Bibla Shqip

Jozueu 5

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirė nga frika e bijve tė Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte nė tė.

2

Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unė tė kam dhėnė nė dorė Jerikon, mbretin e tij dhe luftėtarėt e tij trima.

3

Ju tė gjithė, luftėtarėt, do tė marshoni rreth qytetit, do tė silleni njė herė rreth tij. Kėshtu do tė bėni gjashtė ditė me radhė.

4

Shtatė priftėrinj do tė ēojnė pėrpara arkės shtatė bori prej briri tė dashit; por ditėn e shtatė do tė silleni rreth qytetit shtatė herė dhe priftėrinjtė do t`u bien borive.

5

Kur ata t`u bien pa pushim brirėve tė dashit dhe ju tė dėgjoni zėrin e borisė, tėrė populli do tė bėjė njė ulurimė tė madhe; atėherė muret e qytetit do tė shemben dhe populli do tė ngjitet, gjithsekush drejt, pėrpara.

6

Kėshtu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftėrinjtė dhe u tha atyre: "Merrni arkėn e besėlidhjes dhe shtatė priftėrinj tė mbajnė shtatė bori prej briri tė dashit pėrpara arkės sė Zotit".

7

Pastaj i tha popullit: "Shkoni pėrpara dhe marshoni rreth qytetit, njerėzit e armatosur tė ecin pėrpara arkės sė Zotit".

8

Kėshtu, kur Jozueu mbaroi sė foluri popullit, shtatė priftėrinjtė qė mbanin shtatė bori prej briri tė dashit pėrpara Zotit nisėn tė marshojnė dhe u ranė borive; dhe arka e besėlidhjes sė Zotit i ndiqte nga pas.

9

Njerėzit e armatosur marshonin pėrpara priftėrinjve qė u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkės; gjatė marshimit priftėrinjtė u binin borive.

10

Jozueu kishte urdhėruar popullin, duke i thėnė: "Mos bėrtitni, tė mos dėgjohet as zėri juaj dhe tė mos dalė asnjė fjalė nga goja juaj, deri ditėn kur do t`ju them: "Bėrtisni!". Atėherė do tė bėrtisni".

11

Kėshtu arka e Zotit u soll rreth qytetit njė herė; pastaj u kthyen nė kamp dhe aty e kaluan natėn.

12

Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes, dhe priftėrinjtė morėn arkėn e Zotit.

13

Shtatė priftėrinjtė, qė mbanin shtatė boritė prej briri tė dashit pėrpara arkės sė Zotit, shkonin pėrpara dhe u binin borive. Njerėzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkės sė Zotit; gjatė marshimit priftėrinjtė u binin borive.

14

Ditėn e dytė marshuan vetėm njė herė rreth qytetit dhe pastaj u kthyen nė kamp. Kėshtu vepruan gjashtė ditė me radhė.

15

Por ditėn e shtatė u ngritėn herėt, nė agim, dhe marshuan rreth qytetit nė tė njėjtėn mėnyrė shtatė herė; vetėm atė ditė marshuan shtatė herė rreth qytetit.

16

Herėn e shtatė, kur priftėrinjtė u ranė borive, Jozueu i tha popullit: "Bėrtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!

17

Qyteti do tė shfaroset, ai dhe ēdo gjė qė ėshtė nė tė. Vetėm prostituta Rehab do tė shpėtojė, ajo dhe gjithė ata qė janė bashkė me tė nė shtėpi, sepse ajo fshehu vėzhguesit qė ne kishim dėrguar.

18

Por ju kini shumė kujdes lidhur me atė qė ėshtė caktuar tė shfaroset, qė tė mos jeni ju vetė tė mallkuar, duke marrė diēka qė ėshtė caktuar tė shfaroset, dhe ta bėni kėshtu kampin e Izraelit tė mallkuar, duke tėrhequr mbi tė fatkeqėsi.

19

Por i gjithė argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtėrohen Zotit; do tė hyjnė nė thesarin e Zotit".

20

Populli, pra, bėrtiti kur priftėrinjtė u ranė borive; dhe ndodhi qė, kur populli dėgjoi tingullin e borive, nxori njė britmė tė madhe dhe muret u rrėzuan duke u shėmbur. Populli u ngjit nė qytet, secili drejt, pėrpara, dhe e shtiu nė dorė atė.

21

Dhe shfarosėn gjithēka ishte nė qytet, duke vrarė me shpatė burra e gra, fėmijė dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarė.

22

Pastaj Jozueu u tha dy burrave qė kishin vėzhguar vendin: "Shkoni nė shtėpinė e asaj prostitute dhe nxirrni jashtė gruan dhe tėrė ato gjėra qė i pėrkasin asaj, siē i jeni betuar".

23

Atėherė tė rinjtė qė kishin vėzhguar vendin shkuan dhe nxorėn jashtė Rahabin, tė atin, tė ėmėn, tė vėllezėrit dhe gjithēka i pėrkiste asaj; kėshtu nxorėn jashtė tė gjithė tė afėrmit e saj dhe i lanė jashtė kampit tė Izraelit.

24

Pastaj i vunė zjarrin qytetit dhe tėrė gjėrave qė ai pėrmbante; morėn vetėm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, qė i vunė nė thesarin e shtėpisė sė Zotit.

25

Por Jozueu e la tė gjallė prostitutėn Rahab, familjen e atit tė saj dhe gjithēka qė i pėrkiste; kėshtu qė ajo banoi nė mes tė Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit qė Jozueu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar Jerikon.

26

Atė ditė Jozueu u betua duke thėnė: "Qoftė i mallkuar para Zotit ai njeri qė do tė ngrihet tė rindėrtojė qytetin e Jerikos! Ai do tė hedhė themelet mbi tė parėlindurin e tij, dhe do t`i lartojė portat mbi birin e tij mė tė vogėl".

27

Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u pėrhap nė tė gjithė vendin.

Jozueu 7