė shtėpinė e Obed-Edomit nga Gathi.

11

Arka e Zotit mbeti tre muaj nė shtėpinė e Obed-Edomit nga Gathi, dhe Zoti bekoi Obed-Edomin dhe tėrė shtėpinė e tij.

12

Atėherė i thanė mbretit David: "Zoti ka bekuar shtėpinė e Obed-Edomit dhe gjithshka qė ėshtė pronė e tij, pėr shkak tė arkės sė Perėndisė". Atėherė Davidi shkoi dhe e mbarti me gėzim arkėn e Perėndisė

13

Kur ata qė mbartnin arkėn e Zotit bėnė gjashtė hapa, ai flijoi njė ka dhe njė viē tė majmė.

14

Davidi hidhte valle me gjithė forcat e tija pėrpara Zotit, duke veshur njė efod prej liri.

15

Kėshtu Davidi dhe tėrė shtėpia e Izraelit mbartėn arkėn e tė Zotit me thirrje gėzimi dhe duke u rėnė borive.

16

Por ndodhi qė, ndėrsa arka e Zotit po hynte nė qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David qė po hidhej dhe kėrcente pėrpara Zotit dhe e pėrēmoi nė zemrėn e saj.

17

Kėshtu, sollėn arkėn e Zotit dhe e vendosėn nė vendin e saj, nė mesin e ēadrės qė Davidi kishte ngritur pėr tė. Pastaj Davidi ofroi olokauste dhe flijime falenderimi pėrpara Zotit.

18

Kur mbaroi sė ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, Davidi bekoi popullin nė emėr tė Zotit tė ushtrive,

19

dhe i shpėrndau tėrė popullit, gjithė turmės sė Izraelit, burra dhe gra, secilit prej tyre nga njė kulaē, nga njė racion mishi dhe njė sasi rrush tė thatė.

20

Ndėrsa Davidi po kthehej pėr tė bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli pėrpara Davidit dhe i tha: "Sa i nderuar ka qėnė sot mbreti i Izraelit qė u zbulua para syve tė shėrbėtoreve tė

21

Atėherė Davidi iu pėrgjigj Mikalit: "E bėra pėrpara Zotit qė mė ka zgjedhur nė vend tė atit tėnd dhe tė tėrė shtėpisė sė tij pėr tė mė vendosur princ tė Izraelit, tė popullit tė Zotit; prandaj bėra festė pėrpara Zotit.

22

Prandaj do ta ul veten edhe mė poshtė dhe do tė bėhem mė i pavlerė nė sytė e mi; por lidhur me shėrbėtoret pėr tė cilat mė fole, unė do tė nderohem pikėrisht prej tyre".

23

Mikal, bija e Saulit, nuk pati fėmijė deri ditėn e vdekjes sė saj.

2 i Samuelit 7