Bibla Shqip

1 i Samuelit 29

1 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 30

1

Kur Davidi dhe njerėzt e tij arritėn nė Tsiklag ditėn e tretė, Amalekitėt kishin kryer njė plaēkitje nė Negev dhe nė Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin vėnė zjarrin;

2

kishin zėnė robėr gratė dhe tėrė ata qė ndodheshin aty, tė vegjėl a tė rritur; nuk kishin vrarė asnjeri, por i kishin marrė me vete dhe kishin shkuar.

3

Kur Davidi dhe njerėzit e tij arritėn nė qytet, ja, qyteti ishte shkatėrruar nga zjarri, dhe gratė, bijtė dhe bijat e tyre i kishin marrė me vete si robėr.

4

Atėherė Davidi dhe tėrė ata qė ishin me tė ngritėn zėrin dhe qanė, deri sa nuk patėn forcė tė qajnė.

5

Dy bashkėshortet e Davidit, Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, e cila kishte qėnė bashkėshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis robėrve.

6

Davidi ishte shqetėsuar shumė se njerėzit flisnin pėr ta vrarė atė me gurė, sepse tė gjithė e kishin shpirtin tė trishtuar pėr shkak tė bijve dhe tė bijave tė tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perėndia i tij.

7

Pastaj Davidi i tha priftit Abiathar, birit tė Ahimelekut: "Tė lutem, mė sill efodin". Abiathari i solli efodin Davidit.

8

Kėshtu Davidi u kėshillua me Zotin dhe e pyeti: "A duhet ta ndjek kėtė bandė? Do ta arrij?". Zoti iu pėrgjegj: "Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do tė rimarrėsh pa tjetėr ēdo gjė".

9

Kėshtu Davidi u nis me gjashtėqind njerėzit qė kishte me vete dhe arriti nė pėrruan Besor, ku u ndalėn ata qė kishin mbetur prapa;

10

por Davidi vazhdoi ndjekjen me katėrqind njerėz, kurse dyqind mbetėn prapa, sepse ishin tepėr tė lodhur pėr tė kapėrcyer pėrruan e Besorit.

11

Gjetėn nė fushė njė Egjiptas dhe ia ēuan Davidit. I dhanė bukė pėr tė ngrėnė dhe ujė pėr tė pirė;

12

i dhanė gjithashtu njė copė bukė fiku dhe dy vile rrushi. Pasi hėngri, ai e mblodhi veten, sepse nuk kishte ngrėnė bukė as nuk kishte pirė ujė tri ditė e tri netė me radhė.

13

Davidi e pyeti: "Ti kujt i pėrket dhe nga vjen?". Ai u pėrgjegj: "Jam njė egjiptas i ri, shėrbėtor i njė Amalekiti; pronari im mė braktisi, sepse tri ditė mė parė u sėmura.

14

Kemi bėrė njė plaēkitje nė jug tė Kerethejve, nė territorin e Judės dhe nė jug tė Tsalebit, dhe i kemi vėnė zjarrin Tsiklagut".

15

Davidi i tha: "A mund tė mė ēosh poshtė ku ndodhet kjo bandė?". Ai u pėrgjegj: "Betomu nė emėr tė Perėndisė qė nuk do tė mė vrasėsh dhe nuk do tė mė dorėzosh nė duart e pronarit tim, dhe unė do tė ēoj poshtė, aty ku gjendet kjo bandė".

16

Dhe e ēoi poshtė; dhe ja Amalekitėt ishin shpėrndarė nė tė gjithė vendin; hanin, pinin dhe bėnin festė pėr plaēkėn e madhe qė kishin sjellė nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judės.

17

Davidi i sulmoi nga muzgu deri nė mbrėmjen e ditės tjetėr; asnjeri prej tyre nuk shpėtoi, pėrveē katėrqind tė rinjve qė u hipėn deveve dhe ia mbathėn.

18

Kėshtu Davidi rimori tė gjitha ato qė Amalekitėt kishin marrė me vete; Davidi gjeti edhe dy gratė e tij.

19

Kėshtu ata nuk humbėn asgjė, as tė vegjėlit as tė rriturit, as bijtė as bijat, as plaēkat dhe as ndonjė gjė tjetėr qė u kishin marrė. Davidi i rimori tė gjitha.

20

Kėshtu Davidi shtiu nė dorė kopetė e bagėtisė sė imėt dhe tufat e bagėtisė sė trashė; dhe ata qė ecnin para bagėtive thonin: "Kjo ėshtė plaēka e Davidit!".

21

Pastaj Davidi arriti te dyqind njerėzit qė kishin qenė tepėr tė lodhur pėr tė shkuar pas Davidit qė ai i kishte lėnė nė pėrruan e Besorit. Kėta i dolėn para Davidit dhe njerėzve qė ishin me tė. Kėshtu Davidi iu afrua atyre dhe i pėrshėndeti.

22

Atėherė tėrė njerėzit e kėqij dhe tė poshtėr qė kishin shkuar me Davdin filluan tė thonė: "Me qenė se kėta nuk erdhėn me ne; nuk do t`u japim asgjė nga plaēka qė kemi shtėnė nė dorė, pėrveē grave dhe fėmijve tė secilit; t`i marrin dhe tė ikin!".

23

Por Davidi tha: "Mos u sillni kėshtu, o vėllezėrit e mi, me atė qė Zoti na ka dhėnė duke na mbrojtur dhe duke vėnė nė duart tona bandėn qė kishte ardhur kundėr nesh.

24

Po kush do t`ju dėgjojė nė kėtė propozim? E njėjtė ka pėr tė qenė pjesa e atij qė shkon pėr tė luftuar dhe e atij qė rri pranė plaēkave; do t`i ndajmė pjesėt bashkė".

25

Qysh prej asaj dite u veprua kėshtu; Davidi e bėri atė statut dhe normė pėr Izraelin deri nė ditėn e sotme.

26

Kur Davidi u kthye nė Tsiklag, njė pjesė tė plaēkės ua dėrgoi pleqve tė Judės, miq tė tij, duke thėnė: "Ja njė dhuratė e ardhur nga plaēka qė u morėm armiqve tė Zotit".

27

U dėrgoi atyre tė Bethelit, tė Ramothit tė Negevit dhe atyre tė Jatirit,

28

atyre tė Areorit, atyre tė Sifmothit, atyre tė Eshtemoas,

29

atyre tė Rakalit, atyre tė qyteteve tė Jerameelitėve dhe atyre tė qyteteve tė Kenejve,

30

atyre tė Hormahut, atyre tė Kor-Ashanit, atyre tė Athakut,

31

atyre tė Hebronit dhe atyre tė tė gjithė vendeve nga kishte kaluar Davidi me njerėzit e tij.

1 i Samuelit 31