Bibla Shqip

Gjyqtarėt 12

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 13

1

Bijtė e Izraelit filluan pėrsėri tė bėjnė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, dhe Zoti i dha nė duart e Filistejve pėr dyzet vjet.

2

Ishte njė njeri nga Tsorahu, prej familjes sė Danitėve, qė quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpė dhe nuk kishte fėmijė.

3

Engjėlli i Zotit iu shfaq kėsaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpė dhe nuk ke fėmijė, por ke pėr tė mbetur me barrė dhe do tė pjellėsh njė fėmijė.

4

Prandaj ruhu se pi verė o pije dehėse, dhe mos ha asnjė gjė tė papastėr.

5

Sepse ti do tė mbetesh me barrė dhe do tė pjellėsh njė djalė, mbi kokėn e tė cilit nuk do tė kalojė brisku, sepse fėmija do tė jetė njė Nazireo kushtuar Perėndisė qė nė barkun e nėnes sė tij; ai do tė fillojė ta ēlirojė Izraelin nga duart e Filistejve".

6

Atėherė gruaja shkoi t`i thotė bashkėshortit tė saj: "Njė njeri i Perėndisė erdhi tek unė; pamja e tij ishte si ajo e Engjėllit tė Perėndisė, me tė vėrtetė e frikshme. Unė nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk mė tha emrin e tij;

7

por mė tha: "Ja, ti do tė mbetesh me barrė dhe do tė pjellėsh njė djalė; prandaj tani mos pi verė as pije dehėse, dhe mos ha asgjė tė papastėr, sepse fėmija do tė jetė njė Nazireo i kushtuar Perėndisė qė nė barkun e nėnės sė tij deri nė ditėn e vdekjes sė tij"".

8

Atėherė Manoahu iu lut me tė madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, tė lutem qė njeriu i Perėndisė i dėrguar prej teje tė kthehet pėrsėri pranė nesh dhe tė na mėsojė se ēfarė duhet tė bėjmė me fėmijėn qė ka pėr tė lindur".

9

Perėndia e dėgjoi zėrin e Manoahut; dhe Engjėlli i Perėndisė u kthye pėrsėri te gruaja, ndėrsa ajo ndodhej nė arė, por burri i saj Manoah nuk ishte me tė.

10

Dhe gruaja me tė shpejtė shkoi tė informojė bashkėshortin e saj dhe i tha: "Ja, m`u shfaq ai burrė, qė erdhi tek unė pardje".

11

Atėherė Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritėn tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri qė i foli kėsaj gruaje?". Ai u pėrgjegj: "Jam unė".

12

Por Manoahu tha: "Kur tė realizohet fjala jote, cili duhet tė jetė stili i jetės sė djalit dhe ē`duhet tė bėjė?".

13

Engjėlli i Zotit iu pėrgjegj Manoahut: "Gruaja duhet tė ketė kujdes pėr tė gjitha ato qė i thashė.

14

Tė mos hajė asnjė nga prodhimet e rrushit, tė mos pijė verė a pije dehėse, dhe tė mos hajė asnjė gjė tė papastėr; tė ketė parasysh tė gjitha porositė qė i kam urdhėruar".

15

Atėherė Manoahu i tha Engjėllit tė Zotit: "Na lejo tė tė mbajmė dhe tė tė pėrgatisim njė kec!".

16

Engjėlli i Zotit iu pėrgjegj Manoahut me kėto fjalė: "Edhe sikur tė mė mbash nuk do ta ha ushqimin tėnd; por nė rast se ti dėshiron tė bėsh njė olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjėlli i Zotit).

17

Pastaj Manoahu i tha Engjėllit tė Zotit: "Cili ėshtė emri yt qė tė realizohen fjalėt e tua, ne tė kemi mundėsi tė tė nderojmė?".

18

Engjėlli i Zotit iu pėrgjegj: "Pse vallė kėrkon tė mėsosh emrin tim? Ai ėshtė i mrekullueshėm".

19

Kėshtu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atėherė Engjėlli bėri njė mrekulli, ndėrsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;

20

ashtu si flaka ngjitej nga altari nė qiell, Engjėlli i Zotit u ngjit me flakėn e altarit. Duke parė kėtė, Manoahu bashkė me gruan e tij ranė pėrmbys pėr tokė.

21

Engjėlli i Zotit nuk iu shfaq mė as Manoahut, as bashkėshortes sė tij. Atėherė Manoahu kuptoi se ai ishte Engjėlli i Zotit.

22

Manoahu i tha pastaj bashkėshortes sė tij: "Ne me siguri do tė vdesim, sepse pamė Perėndinė".

23

Por e shoqja i tha: "Po tė kishte dashur me tė vėrtetė vdekjen tonė, Zoti nuk do tė kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do tė na kishte treguar tėrė kėto gjėra, dhe tani nuk do tė bėnte qė tė dėgjonim gjėra si kėto".

24

Pastaj gruaja lindi njė djalė tė cilit ia vunė emrin Sanson. Fėmija u rrit dhe Zoti e bekoi.

25

Fryma e Zotit filloi tė lėvizė mbi tė nė kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.

Gjyqtarėt 14