Bibla Shqip

Jozueu 6

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Por bijtė e Izraelit kryen njė shkelje rreth gjėrave tė caktuara pėr shfarosje, sepse Akani, djalė i Karmit, i Zabdiut, birit tė Zerahut, nga fisi i Judės, mori disa sende tė caktuara pėr shfarosje,

2

Ndėrkaq Jozueu dėrgoi njerėz nga Jeriko nė Ai, qė ėshtė afėr Beth-Avenit, i cili ndodhet nė lindje tė Bethelit, dhe u tha atyre: "Ngjituni pėr tė vėzhguar vendin". Kėshtu njerėzit u ngjitėn pėr tė vėzhguar Ain.

3

Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanė: "Nuk ėshtė e nevojshme tė ngjitet tėrė populli; por le tė ngjiten dy mijė a tre mijė burra pėr tė sulmuar Ain; mos e lodh tėrė popullin, sepse ata tė Ait janė tė paktė nė numėr".

4

Kėshtu u ngjitėn rreth tre mijė burra tė zgjedhur nga radhėt e popullit, por para burrave tė Ait, ua mbathėn kėmbėve.

5

Dhe burrat e Ait vranė rreth tridhjetė e gjashtė prej tyre; i ndoqėn nga porta e qytetit deri nė Shebarim, duke i goditur nė tatėpjetė. Dhe zemra e popullit u ligėshtua, u bė si uji.

6

Jozueu i grisi atėherė rrobat e tij dhe ra pėrmbys me fytyrė pėr tokė, pėrpara arkės sė Zotit deri nė mbrėmje, ai dhe pleqtė e Izraelit, dhe hodhėn pluhur mbi kokėn e tyre.

7

Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bėre qė ky popull tė kalojė Jordanin dhe tė bjerė nė duart e Amorejve pėr t`u vrarė? Ah, sikur tė ishim kėnaqur duke qėndruar kėtej Jordanit!

8

O Zot, ē`mund tė them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut tė tij?

9

Kananejtė dhe tėrė banorėt e vendit do ta marrin vesh, do tė na rrethojnė dhe do tė zhdukin emrin tonė nga faqja e dheut; ēfarė do tė bėsh ti atėherė pėr emrin tėnd tė madh?".

10

Por Zoti i tha Jozueut: "Ēohu! Pse rri pėrmbys me fytyrė pėr tokė?

11

Izraeli ka mėkatuar; ata kanė shkelur besėlidhjen qė u kisha porositur; kanė marrė madje gjėra tė caktuara qė tė shfarosen, kanė vjedhur dhe kanė gėnjyer; dhe pastaj i kanė vėnė midis plaēkave tė tyre.

12

Prandaj bijtė e Izraelit nuk mund t`iu bėjnė ballė armiqve tė tyre, dhe kanė kthyer kurrizin para tyre, sepse janė bėrė ata vetė tė mallkuar. Unė nuk do tė jem mė me ju, nė rast se nuk shkatėrroni gjėrat e caktuara qė tė shfarosen midis jush.

13

Ēohu, shenjtėro popullin dhe i thuaj: "Shenjtėrohuni pėr nesėr, sepse kėshtu ka thėnė Zoti, Perėndia i Izraelit: "O Izrael, nė gjirin tėnd ka gjėra tė caktuara pėr t`u shkatėrruar. Ti nuk do tė mund t`u bėsh ballė armiqve tė tu, pėr deri sa nuk ke hequr gjėrat e caktuara pėr shkatėrrim midis jush.

14

Nesėr nė mėngjes, pra, do tė paraqiteni, fis mė fis, dhe fisi, qė Zoti do tė caktojė do tė paraqitet, familje mė familje, dhe familja qė Zoti do tė caktojė do tė shkojė shtėpi mė shtėpi, dhe shtėpia qė Zoti do tė caktojė ka pėr t`u paraqitur me tė gjithė njerėzit e saj.

15

Dhe atij qė do t`i gjenden gjėra tė caktuara tė shfarosen do t`i vihet flaka, atij vet dhe gjithēka qė i pėrket, sepse ka shkelur besėlidhjen e Zotit dhe ka kryer njė gjė tė keqe nė Izrael"".

16

Jozueu, pra, u ngrit herėt nė mėngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve tė tij; dhe u caktua fisi i Judės.

17

Pastaj afroi familjet e Judės, dhe u caktua familja e Zarhitėve. Pastaj afroi familjen e Zarhitėve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.

18

Pastaj afroi shtėpinė e Zabdit, person pėr person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit tė Zerahut, nga fisi i Judės.

19

Atėherė Jozueu i tha Akanit: "Biri im, tė lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perėndinė e Izraelit, rrėfeji atij dhe mė thuaj atė qė ke bėrė; mos ma fshih".

20

Akani iu pėrgjigj Jozueut dhe i tha: "Nė tė vėrtetė jam unė qė kam mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė sė Izraelit, dhe ja ē`kam bėrė.

21

Kur pashė midis plaēkės njė mantel tė bukur tė Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe njė shufėr ari qė peshon pesėdhjetė sikla, pata njė dėshirė tė madhe pėr to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur nė tokė nė mes tė ēadrės sime; dhe argjendi ėshtė poshtė".

22

Atėherė Jozueu dėrgoi lajmėtarė qė vrapuan nė ēadėr; dhe ja, plaēka ishte fshehur nė ēadrėn e tij, dhe argjendi ndodhej poshtė.

23

Ata e morėn nga ēadra, ia ēuan Jozueut dhe tėrė bijve tė Izraelit, dhe e vendosėn pėrpara Zotit.

24

Atėherė Jozueu, dhe tėrė Izraeli bashkė me tė, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrėn prej ari, bijtė dhe bijat e tij, qetė e tij, gomarėt e tij, delet e tij dhe tė gjitha gjėrat qė i pėrkisnin, dhe i ngjiti nė luginėn e Akorit.

25

Dhe Jozueu tha: "Pse na vure nė telashe? Zoti do tė tė vėrė nė telashe ty sot!". Dhe i tėrė Izraeli e vrau me gurė; dhe mbasi e vranė me gurė, e dogjėn nė zjarr.

26

Pastaj ngritėn mbi tė njė grumbull tė madh gurėsh, qė ekziston edhe sot. Kėshtu Zoti u qetėsua nga rrėmbimi i zemėrimit tė tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.

Jozueu 8