Bibla Shqip

Jozueu 4

Jozueu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Kur tė gjithė mbretėrit e Amorejve qė ndodheshin matanė Jordanit nė drejtim tė perėndimit dhe tėrė mbretėrit e Kananejve qė ishin pranė detit mėsuan qė Zoti kishte tharė ujėrat e Jordanit para bijve

2

Nė atė kohė Zoti i tha Jozueut: "Bėj thika prej guri dhe fillo pėrsėri tė rrethpresėsh bijtė e Izraelit".

3

Kėshtu Jozueu bėri thika prej guri dhe rrethpreu bijtė e Izraelit mbi kodrinėn e Haaralothit.

4

Kjo qe arsyeja pėr tė cilin Jozueu i rrethpreu; i tėrė populli qė kishte dalė nga Egjipti, meshkujt, tėrė burrat luftėtarė, kishin vdekur nė shkretėtirė gjatė rrugės, mbasi kishin dalė nga Egjipti.

5

Ndėrsa tėrė populli qė kishte dalė nga Egjipti ishte rrethprerė, tėrė populli qė kishte lindir nė shkretėtirė gjatė rrugės mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprerė.

6

Nė fakt bijtė e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nėpėr shkretėtirė deri sa tėrė populli, domethėnė luftėtarėt qė kishin dalė nga Egjipti, u shkatėrruan, sepse nuk i ishin bindur zėrit tė Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar qė nuk do t`u tregonte vendin qė do t`u jepte etėrve tė tyre, njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė.

7

Kėshtu Jozueu i rrethpreu bijtė e tyre, qė Perėndia i kishte vėnė nė vend tė tyre, sepse ishin tė parrethprerė, sepse nuk ishin rrethprerė gjatė rrugės.

8

Kur mbaroi rrethprerja e tėrė meshkujve, ata qėndruan atje ku ishin, nė kamp, deri sa u shėruan.

9

Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Sot ju hoqa turpėrimin e Egjiptit", dhe ai vend u quajt Gilgal deri nė ditėt e sotme.

10

Bijtė e Izraelit e ngritėn kampin e tyre nė Gilgal dhe e kremtuan Pashkėn ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit, nė tė ngrysur, nė fushat e Jerikos.

11

Tė nesėrmen e Pashkės hėngrėn prodhime tė vendit, bukė tė ndorme dhe grurė tė pjekur po atė ditė.

12

Tė nesėrmen hėngrėn prodhime tė vendit, mana mbaroi; kėshtu bijtė e Izraelit nuk patėn mė manė, por atė vit hėngrėn frytet e vendit tė Kanaanit.

13

Por ndodhi qė, ndėrsa Jozueu ishte afėr Jerikos, ngriti sytė dhe shikoi, dhe ja, njė njeri i qėndronte pėrpara, me nė dorė njė shpatė tė zhveshur. Jozueu i doli pėrballė dhe i tha: "A je ti pėr ne o pėr armiqtė tanė?".

14

Ai u pėrgjigj: "Jo, unė jam kreu i ushtrisė sė Zotit; sapo kam arritur nė kėtė ēast". Atėherė Jozueu ra pėrmbys para tij dhe tha: "Ēfarė dėshiron t`i thotė Zotėria ime shėrbėtorit tė tij?".

15

Kreu i ushtrisė sė Zotit i tha Jozueut: "Zbath sandalet, sepse vendi ku je ėshtė i shenjtė". Dhe Jozueu veproi ashtu.

Jozueu 6