Bibla Shqip

1 i Samuelit 7

1 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Kur Samueli u plak emėroi bijtė e tij si gjyqtarė tė Izraelit.

2

I parėlinduri i tij quhej Joeli dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit nė Beer-Sheba.

3

Por bijtė e tij nuk ndoqėn shembėllin e tij, u larguan nga rruga e drejtė duke siguruar fitime tė palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtėsinė.

4

Atėherė tėrė pleqtė e Izraelit u mblodhėn, erdhėn te Samueli nė Ramah,

5

dhe i thanė: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtė e tu nuk ndjekin gjurmėt e tua; prandaj cakto mbi ne njė mbret qė tė na qeverisė ashtu siē ndodh nė tė gjitha kombet".

6

Por kjo nuk i pėlqeu Samuelit, sepse ata kishin thėnė: "Na jep njė mbret qė tė na qeverisė". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

7

Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dėgjo zėrin e popullit pėr tė gjitha ato qė tė thotė, sepse ata nuk tė kanė hedhur poshtė ty, por kanė hedhur poshtė mua, me qėllim qė unė tė mos mbretėroj mbi ta.

8

Sillen me ty, ashty siē kanė bėrė gjithnjė nga dita qė i nxora nga Egjipti e deri mė sot: mė kanė braktisur pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera.

9

Tani, pra, dėgjo kėrkesėn e tyre, por lajmėroi solemnisht dhe shpallju tė drejtat e mbretit qė do tė sundojė mbi ta".

10

Kėshtu Samueli i tregoi tėrė fjalėt e Zotit drejtuar popullit qė i kėrkonte njė mbret.

11

Dhe tha: "Kėto do tė jenė tė drejtat e mbretit qė do tė mbretėrojė mbi ju. Ai do t`i marrė bijtė tuaj dhe do t`i caktojė nė qerret e tij, me qėllim qė tė bėhen kalorės tė tij dhe tė vrapojnė pėrpara qerreve;

12

pėr t`i bėrė ata kapidanė tė mijėshėve dhe tė pesėdhjetėshėve, pėr t`i vėnė ata t`i lėrojnė arat, t`i korrin tė lashtat, t`i prodhojnė armė lufte dhe vegla pėr qerret e tij.

13

Do tė marrė bijat tuaja pėr t`i bėrė parfumiere, gjellbėrėse dhe furrtare.

14

Do tė marrė arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; mė tė mirat qė keni, pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

15

Do tė marrė tė dhjetėn e farėrave dhe tė vreshtave tuaja pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

16

Do tė marrė shėrbėtorėt, shėrbėtoret, tė rinjtė tuaj mė tė mirė dhe gomarėt qė keni pėr t`i pėrdorur nė punimet e tij.

17

Do tė marrė edhe tė dhjetėn e kopeve tuaja, dhe ju do tė jeni skllevėrit e tij.

18

Atė ditė ju do tė ulėrini pėr shkak tė mbretit qė keni pėr vete, por Zoti nuk do t`ju pėrgjigjet".

19

Me gjithatė populli nuk deshi t`i dėgjojė fjalėt e Samuelit dhe tha: "Jo, do tė kemi njė mbret mbi ne.

20

Kėshtu do tė jemi edhe ne si gjithė kombet; mbreti ynė do tė na qeverisė, do tė na dalė nė krye dhe do tė luftojė nė betejat tona".

21

Samueli i dėgjoi tėrė fjalėt e popullit dhe ia tregoi Zotit.

22

Zoti i tha Samuelit: "Dėgjoje kėrkesėn e tyre dhe cakto njė mbret mbi ta". Atėherė Samueli u tha njerėzve tė Izraelit: "Secili tė kthehet nė qytetin e tij".

1 i Samuelit 9