Bibla Shqip

Jozueu 22

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 23

1

Shumė kohė mbas pushimit qė Zoti i kishte siguruar Izraelit nga tė gjithė armiqtė qė e rrethonin, Jozueu, tanimė i plakur dhe me moshė tė shtyrė,

2

mblodhi tėrė Izraelin, pleqtė e tij, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, dhe u tha: "Unė jam plak dhe i shtyrė nė moshė,

3

Ju i patė tė gjitha ato qė Zoti, Perėndia juaj, u ka bėrė tė gjitha kombeve, pėr shkakun tuaj, sepse ka qenė vetė Zoti, Perėndia juaj, qė ka luftuar pėr ju.

4

Dhe ja, unė kam ndarė midis jush me short, si trashėgimi pėr fiset tuaja, kombet qė mbeten, bashkė me tėrė kombet qė kam shfarosur, nga Jordani deri nė Detin e Madh, nė perėndim.

5

Dhe Zoti, Perėndia juaj, do t`i dėbojė ai vetė para jush; kėshtu ju do tė shtini nė dorė vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perėndia juaj.

6

Jini, pra, shumė tė vendosur nė zbatimin dhe vėnien nė praktikė tė ligjit tė Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,

7

pa u pėrzier me kombet qė mbeten midis jush; nuk do tė pėrmendni as emrin e perėndive tė tyre dhe nuk do tė betoheni pėr ta; nuk do t`i shėrbeni dhe nuk do tė bini pėrmbys para tyre;

8

por do tė lidheni ngushtė me Zotin, Perėndinė tuaj, siē keni bėrė deri sot.

9

Nė fakt Zoti ka dėbuar para jush kombe tė mėdhenj dhe tė fuqishėm; dhe askush nuk ka mundur t`ju bėjė ballė deri mė sot.

10

Njė i vetėm nga ju do tė ndjekė njėmijė prej tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė ai qė lufton pėr ju, siē e ka premtuar.

11

Tregoni, pra, kujdes tė madh pėr shpirtrat tuaj, pėr ta dashur Zotin, Perėndinė tuaj.

12

Por nė rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e kėtyre kombeve qė kanė mbetur midis jush dhe bashkoheni me anė martesash me ta dhe pėrziheni me ta dhe ata me ju,

13

dijeni me siguri qė Zoti, Perėndia juaj, nuk ka pėr tė vazhduar t`i dėbojė kėto kombe para jush; por ata do tė bėhen pėr ju njė kurth, njė kamzhik nė ijėt tuaja dhe hala nė sytė tuaja, deri sa ju tė zhdukeni nga ky vend i mirė qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė.

14

Dhe ja, unė po iki sot nė rrugėn e gjithė botės; pranoni, pra, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt qė nuk ka rėnė pėr tokė asnjė nga fjalėt e mira qė Zoti, Perėndia juaj, ka thėnė lidhur me ju; tė tėra u vėrtetuan pėr ju; as edhe njė nuk ra pėr tokė.

15

Dhe ka pėr tė ndodhur qė, ashtu si pėr tė gjitha gjėrat e mira qė Zoti, Perėndia juaj, ju kishte premtuar ju kanė dalė, kėshtu Zoti do tė sjellė mbi ju tėrė fatkeqėsitė, deri sa t`ju zhdukė nga ky vend i mirė qė Perėndia juaj, Zoti ju ka dhėnė.

16

Nė rast se shkelni besėlidhjen qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka urdhėruar, dhe shkoni t`u shėrbeni perėndive tė tjera dhe bini pėrmbys para tyre, atėherė zemėrimi i Zotit do tė ndizet kundėr jush dhe ju do tė zhdukeni shpejt nga vendi i mirė qė Ai ju ka dhėnė".

Jozueu 24