Bibla Shqip

Gjyqtarėt 9

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Pas Abimelekut doli pėr tė shpėtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte nė Shamir, nė krahinėn malore tė Efraimit;

2

qe gjyqtar i Izraelit pėr njėzet e tre vjet me radhė; pastaj vdiq dhe e varrosėn nė Shamir.

3

Mbas tij doli Jairi, Galaaditi, qė qe gjyqtar i Izraelit njėzet e dy vjet me radhė.

4

Ai kishte tridhjetė bij qė u hipnin tridhjetė gomaricave dhe kishin tridhjetė qytete, qė quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen nė vendin e Galaadit.

5

Pastaj Jairi vdiq dhe u varros nė Kamon.

6

Pastaj bijtė e Izraelit filluan pėrsėri tė bėjnė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit dhe u shėrbyen Baalit dhe Ashtarothit, perėndive tė Sirisė, perėndive tė Sidonit, perėndive tė Moabit, perėndive

7

Kėshtu zemėrimi i Zotit kundėr Izraelit u ndez dhe ai i dorėzoi nė duart e Filistejve dhe nė duart e bijve tė Amonit.

8

Atė vit ata u ranė mė qafė dhe shtypėn bijtė e Izraelit; gjatė tetėmbėdhjetė vjetve me radhė ata shtypėn tėrė bijtė e Izraelit qė ndodheshin matanė Jordanit, nė vendin e Amorejve, nė Galaad.

9

Pastaj bijtė e Amonit kaluan Jordanin pėr tė luftuar edhe kundėr Judės, kundėr Beniaminit dhe kundėr shtėpisė sė Efraimit; dhe Izraeli u ndodh nė njė situatė shumė fatkeqe.

10

Atėherė bijtė e Izraelit i klithėn Zotit, duke i thėnė: "Kemi mėkatuar ndaj teje, sepse kemi braktisur Perėndinė tonė dhe i kemi shėrbyer Baalit".

11

Zoti u tha bijve tė Izraelit: "A nuk ju ēlirova unė nga Egjiptasit, nga Amorejtė, nga bijtė e Amonit dhe nga Filistejtė?

12

Kur ata tė Sidonit, Amalekitėt dhe Maonitėt ju shtypnin dhe ju bėtė thirrje, a nuk ju ēlirova nga duart e tyre?

13

Megjithatė ju mė braktisėt dhe u vutė nė shėrbim tė perėndive tė tjera; prandaj unė nuk do t`ju ēliroj mė.

14

Shkoni, pra, t`u thėrrisni perėndive qė keni zgjedhur; le t`ju shpėtojnė ato nė kohėn e fatkeqėsive tuaja!".

15

Bijtė e Izraelit i thanė Zotit: "Kemi mėkatuar; bėna ēfarė tė duash, por na ēliro sot, tė lutemi shumė".

16

Atėherė hoqėn nga mjedisi i tyre perėnditė e huaja dhe i shėrbyen Zotit qė u trishtua pėr vuajtjet e Izraelit.

17

Pastaj bijtė e Amonit u mblodhėn dhe ngritėn kampin e tyre nė Galaad dhe bijtė e Izraelit u mblodhėn dhe ngritėn kampin e tyre nė Mitspah.

18

Populli, domethėnė princat e Galaadit i thanė njeri tjetrit: "Kush do tė jetė njeriu qė do tė fillojė tė luftojė kundėr bijve tė Amonit? Ai do tė jetė kreu i tė gjithė banorėve tė Galaadit".

Gjyqtarėt 11