Bibla Shqip

Jozueu 23

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Pastaj Jozueu mblodhi tė gjitha fiset e Izraelit nė Sikem, dhe thirri pleqtė e Izraelit, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, qė u paraqitėn pėrpara Perėndisė.

2

Dhe Jozueu i tha tėrė popullit: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia i Izraelit: "Nė kohėrat e kaluara, etėrit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanė lumit dhe u shėrbenin perėndive tė tjera.

3

Unė mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetėr e lumit, e bėra tė kalojė nėpėr gjithė vendin e Kanaanit, shumėzova pasardhėsit e tij dhe i dhashė Isakun.

4

Isakut i dhashė Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashė si trashėgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijtė e tij zbritėn nė Egjipt.

5

Pastaj dėrgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atė qė bėra nė mes tė tij; pastaj ju nxora jashtė.

6

Kėshtu nxora nga Egjipti etėrit tuaj, dhe ju arritėt nė det. Egjiptasit i ndoqėn etėrit tuaj me qerre dhe me kalorės deri nė Detin e Kuq.

7

Por ata i klithėn Zotit, dhe ai vendosi njė errėsirė tė dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, qė i mbuloi; dhe sytė tuaj panė atė qė u bėra Egjiptasve. Pastaj qėndruat pėr njė kohė tė gjatė nė shkretėtirė.

8

Unė ju ēova nė vendin e Amorejve, qė banonin matanė Jordanit; ata luftuan kundėr jush dhe unė jua dhashė nė dorė; ju pushtuat vendin e tyre dhe unė i shpartallova para jush.

9

Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit pėr tė luftuar Izraelin; dhe dėrgoi tė thėrrasė Balaamin, djalin e Beorit, qė t`ju mallkonte;

10

por unė nuk desha tė dėgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me tė madhe, dhe ju ēlirova nga duart e Balakut.

11

Kaluat pastaj Jordanin dhe arritėt nė Jeriko; banorėt e Jerikos luftuan kundėr jush; kėshtu bėnė Amorejtė, Perezejtė, Kananejtė, Hitejtė, Girgasejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė; por unė jua dorėzova nė dorė.

12

Dhe ēova para jush grerėzat, qė i bėnė tė ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretėrit e Amorejve; por kjo nuk ishte meritė e shpatės ose e harkut tėnd.

13

Dhe ju dhashė njė tokė pėr tė cilėn nuk kishit punuar dhe qytete qė nuk i kishit ndėrtuar, dhe ju banuat nė to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe tė ullishteve qė nuk keni mbjellė".

14

Prandaj tani t`ia kini frikėn Zotit dhe shėrbejeni me ndershmėri dhe besnikėri; hiqni perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit dhe nė Egjipt, dhe vihuni nė shėrbim tė Zotit.

15

Dhe nė rast se ju duket njė gjė e keqe t`i shėrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shėrbeni, o perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit, o perėnditė e Amorejve, nė vendin e tė cilėve

16

Atėherė populli u pėrgjigj dhe tha: "Larg qoftė qė ne tė braktisim Zotin pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera!

17

Sepse Zoti, Perėndia ynė, ėshtė ai qė na nxori ne dhe etėrit tanė nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė, qė ka bėrė mrekullira tė mėdha para syve tanė dhe qė na ka mbrojtur gjatė gjithė rrugės qė bėmė dhe midis gjithė popujve nė mes tė tė cilėve kemi kaluar;

18

dhe Zoti ka dėbuar para nesh tėrė popujt dhe Amorejtė qė banonin nė kėtė vend; prandaj ne do t`i shėrbejmė Zotit, sepse ai ėshtė Perėndia ynė".

19

Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t`i shėrbeni Zotit, sepse ai ėshtė njė Perėndi i shenjtė, njė Perėndi ziliqar; ai nuk do t`i falė shkeljet dhe mėkatet tuaja.

20

Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shėrbeni perėndive tė huaja, ai do tė kthehet pėr t`ju bėrė keq dhe pėr t`ju konsumuar pas aq tė mirave qė ju ka bėrė".

21

Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t`i shėrbejmė Zotit".

22

Atėherė Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dėshmitarė kundėr vetvetes, pse keni zgjedhur pėr vete Zotin pėr t`i shėrbyer!". Ata iu pėrgjigjėn: "Jemi dėshmitarė!".

23

Jozueu tha: "Hiqni, pra, perėnditė e huaja qė janė nė mes tuaj dhe pėruleni zemrėn tuaj Zotit, Perėndisė sė Izraelit!".

24

Populli iu pėrgjigj Jozueut: "Ne do t`i shėrbejmė Zotit, Perėndisė tonė, dhe do t`i bindemi zėrit tė tij".

25

Kėshtu Jozueu lidhi atė ditė njė besėlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet nė Sikem.

26

Pastaj Jozueu shkroi kėto gjėra nė librin e ligjit tė Perėndisė; dhe mori njė gur tė madh dhe e vendosi aty, poshtė lisit, pranė shenjtėrores sė Zotit.

27

Jozueu i tha pastaj tėrė popullit: "Ja, ky gur do tė jetė njė dėshmitar kundėr nesh, sepse ai i dėgjoi tėrė fjalėt qė na tha Zoti; ai, pra, do tė shėrbejė si dėshmitar kundėr jush, me qėllim qė tė mos e mohoni Perėndinė tuaj".

28

Pastaj Jozueu e ktheu popullin nė vendin ku ishte mė parė, secili nė trashėgiminė e vet.

29

Pas kėtyre gjėrave Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē,

30

dhe e varrosėn nė territorin e pronės sė tij nė Timnath-Serah, qė ndodhet nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit Gaash.

31

Izraeli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut dhe qė dinin tėrė veprat qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin.

32

Eshtrat e Jozefit, qė bijtė e Izraelit kishin sjellė nga Egjipti, i varrosėn nė Sikem, nė pjesėn e arės qė Jakobi ua kishte blerė bijve tė Hamorit, atit tė Sikemit, pėr njėqind pjesė argjendi, dhe qė ishte pronė e bijve tė Jozefit.

33

Pastaj vdiq edhe Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varrosėn nė malin, qė ishte pronė e birit tė tij Finehas dhe qė ia kishin dhėnė nė krahinėn malore tė Efraimit.

Gjyqtarėt 1