Bibla Shqip

1 i Samuelit 17

1 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 18

1

Kur mbaroi sė foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.

2

Po atė ditė Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi tė kthehet nė shtėpinė e atit tė tij.

3

Kėshtu Jonathani lidhi njė besölidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.

4

Pastaj Jonathani hoqi mantelin qė kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpatėn, harkun dhe brezin e tij.

5

Davidi shkonte kudo qė Sauli e dėrgonte dhe dilte me sukses. Kėshtu Sauli e vuri nė krye tė luftėtarėve dhe shihej me sy tė mirė nga gjithė populli, madje edhe nga shėrbėtorėt e Saulit.

6

Gjatė kthimit tė tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, gratė e tė gjitha qyteteve tė Izraelit i dolėn para mbretit Saul, duke kėnduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje gėzimi dhe me vegla muzikore.

7

Kėshtu gratė u pėrgjigjeshin njera tjetrės duke kėnduar, dhe thoshnin: "Sauli vrau mijėshn e tij dhe Davidi dhjetėmijėshn e tij.

8

Kjo gjė e pezmatoi shumė Saulin dhe kėto fjalė nuk i pėlqyen; ai tha: "Davidit i njohin dhjetė mijė dhe mua vetėm njė mijė. Tani nuk i mungon veēse mbretėria!".

9

Kėshtu nga ajo ditė Sauli e shikoi me zili Davidin.

10

Tė nesėrmen njė frym i keq nga ana e Perėndisė e zotėroi Saulin qė sillej si njė i marrė nė mes tė shtėpisė, kurse Davidi i binte harpės me dorėn e tij si ditėt e tjera dhe Sauli mbante nė dorė shtizėn.

11

Kėshtu Sauli e vėrtiti shtizėn, duke thėnė: "Do ta gozhdoj Davidin nė mur!". Por Davidi iu shmang goditjes dy herė.

12

Sauli kishte frikė nga Davidi, sepse Zoti ishte me tė dhe e kishte braktisur Saulin.

13

Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e bėri komandant tė njė mijė njerėzve; dhe ai shkonte e vinte nė krye tė popullit.

14

Davidit i shkonin mbarė tė gjitha veprat, dhe Zoti ishte me tė.

15

Sauli, duke parė qė atij i shkonte shumė mbarė ēdo gjė, kishte frikė prej tij;

16

por tėrė Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte nė krye tė tyre.

17

Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime mė e madhe; do tė ta jap pėr grua; u bėfsh pėr mua njė bir trim dhe marē pjesė nė betejat e Zotit". Sauli mendonte kėshtu: "Tė mos jetė dora ime ta godasė, por dora e Filisejve".

18

Por Davidi iu pėrgjegj Saulit: "Kush jam unė dhe ēfarė ėshtė jeta ime dhe familja e atit tim nė Izrael, qė unė tė bėhem dhėndri i mbretit?".

19

Kur erdhi ēasti pėr t`ia dhėnė Davidit Merabin, bijėn e Saulit, atė ia dhanė pėr grua Meholathitit Adriel.

20

Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; kėtė ia njoftuan Saulit dhe kjo gjė i pėlqeu.

21

Kėshtu Sauli mendoi: "Do t`ia jap, nė mėnyrė qė ky tė jetė njė lak pėr tė dhe ai tė bjerė nė duart e Filistejve".

22

Pas kėsaj Sauli i urdhėroi shėrbėtorėt e tij: "Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: "Ja, mbreti ėshtėi kėnaqur nga ti dhe tė gjithė shėrbėtorėt e tij tė duan, prandaj bėhu dhėndri i mbretit".

23

Shėrbėtorėt e Saulit ia ēuan kėto fjalė Davidit. Por Davidi u pėrgjegj: "Ju duket gjė e vogėl tė bėhesh dhėndri i mbretit?. Unė jam njė njeri i varfėr dhe nga shtresė e ulėt".

24

Shėrbėtorėt i njoftuan Saulit: "Davidi u pėrgjegj nė kėtė mėnyrė".

25

Atėherė Sauli tha: "Do t`i thoni kėshtu Davidit: "Mbreti nuk dėshėron asnjė prikė, por njėqind lafsha tė Filisejve pėr t`u hakmarrė me armiqtė e mbretit"". Sauli kurdiste komplote pėr tė shkaktuar vdekjen e Davidit me anė tė Filistejve.

26

Kur shėrbėtorėt i njoftuan Davidit kėto fjalė, Davidit iu duk gjė e mirė tė bėhej dhėndėr i mbretit. Ditėt e caktuara nuk kishin kaluar akoma,

27

kur Davidi u ngrit dhe iku me njerėzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtė. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorėzoi mbretit kėtė sasi tė saktė pėr t`u bėrė dhėndėr i tij. Atėherė Sauli i dha tė bijėn Mikal pėr grua.

28

Kėshtu Sauli e pa dhe e kuptoi qė Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.

29

Sauli pati edhe mė tepėr frikė nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatė gjithė ditėve qė jetoi.

30

Pastaj princat e Filistejve dolėn pėr tė luftuar por, sa herė qė dilnin, Davidi ia dilte mė mirė se tė gjithė shėrbėtorėt e Saulit; kėshtu emri i tij u bė shumė i famshėm.

1 i Samuelit 19