Bibla Shqip

Gjyqtarėt 11

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Njerėzit e Efraimit u mblodhėn, kaluan nė Tsafon dhe i thanė Jefteut: "Pse shkove tė luftosh kundėr bijve tė Amonit dhe nuk na thirre tė vinin bashkė me ty? Ne do t`i vėmė zjarrin shtėpisė sate bashkė me ty brenda".

2

Jefteu iu pėrgjegj atyre: "Unė dhe populli im kemi pasur njė grindje tė madhe me bijtė e Amonit; dhe kur ju kėrkova ndihmė nuk mė liruat nga duart e tyre.

3

Kėshtu, duke parė se nuk mė vinit nė ndihmė, vura nė rrezik jetėn time dhe marshova kundėr bijve tė Amonit, dhe Zoti m`i dha nė duart e mia. Pse, pra, jeni ngritur sot kundėr meje pėr tė mė luftuar?".

4

Pastaj Jefteu mblodhi tėrė njerėzit e Galaadit dhe u ndesh me Efraimin; dhe njerėzit e Galaadit e mundėn Efraimin, sepse kėta thonin: "Ju Galaaditėt jeni ikanakė tė Efraimit nė mes tė Efraimit dhe nė mes tė Manasit!".

5

Njerėzit e Galaadit zunė vatė e Jordanit para se tė arrinin ata tė Efraimit; kėshtu kur ndonje nga ikanakėt e Efraimit thoshte: "M lini tė kaloj", njerėzit e Galaadit e pyesnin: "A je ti njė Efraimit?". Nė rast se ai pėrgjigjej: "Jo", Galaaditėt i thonin:

6

"Atėherė thuaj Shiboleth; nė rast se ai thoshte "Shiboleth", sepse nuk mund ta shqiptonte si duhet, e kapnin dhe e vrisnin pranė vaut tė Jordanit. Nė atė kohė u vranė nė kėtė mėnyrė dyzet e dy mijė njerėz tė Efraimit.

7

Jefteu ushtroi funksionin e gjyqtarit gjashtė vjet me radhė. Pastaj Jefteu, Galaaditi, vdiq dhe u varros nė njė nga qytetet e Galaadit.

8

Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bė Ibtsani nga Betlemi.

9

Ai pati tridhjetė bij; martoi tridhjetė bijat e tij dhe solli nga jashtė tridhjetė vajza pėr bijtė e tij. Qe gjyqtar i Izraelit shtatė vjet me radhė.

10

Pastaj Ibtsani vdiq dhe u varros nė Betlem.

11

Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bė Eloni, Zabulonit; qe gjyqtar i Izraelit dhjetė vjet me radhė.

12

Pastaj Eloni, Zabulonit, vdiq dhe e varrosėn nė Ajalon, nė vendin e Zabulonit.

13

Mbas tij qe gjyqtar i Izraelit Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti.

14

Ai pati dyzet bij dhe tridhjetė nipa, qė u hipnin shtatėdhjetė gomarėve tė vegjėl. Ai qe gjyqtar i Izraelit tetė vjet me radhė.

15

Pastaj Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti, vdiq dhe e varrosėn nė Pirathon, nė vendin e Efraimit, nė krahinėn malore tė Amalekut.

Gjyqtarėt 13