Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 28

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Kėto janė fjalėt e besėlidhjes qė Zoti i urdhėroi Moisiut tė pėrfundonte me bijtė e Izraelit nė vendin e Moabit, pėrveē besėlidhjes qė kishte bėrė me ta nė malin Horeb.

2

Moisiu thirri tėrė Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parė tė gjitha ato qė i ka bėrė Zoti nė Egjipt para syve tuaj Faraonit, tė gjithė shėrbėtorėve tė tij dhe tėrė vendit;

3

sytė tuaj kanė parė mjerimet e mėdha, shenjat dhe mrekullitė e mėdha;

4

por deri sot Zoti nuk ju ka dhėnė zemėr pėr tė kuptuar, sy pėr tė parė dhe veshė pėr tė dėgjuar.

5

Unė ju kam udhėhequr dyzet vjet nė shkretėtirė; rrobat tuaja nuk ju janė prishur nė trup, sandalet tuaja nuk iu janė konsumuar nė kėmbėt tuaja.

6

Nuk keni ngrėnė bukė dhe nuk keni pirė verė as pije dehėse, me qėllim qė tė njihnit qė unė jam Zoti, Perėndia juaj.

7

Kur arritėt nė kėtė vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolėn kundėr nesh pėr tė luftuar, por ne i mundėm,

8

pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamė nė trashėgimi Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit.

9

Respektoni, pra, fjalėt e kėsaj besėlidhje dhe zbatojeni nė praktikė, me qėllim qė tė keni mbarėsi nė ēdo gjė qė bėni.

10

Sot tė gjithė ju ndodheni para Zotit, Perėndisė tuaj: krerėt tuaj, fiset tuaja, pleqtė tuaj, zyrtarėt tuaj, tėrė njerėzit e Izraelit,

11

fėmijėt tuaj, gratė tuaja dhe i huaji qė ndodhet nė mes tė kampit tėnd, duke filluar nga ai qė ēan drutė deri tek ai qė nxjerr ujin tėnd,

12

pėr tė hyrė nė besėlidhjen e Zotit, Perėndisė tėnd, dhe nė betimin e tij qė Zoti, Perėndia yt, bėn sot me ty,

13

pėr tė tė vendosur sot si popull tė tij dhe pėr tė qėnė Perėndia yt, ashtu si tė tha dhe si iu betua etėrve tė tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

14

Unė e bėj kėtė besėlidhje dhe kėtė betim jo vetėm me ju,

15

por edhe me ata qė janė sot para Zotit, Perėndisė tonė, dhe me ata qė sot nuk janė kėtu me ne.

16

(Sepse ju e dini qė kemi banuar nė vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar nė mes tė kombeve, qė u keni rėnė mes pėr mes;

17

dhe keni parė gjėrat e tyre tė neveritshme, idhujt e tyre prej druri, guri, argjendi dhe ari, qė ndodhen nė mes tyre).

18

Tė mos ketė midis jush burrė a grua, familje a fis zemra e tė cilit tė largohet nga Zoti, Perėndia ynė, dhe tė shkojė t`u shėrbejė perėndive tė kėtyre kombeve, nuk duhet tė ketė midis jush asnjė rrėnjė qė prodhon helmin dhe pelinin;

19

dhe tė mos ndodhė qė dikush, duke dėgjuar fjalėt e kėtij betimi, tė vetėbekohet nė zemėr tė tij, duke thėnė: "Do tė kem paqe, edhe sikur tė eci me kokėfortėsinė e zemrės sime", ashtu si i dehuri tė mund tė pėrfshihej tė pėrkorin.

20

Por Zoti nuk mund ta falė kurrė; por nė kėtė rast zemėrimi i Zotit dhe zilia e tij do tė ndizen kundėr tij dhe tė gjitha mallkimet qė janė shkruar nė kėtė libėr do tė bien mbi tė, dhe Zoti do ta fshijė emrin e tij poshtė qiellit;

21

Zoti do ta veēojė pėr ta shkatėrruar nga tė gjitha fiset e Izraelit, simbas tė gjitha mallkimeve tė besėlidhjes sė shkruar nė kėtė libėr tė ligjit.

22

Kėshtu brezi i ardhshėm i bijve tuaj qė do tė dalė pas jush dhe i huaji qė do tė vijė nga njė vend i largėt, duke parė mjerimet dhe lėngatat qė Zoti u ka dhėnė, do tė thonė:

23

"Tėrė toka ėshtė squfur, kripė, zjarrmi; nuk ėshtė mbjellė, nuk prodhon mė asgjė dhe nė tė nuk rritet asnjė bar, ashtu si pas shkatėrrimit tė Sodomės, tė Gomorrės, tė Admahut dhe tė Tseboimit, qė Zoti shkatėrroi gjatė zemėrimit dhe tėrbimit tė tij".

24

Po, tė gjitha kombet do tė thonė: "Pse Zoti e trajtoi kėshtu kėtė vend? Pse ky zemėrim kaq i madh?".

25

Atėherė do tė pėrgjigjen: "Sepse kanė braktisur besėlidhjen e Zotit, Perėndisė sė etėrve tė tyre, qė ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;

26

sepse ata shkuan t`u shėrbejnė perėndive tė tjera dhe ranė pėrmbys pėrpara tyre, perėndi qė ata nuk i njihnin dhe qė Zoti nuk u kishte dhėnė atyre.

27

Pėr kėtė arėsye u ndez zemėrimi i Zotit kundėr kėtij vendi, me qėllim qė tė gjitha mallkimet e shkruara nė kėtė libėr tė binin mbi tė;

28

dhe Zoti i shkėputi nga vendi i tyre me zemėrim, me tėrbim dhe me indinjatė tė madhe dhe i hodhi nė njė vend tjetėr, siē po ndodh sot".

29

Gjėrat e fshehta i pėrkasin Zotit, Perėndisė tonė, por gjėrat e shfaqura janė pėr ne dhe pėr bijtė tanė pėr gjithnjė, me qėllim qė tė zbatojmė nė praktikė tėrė fjalėt e kėtij ligji".

Ligji i Pėrtėrirė 30