Bibla Shqip

Jozueu 10

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i mėsoi kėto ngjarje, u dėrgoi lajmėtarė Johabit, mbretit tė Madonit, mbretit tė Shimronit dhe atij tė Akshafit,

2

mbretėrve qė ndodheshin nė veri tė zonės malore, nė Arabah, nė jug tė Kinerethit, nė ultėsirėn dhe mbi lartėsitė e Dorit, nė perėndim,

3

Kananejve qė ishin nė lindje dhe nė perėndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve nė krahinėn malore, Hivejve nė kėmbėt e malit Hermon nė vendin e Mitspahut.

4

Kėshtu ata dolėn, ata vetė me tėrė ushtritė e tyre, njė turmė shumė e madhe si rėra qė ėshtė mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre nė njė numėr shumė tė madh.

5

Kėshtu tėrė kėta mbretėr u bashkuan dhe erdhėn nė afėrsitė e ujėrave tė Meromit pėr tė ngritur njė kamp tė pėrbashkėt dhe pėr tė luftuar kundėr Izraelit.

6

Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesėr nė kėtė orė ke pėr t`i parė tė gjithė tė vrarė para Izraelit. Do tė presėsh leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe do tė djegėsh qerret e tyre".

7

Jozueu, pra, dhe gjithė luftėtarėt bashkė me tė, marshuan papritmas kundėr tyre afėr ujėrave tė Meromit dhe i sulmuan;

8

dhe Zoti i dha nė duart e Izraelitėve, tė cilėt i mundėn dhe i ndoqėn deri nė Sidonin e madh, deri nė ujėrat e Misrefothit dhe nė luginėn e Mitspahut, nė drejtim tė lindjes; i mundėn deri nė atė pikė sa nuk lanė tė gjallė asnjė prej tyre.

9

Jozueu i trajtoi si i kishte thėnė Zoti preu leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe ua dogji qerret.

10

Nė po atė periudhė Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatė, sepse nė tė kaluarėn Hatsori kishte qenė kryeqyteti i tėrė kėtyre mbretėrive.

11

Vrau me shpatė tėrė njerėzit qė gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flakėn Hatsorit.

12

Kėshtu Jozueu pushtoi tėrė qytetet e kėtyre mbretėrive, zuri mbretėrit e tyre dhe i vrau me shpatė, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit.

13

Por Izraeli nuk u vuri flakėn asnjėrit prej qyteteve qė ngriheshin nė kodrinat, me pėrjashtim tė Hatsorit, i vetmi qytet qė Jozueu dogji.

14

Bijtė e Izraelit morėn pėr vete tėrė plaēkėn e kėtyre qyteteve dhe bagėtinė, por vranė tėrė njerėzit dhe nuk lanė shpirt tė gjallė.

15

Ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, shėrbėtorin e tij, kėshtu Moisiu urdhėroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgjė nga tėrė ato qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

16

Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė atė vend, krahinėn malore, tėrė Negevin, tėrė vendin e Goshenit, ultėsirėn, Arabahun, krahinėn malore tė Izraelit dhe ultėsirat e tij,

17

nga mali Holak, qė ngrihet nė drejtim tė Seirit, deri nė Baal-Gad nė luginėn e Libanit nė kėmbėt e malit Hermon; zuri tėrė mbretėrit e tyre, i goditi dhe i vrau.

18

Jozueu luftoi gjatė kundėr tė gjithė kėtyre mbretėrve.

19

Nuk pati qytet qė tė bėnte paqe me bijtė e Izraelit, me pėrjashtim tė Hivejve qė banonin nė Gabaon; i pushtuan tė gjitha me luftė.

20

Nė fakt ishte Zoti vetė qė fortėsonte zemrėn e tyre qė tė bėnin luftė kundėr Izraelit, me qėllim qė Izraeli tė vendoste shfarosjen e tyre pa asnjė mėshirė pėr ta, por t`i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

21

Po nė kėtė periudhė Jozueu u nis nė marshim dhe shfarosi Anakitėt e krahinės malore, ata tė Hebronit, tė Debirit, tė Anabit, tė tė gjithė krahinės malore tė Judės dhe tė tė gjithė krahinės malore tė Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre tė plotė bashkė me qytetet e tyre.

22

Nuk mbetėn mė Anakitė nė vendin e bijve tė Izraelit; mbetėn disa prej tyre vetėm nė Gaza, nė Gath dhe nė Ashod.

23

Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė vendin, pikėrisht ashtu siē i kishte thėnė Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashėgim Izraelit, simbas ndarjeve tė tyre nė fise. Dhe kėshtu vendi pati njė pushim nga lufta.

Jozueu 12