Bibla Shqip

Gjyqtarėt 2

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Kėto janė kombet qė Zoti la me qėllim qė me anė tė tyre tė vinte nė provė Izraelin, domethėnė tėrė ata qė nuk kishin njohur luftėrat e Kanaanit:

2

(kjo kishte si qėllim tė vetėm t`ua bėnte tė njohur dhe t`u mėsonte bijve tė Izraelit luftėn, tė paktėn atyre qė nuk e kishin njohur mė parė)

3

pesė princat e Filistejve, tėrė Kananejtė, Sidonitėt dhe Hivejtė qė banonin nė malin e Libanit, nga mali i Baal-Hermonit deri nė hyrje tė Hamathit.

4

Kėto kombe u lanė pėr tė vėnė nė provė Izraelin, pėr tė parė nė se ata do t`u bindeshin urdhėrimeve qė Zoti u kishte dhėnė etėrve tė tyre me anė tė Moisiut.

5

Kėshtu bijtė e Izraelit banuan nė mes tė Kananejve, tė Hitejve, tė Amorejve, tė Perezejve, tė Hivejve dhe tė Jebusejve;

6

u martuan me bijat e tyre dhe u dhanė bijat e veta pėr gra bijve tė tyre, dhe u shėrbyen perėndive tė tyre.

7

Kėshtu bijtė e Izraelit bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit; e harruan Zotin, Perėndinė e tyre, dhe i shėrbyen Baalit dhe Asherothit.

8

Prandaj zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit, dhe ai i dorėzoi nė duart e Kushan-Rishathaimit pėr tetė vjet me radhė.

9

Pastaj bijtė e Izraelit i klithėn Zotit dhe Zoti u dha njė ēlirimtar, Othnielin, birin e Kenazit, vėllai i vogėl i Kalebit; dhe ky i ēliroi.

10

Fryma e Zotit ishte mbi tė, dhe ai ishte gjyqtar i Izraelit; doli pėr tė luftuar dhe Zoti i dha nė dorė Kushan-Rishathaimin, mbretin e Mesopotamisė, dhe dora e tij qe e fuqishme kundėr Kushan-Rishathaimit.

11

Vendi pati paqe pėr dyzet vjet me radhė; pastaj Othnieli, bir i Kenazit, vdiq.

12

Por bijtė e Izraelit filluan pėrsėri tė bėjnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit; atėherė Zoti e bėri tė fortė Eglonin, mbretin e Moabit, kundėr Izraelit, sepse ata kishin bėrė atė qė ishte e keqe nė sytė e Zotit.

13

Egloni mblodhi rreth vetes bijtė e Amonit dhe tė Amalekut, dhe u nis e mundi Izraelin; dhe pushtoi qytetin e palmave.

14

Kėshtu bijtė e Izraelit u bėnė shėrbėtorė tė Eglonit, mbretit tė Moabit, pėr tetėmbėdhjetė vjet.

15

Por bijtė e Izraelit i klithėn Zotit dhe Zoti u dha atyre njė ēlirimtar, Ehudin, birin e Gerit, Beniaminitin, qė ishte mėngjarash. Bijtė e Izraelit i dėrguan nėpėrmjet tij haraēin e tyre Eglonit, mbretit tė Moabit.

16

Ehudi bėri njė shpatė me dy tehe, tė gjatė njė kubitė; e ngjeshi nė brez poshtė veshjes, nė krahun e djathtė.

17

Pastaj i ēoi haraēin Eglonit, mbretit tė Moabit, qė ishte njė njeri shumė i trashė.

18

Kur mbaroi paraqitja e haraēit, ai ktheu nė shtėpi njerėzit qė kishin sjellė haraēin.

19

Por ai vetė, nga vendi i idhujve pranė Gilgalit, u kthye prapa dhe tha: "O mbret, kam diēka qė dua tė tė them fshehurazi". Mbreti i tha: "Heshtni!". Dhe tė gjithė ata qė e shoqėronin dolėn jashtė.

20

Atėherė Ehudi iu afrua mbretit (qė ishte ulur vetėm nė fresk, nė sallėn lart). Ehudi i tha: "Kam njė fjalė pėr tė tė thėnė nga ana e Zotit". Kėshtu mbreti u ngrit nga froni i tij;

21

atėherė Ehudi zgjati dorėn e majtė, nxori shpatėn nga krahu i djathtė dhe ia futi nė bark.

22

Edhe doreza e shpatės u fut pas presės dhe dhjami u mbyll pas presės sepse ai nuk e tėrhoqi shpatėn nga barku i mbretit; dhe zorrėt e tij dolėn jashtė.

23

Pastaj Ehudi dolli nė portik, dhe mbylli me ēelės dyert e sallės sė sipėrme.

24

Kur doli; erdhėn shėrbėtorėt pėr tė parė, dhe ja, dyert e sallės sė sipėrme ishin mbyllur me ēelės; kėshtu ata thanė: "Me siguri ai bėn nevojėn e tij nė dhomėzėn e sallės sė freskėt".

25

Dhe pritėn aq sa e ndjenė veten tė shushatur; por duke qenė se nuk po hapeshin portat e sallės, ata muarrėn ēelsin dhe hapėn; dhe ja, zotėria e tyre rrinte shtrirė nė tokė: ai kishte vdekur.

26

Ndėrsa ata ngurronin, Ehudi pati kohė tė ikte, kaloi matanė vendit tė idhujve dhe shpėtoi duke arritur nė Seirah.

27

Me tė arritur, i ra borisė nė krahinėn malore tė Efraimit, dhe bijtė e Izraelit zbritėn bashkė me tė nga krahina malore, dhe ai u vu nė krye tė tyre.

28

Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhėnė nė dorė Moabitėt, armiqtė tuaj". Ata zbritėn pas tij, zunė vatė e Jordanit qė ēojnė nė Moab, dhe nuk lanė tė kalojė asnjeri.

29

Nė atė kohė mundėn rreth dhjetė mijė Moabitė, tė gjithė tė fortė dhe trima; nuk shpėtoi as edhe njė.

30

Kėshtu atė ditė Moabi u poshtėrua nga dora e Izraelit, dhe vendi pati paqe tetėdhjetė vjet me radhė.

31

Mbas Ehudit, erdhi Shamgari, bir i Anathit. Ai mundi gjashtėqind Filistej me njė hosten qesh; edhe ai ēliroi Izraelin.

Gjyqtarėt 4