Bibla Shqip

Gjyqtarėt 4

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Atė ditė Debora kėndoi kėtė kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thėnė:

2

"Me qenė se krerėt kanė marrė komandėn nė Izrael, me qenė se populli ėshtė ofruar spontanisht, bekoni Zotin!

3

Dėgjoni, o mbretėr! Vini veshė, o princa! Unė, pikėrisht unė, do t`i kėndoj Zotit, do tė kėndoj lavdinė e Zotit, Perėndisė sė Izraelit.

4

O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapėrceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtė; po, pikoi ujė nga retė.

5

Malet u shkrinė para Zotit, vetė Sinai u drodh para Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

6

Nė kohėn e Shamgarit, birit tė Anathit, nė kohėn e Jaeles rrugėt ishin tė shkreta, dhe kalimtarėt ndiqnin shtigje dredha-dredha.

7

Mungonin krerė nė Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unė, Debora, si nėnė nė Izrael.

8

Ata zgjidhnin perėndi tė tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjė mburojė apo shtizė midis dyzet mijė burrave tė Izraelit.

9

Zemra ime ėshtė me ata udhėheqės tė Izraelit qė u ofruan spontanisht nė mes tė popullit. Bekoni Zotin!

10

Ju qė shkoni hipur mbi gomarė tė bardha, ju qė rrini ulur mbi qilima tė shtrenjtė, dhe ju qė ecni nėpėr rrugė, kėndoni!

11

Larg britmave tė harkėtarėve, larg koritave, tė kremtojnė veprat e drejta tė Zotit, veprat e drejta pėr krerėt e tij nė Izrael! Atėherė populli i Zotit zbriti nė portat.

12

Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja njė kėnge! Ēohu, o Barak, dhe ēoji larg robėrit e tu, o bir i Abinoamit!

13

Atėherė iu dha qeverimi mbi fisnikėt e popullit atyre qė kishin mbetur; Zoti ma dha mua qeverimin midis tė fuqishmėve.

14

Nga Efraimi erdhėn ata qė i kishin rrėnjėt tek Amaleku; nė suitėn tėnde, Beniamin, midis njerėzve tė tu; nga Makir i zbritėn disa krerė dhe nga Zabuloni ata qė mbajnė shkopin e komandimit.

15

Princat e Isakarit erdhėn me Deboran; ashtu siē ishte Isakari, kėshtu qe edhe Baraku; ata u hodhėn nė luginė nė gjurmėt e saj. Ndėr divizionet e Rubenit, tė mėdha ishin vendimet e zemrės!

16

Pse mbete ti midis tė ngujuarve pėr tė dėgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve tė Rubenit, tė mėdha ishin vendimet e zemrės!

17

Galaadi ndaloi matanė Jordanit; po Dani pse mbeti mbi anijet? Asheri u vendos pranė bregut tė detit dhe mbeti nė portet e tij.

18

Zabuloni ėshtė njė popull qė ka vėnė nė rrezik jetėn e tij deri nė vdekje, po kėshtu edhe Neftali nė zonat e larta tė fushės.

19

Mbretėrit erdhėn dhe luftuan; atėherė luftuan mbretėrit e Kanaanit dhe tė Taanakit, pranė ujėrave tė Megidos; por nuk suallėn asnjė plaēkė prej argjendi.

20

Nga qielli luftuan yjet, gjatė lėvizjes sė tyre luftuan kundėr Siseras.

21

Pėrroi Kishon i pėrmbysi, pėrroi i vjetėr, pėrroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcė!

22

Atėherė thundrat e kuajve trokėllinin me forcė nė galop, nė galopin e pitokėve tė tyre.

23

"Mallkoni Merozin", tha Engjėlli i Zotit, "mallkoni, mallkoni banorėt e tij, sepse nuk i shkuan nė ndihmė Zotit, nė ndihmė tė Zotit nė mes tė trimave tė tij!".

24

E bekuar qoftė midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftė e bekuar midis grave qė banojnė nė ēadra!

25

Ai kėrkoi ujė dhe ajo i dha qumėsht; nė njė kupė princash i ofroi ajkė.

26

Me njė dorė kapi kunjin dhe me dorėn e djathtė ēekiēin e artizanėve; e goditi Siseran, i ēau kokėn dhe ia shpoi tejpėrtej tėmthat.

27

Te kėmbėt e saj ai u kėput, ra dhe u dergj pa shpirt; nė kėmbėt e saj u kėput dhe ra; aty ku u kėput, aty ra i vdekur.

28

E ėma e Siseras shikoi nga dritarja dhe thirri nga hekurat e saj: "Pse qerrja jote po vonon aq shumė tė vijė? Pse ecin kaq ngadalė qerret e tij?".

29

Gratė e saj mė tė urta iu pėrgjegjėn, dhe ajo pėrsėriti me vete fjalėt e saj:

30

"Ata kanė gjetur plaēkė dhe janė duke e ndarė nė pjesė. Pėr ēdo burrė njė ose dy vajza; pėr Siseran njė plaēkė me rroba shumėngjyrėshe, njė plaēkė me rroba shumėngjyrėshe dhe tė qėndisura, me rroba shumėngjyrėshe dhe tė qėndisura nga tė dy anėt pėr shpatullat e atyre qė bartin tutje plaēkėn".

31

Kėshtu u zhdukshin tė gjithė armiqtė e tu, o Zot! Por ata qė tė duan qofshin si dielli, kur lind me gjithė forcėn e tij!". Pastaj vendi pati qetėsi pėr dyzet vjet me radhė.

Gjyqtarėt 6