Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 30

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe kėto fjalė tėrė Izraelit,

2

dhe u tha banorėve tė tij: "Unė jam sot njėqind e njėzet vjeē, nuk mundem mė tė hyj dhe tė dal; pėrveē kėsaj Zoti mė ka thėnė: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".

3

Zoti, Perėndia yt, do tė kalojė ai vetė para teje, dhe do tė shkatėrrojė para teje kėto kombe, dhe ti do t`i shpronėsosh; vetė Jozueu do tė kalojė para teje, siē e ka thėnė Zoti.

4

Dhe Zoti do t`u bėjė atyre atė qė u bėri Sihonit dhe Ogut, mbretit tė Amorejve, dhe vendit tė tyre, kur i shkatėrroi.

5

Zoti do t`i kalojė nė pushtetin tuaj dhe ju do t`i trajtoni sipas tė gjitha urdhėrave qė ju kam dhėnė.

6

Tregohuni tė fortė dhe trima, mos kini frikė, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė ai vetė qė ecėn me ty; ai nuk do tė tė lėrė dhe nuk ka pėr tė tė braktisur".

7

Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha nė prani tė tė gjithė Izraelit: "Qofsh i fortė dhe trim, sepse ti do tė hysh bashkė me kėtė popull nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tė tyre, dhe ti do t`ua japėsh atyre si trashėgimi

8

Pėrveē kėsaj Zoti vetė ecėn para teje; ai do tė jetė me ty; nuk do tė tė lėrė dhe s`ka pėr tė tė braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".

9

Kėshtu Moisiu e shkrojti kėtė ligj dhe ia dorėzoi priftėrinjve, bijve tė Levit, qė mbajnė arkėn e besėlidhjes tė Zotit dhe tė gjithė pleqve tė Izraelit.

10

Pastaj Moisiu i urdhėroi ata, duke thėnė: "Nė fund tė ēdo shtatė vjetve, nė kohėn e caktuar si vit i faljes, nė festėn e Kasolleve,

11

kur tėrė Izraeli do tė vijė tė paraqitet pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė ai ka zgjedhur, do tė lexosh kėtė ligj para tėrė Izraelit, nė veshėt e tėrė izraelitėve.

12

Do tė mbledhėsh popullin, burra, gra, fėmijė dhe tė huajin qė ndodhet brenda portave tė tua, qė tė dėgjojnė dhe tė mėsojnė tė kenė frikė nga Zoti, Perėndia juaj, dhe tė kenė kujdes tė zbatojnė nė praktikė tėrė fjalėt e kėtij ligji,

13

kėshtu qė bijtė e tyre qė akoma nuk e njohin, tė dėgjojnė Zotin, Perėndinė tuaj, dhe tė kenė frikė prej tij, pėr tė gjithė kohėn qė do tė jetoni nė vendin qė ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin".

14

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni nė ēadrėn e mbledhjes me qėllim qė tė mund t`i jap urdhrat e mia". Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, tė paraqiten nė ēadrėn e mbledhjes.

15

Dhe Zoti u paraqit nė ēadėr nė njė shtyllė reje; dhe shtylla e resė u ndal nė hyrjen e ēadrės.

16

Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, ti do tė shkosh tė flesh bashkė me etėrit e tu; dhe ky popull do tė ēohet dhe do tė kurvėrohet duke shkuar pas perėdive tė huaja tė vendit nė mes tė tė cilit po shkon; dhe do tė mė braktisė mua dhe do tė shkelė besėlidhjen qė kam lidhur me tė.

17

Dhe atė ditė zemėrimi im do tė ndizet kundėr tyre; unė do t`i braktis dhe do t`u fsheh fytyrėn time, dhe do tė pėrpihen. Shumė tė kėqia dhe fatkeqėsi do t`u bien pėrsipėr; dhe atė ditė ata do tė thonė: "Kėto tė kėqia na kanė zėnė ndofta sepse Perėndia ynė nuk ėshtė nė mes nesh?".

18

Atė ditė unė do ta fsheh me siguri fytyrėn time pėr shkak tė tėrė tė kėqiave qė ata kanė bėrė, duke iu drejtuar perėndive tė tjera.

19

Tani shkruajeni pėr ju kėtė kantik dhe mėsojuani bijve tė Izraelit; vėreni nė gojėn e tyre, me qėllim qė ky kantik tė mė shėrbejė si dėshmi kundėr bijve tė Izraelit.

20

Kur t`i kem futur nė vendin, qė u premtova etėrve tė tyre me betim, aty ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė, dhe ata tė kenė ngrėnė, tė jenė ngopur dhe tė kenė vėnė dhjamė, atėherė do t`u drejtohen perėndive tė tjera pėr t`i shėrbyer, dhe do tė pėrēmojnė dhe do tė shkelin besėlidhjen time.

21

Atėherė do tė ndodhė qė kur shumė tė kėqia dhe fatkeqėsi do t`u kenė zėnė, ky himn fetar do tė dėshmojė kundėr tyre, sepse ai nuk do tė harrohet dhe do tė mbetet mbi buzėt e pasardhėsve tė tyre; unė njoh nė fakt qėllimet e tyre, edhe para se t`i kem futur nė vendin qė u kam premtuar me betim".

22

Kėshtu Moisiu e shkrojti atė ditė kėtė kantik dhe ua mėsoi bijve tė Izraelit.

23

Pastaj i dha urdhėrat e tij Jozueut, birit tė Nunit dhe i tha: "Tė jesh i fortė dhe trim, sepse ti do t`i futėsh bijtė e Izraelit nė vendin qė u kam premtuar me betim; dhe unė do tė jem me ty".

24

Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji,

25

u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė:

26

"Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje;

27

sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime!

28

Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn.

29

Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja".

30

Kėshtu Moisiu, nė veshėt e tė gjithė asamblesė sė Izraelit, shqiptoi fjalėt e kėtij kantiku deri nė fund.

Ligji i Pėrtėrirė 32