Bibla Shqip

Jozueu 16

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 17

1

Kjo qe pjesa qė i ra me short fisit tė Manasit, sepse ai ishte i parėlinduri i Jozefit, Maikirit, tė parėlindurit tė Manasit dhe atė i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftėtar.

2

Ju dha me short gjithashtu njė pjesė bijve tė tjerė tė Manasit, simbas familjeve tė tyre: bijve tė Abiezerit, bijve tė Helekut, bijve tė Asrielit, bijve tė Heferit, bijve tė Shemidit. Kėta ishin fėmijėt meshkuj tė Manasit, birit tė Jozefit, simbas familjeve tė tyre.

3

Tselofehadi, bir i Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, nuk pati djem, por vetėm vajza, tė cilat quheshin Mahlah, Noah, Higlah, Milkah dhe Tirtsah.

4

Ato u paraqitėn para priftit Eleazar, para Jozueut, birit tė Nunit, dhe para princave, duke thėnė: "Zoti urdhėroi Moisiun qė tė na japė njė trashėgimi nė mes tė vėllezėrve tanė". Dhe Jozueu u dha njė trashėgimi nė mes tė vėllezėrve tė atit tė tyre, simbas urdhrit tė Zotit.

5

Kėshtu i ranė dhjetė pjesė Manasit, pėrveē vendit tė Galaadit dhe tė Bashanit qė ndodheshin matanė Jordanit;

6

nė fakt bijat e Manasit morėn njė trashėgimi nė mes tė bijve tė tij, dhe vendi i Galaadit iu caktua bijve tė tjerė tė Manasit.

7

Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri nė Mikmethsah, qė ndodheshin pėrballė Sikemit, pastaj kthente nga e djathta nė drejtim tė banorėve tė En-Tapuahut.

8

Vendi i Tapuahut i pėrkiste Manasit; por Tapuahu nė kufi tė Manasit ishte pronė e bijve tė Efraimit.

9

Pastaj kufiri zbriste nė pėrruan Kanah, nė jug tė pėrroit; kėto qytete qė ishin pronė e Efraimit ngriheshin nė mes tė qyteteve tė Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej nė krahun verior tė pėrroit dhe mbaronte nė det.

10

Territori nė jug i pėrkiste Efraimit, kurse ai nė veri ishte pronė e Manasit, dhe deti ishte kufiri i tyre; nė veri kufizoheshin me Asherin dhe nė lindje me Isakarin.

11

Pėrveē kėsaj, nė territorin e Isakarit dhe nė atė tė Asherit Manasi zotėronte: Beth-Shean me fshatrat e tij, Ibleam me fshatrat e tij, banorėt e Dorit me fshatrat e tij, banorėt e En-Dorit me fshatrat e tij, banorėt e Tanaakut me fshatrat e tij, banorėt e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.

12

Por bijtė e Manasit nuk mundėn t`i pushtojnė ato qytete, sepse Kananejtė ishin tė vendosur tė rrinin nė atė vend.

13

Por bijtė e Izraelit u bėnė tė fortė, nėnshtruan Kananejtė dhe i robėruan, por nuk i dėbuan krejt.

14

Atėherė bijtė e Jozefit i folėn Jozueut dhe i thanė: "Pse na dhe si trashėgimi vetėm njė pjesė, vetėm njė hise, kur ne jemi njė popull i madh qė Zoti e ka bekuar deri sot?".

15

Jozueu u tha atyre: "Nė rast se jeni njė popull i madh nė numėr, shkoni nė pyll dhe hapni tokė tė re qė tė keni tokė nė vendin e Perezejve dhe tė gjigantėve, sepse krahina malore e Efraimit ėshtė tepėr e paktė pėr ju".

16

Por bijtė e Jozefit iu pėrgjigjėn: "Krahina malore nuk na mjafton; dhe tė gjithė Kananejtė qė banojnė nė krahinėn fushore kanė qerre tė hekurta, si ata qė janė nė Beth-Shean dhe nė fshatrat e tij, ashtu dhe ata qė banojnė nė luginėn e Jizreelit".

17

Atėherė Jozueu i foli shtėpisė sė Jozefit, Efraimit dhe Manasit, dhe tha: "Ti je njė popull i madh nė numėr dhe ke njė forcė tė madhe; nuk do tė kesh vetėm njė pjesė,

18

por edhe krahina malore do tė jetė jotja; ndonėse ėshtė pyll, ti do ta shpyllėzosh dhe do tė jetė jotja deri nė skajet e tij mė tė largėta, sepse ti do t`i dėbosh Kananejtė megjithėse kanė qerre tė hekurta dhe janė tė fortė".

Jozueu 18