Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 27

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

"Tani, nė rast se ti i bindesh me zell zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke pasur kujdes tė zbatosh tėrė urdhėrimet e tij qė sot unė po tė urdhėroj, do tė ndodhė qė Zoti, Perėndia yt, do tė tė lartėsojė mbi tė gjitha kombet e dheut;

2

tė gjitha kėto bekime do tė bien mbi ty dhe do tė tė zėnė, nė rast se dėgjon zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd:

3

Do tė jesh i bekuar nė qytete dhe nė fshatra.

4

I bekuar do tė jetė edhe fryti i barkut tėnd, fryti i tokės dhe i bagėtisė sate, pjelljet e lopėve tė tua dhe fryti i deleve tė tua.

5

Tė bekuara do tė jenė shporta dhe magjja jote.

6

Do tė jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.

7

Zoti do tė veprojė nė mėnyrė qė armiqtė e tu, qė ngrihen kundėr teje, tė munden para teje; do tė dalin kundėr teje nėpėr njė rrugė, por do tė ikin para teje nėpėr shtatė rrugė.

8

Dhe Zoti do ta urdhėrojė bekimin tė ndodhet mbi ty nė hambaret e tua dhe mbi tė gjitha ato gjėra ku ti do tė vėsh dorė; dhe do tė tė bekojė nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, tė jep.

9

Zoti do tė tė vendosė nė mėnyrė qė tė jesh pėr tė njė popull i shenjtė, ashtu si tė ėshtė betuar, nė qoftė se do tė respektosh urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tėnd, dhe do tė ecėsh nė rrugėt e tij;

10

kėshtu tėrė popujt e dheut do tė shohin qė ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do tė kenė frikė prej teje.

11

Zoti, Perėndia yt, do tė tė mbushė me tė mira, me frytin e barkut tėnd, me frytin e bagėtisė sate dhe me frytin e tokės sate nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tė tu.

12

Zoti do tė hapė pėr ty qiellin, thesarin e tij tė mirė, pėr t`i dhėnė tokės sate shiun nė kohėn e duhur dhe pėr tė bekuar veprėn e duarve tė tua; ti do t`u japėsh hua shumė kombeve, por nuk do tė marrėsh asgjė hua.

13

Zoti do tė bėjė qė tė jesh koka dhe jo bishti, dhe do tė jesh gjithnjė lart dhe kurrė poshtė, nė rast se u bindesh urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tėnd, qė sot tė urdhėron t`i respektosh dhe t`i zbatosh nė praktikė.

14

Kėshtu nuk do tė shmangesh as djathtas, as majtas nga asnjė prej fjalėve qė sot ju urdhėroj, pėr tė shkuar pas perėndive tė tjera dhe pėr t`u shėrbyer atyre.

15

Por nė rast se nuk i bindesh zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, pėr tė respektuar me kujdes tė gjitha urdhėrimet dhe tė gjitha statutet e tij qė sot tė urdhėroj, do tė ndodhė qė tė gjitha kėto mallkime do tė bien mbi ty dhe do tė tė gjejnė.

16

Do tė jesh i mallkuar nė qytet dhe do tė jesh i mallkuar nė fshat.

17

Tė mallkuara do tė jenė shporta jote dhe magjja jote.

18

I mallkuar do tė jetė fryti i barkut tėnd, fryti i tokės sate, pjelljet e lopėve tė tua dhe fryti i deleve tė tua.

19

Do tė jesh i mallkuar kur hyn dhe i mallkuar kur del.

20

Zoti do tė dėrgojė kundėr teje mallkimin, rrėmujėn dhe mosmiratimin pėr ēdo gjė mbi tė cilėn do tė vėsh dorė dhe qė do tė bėsh, deri sa ti tė shkatėrrohesh dhe tė vdesėsh shpejt, pėr shkak tė ligėsisė sė veprimeve tė tua nė tė cilat mė ke braktisur.

21

Zoti do tė bėjė qė tė tė zėrė murtaja, deri sa tė konsumohesh prej saj nė vendin ku je duke hyrė pėr ta pushtuar.

22

Zoti do tė godasė me ligėshtim, me ethe, me mahisje, me vapė djegėse, me shpatė, me plasje dhe vrug, qė do tė ndjekin deri nė shkatėrrimin tėnd.

23

Qielli mbi kokėn tėnde do tė jetė prej bakri dhe toka poshtė teje do tė jetė prej hekuri.

24

Zoti do ta kthejė shiun e vendit tėnd nė rėrė dhe pluhur, qė do tė bien mbi ty deri sa tė shkatėrrohesh.

25

Zoti do tė tė braktisė nė disfatė dhe nė masakėr para armiqve tė tu; do tė dalėsh kundėr tyre nga njė rrugė dhe do tė largohesh prej tyre duke ua mbathur nėpėr shtatė rrugė; dhe kėshtu do tė bėhesh njė objekt urrejtjeje nga ana e tė gjitha mbretėrive tė dheut.

26

Kufomat e tua do t`u shėrbejnė si ushqim tėrė zogjve tė qiellit dhe kafshėve tė tokės, dhe askush nuk ka pėr t`i pėrzėnė.

27

Zoti do tė tė godasė me ulcerėn e Egjiptit, me hemorroidet, me zgjeben dhe me qerren, sėmundje nga tė cilat nuk do tė mund tė shėrohesh.

28

Zoti do tė tė godasė me marrėzinė, me verbėrinė dhe me shushatjen e zemrės;

29

dhe do tė ecėsh me tahmin nė mes tė ditės, ashtu si ecėn i verbėri nė errėsirė; nuk do tė kesh mbarėsi nė rrugėt e tua, por do tė jesh vetėm i shtypur dhe i zhveshur vazhdimisht pa pasur ndihmėn e askujt.

30

Do tė fejohesh me njė femėr, por njė burrė tjetėr do tė bjerė nė shtrat me tė; do tė ndėrtosh njė shtėpi, por nuk do tė banosh nė tė; do tė mbjellėsh njė vresht, por nuk do tė mbledhėsh rrushin e tij.

31

Kau yt do tė vritet para syve tė tu, por ti nuk do tė hash mishin e tij; gomarin tėnd do tė ta marrin nė praninė tėnde dhe nuk do tė ta kthejnė; delet e tua do t`ua japin armiqve tė tu dhe askush nuk do tė tė ndihmojė.

32

Bijtė e tu dhe bijat e tua do t`i jepen njė populli tjetėr; sytė e tu do tė shikojnė dhe do tė pėrgjerohen tėrė ditėn nga dėshira pėr t`i parė, dhe dora jote do tė jetė pa fuqi.

33

Njė popull qė ti nuk e ke njohur, do tė hajė frytin e tokės sate dhe tė gjithė mundit tėnd, dhe pa tjetėr do tė jesh i shtypur dhe i dėrmuar vazhdimisht.

34

Do tė ēmėndesh para pamjes qė do tė shohin sytė e tu.

35

Zoti do tė tė godasė nė gjunjėt dhe nė kofshėt me njė ulcer tė keqe, nga e cila nuk do tė mund tė shėrohesh, nga tabani i kėmbėve deri nė majė tė kokės.

36

Zoti do tė tė ēojė ty dhe mbretin tėnd, qė e ke vėnė mbi ty, nė njė komb qė as ti, as etėrit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t`u shėrbeni perėndive tė tjera prej druri dhe prej guri;

37

dhe do tė bėhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje nė mes tėrė popujve pranė tė cilėve do tė tė ēojė Zoti.

38

Do tė ēosh shumė farė nė arė por do tė korrėsh pak, sepse karkaleci do ta gllabėrojė.

39

Do tė mbjellėsh vreshta, do t`i punosh, por nuk do tė pish verė as do tė mbledhėsh rrush, sepse krimbi do t`i hajė.

40

Do tė kesh ullinj nė tė gjithė territorin tėnd, por nuk do tė lyesh me vaj, sepse ullinjtė e tu do tė bien.

41

Do tė tė lindin bij dhe bija, por nuk do tė jenė tė tutė, sepse do tė shkojnė nė skllavėri.

42

Tėrė pemėt e tua dhe frytet e tokės sate do tė jenė pre nga karkalecit.

43

I huaji qė ndodhet nė mes teje do tė ngrihet gjithnjė e mė lart mbi ty dhe ti do tė biesh gjithnjė e mė poshtė.

44

Ai do tė tė japė hua, por ti nuk do t`i japėsh hua atij; ai do tė jetė koka dhe ti bishti.

45

Tė gjitha kėto mallkime do tė bien mbi ty, do tė tė ndjekin dhe do tė tė zėnė deri sa tė shkatėrrohesh, sepse nuk iu binde zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke respektuar urdhėrimet dhe statutet qė ai tė ka urdhėruar.

46

Ato do tė jenė si njė shenjė dhe si njė mrekulli pėr ty dhe pasardhėsit e tu, pėr gjithnjė.

47

Sepse nuk i ke shėrbyer Zotit, Perėndisė tėnd, me gėzim dhe hare nė zemėr pėr bollėkun nė ēdo gjė,

48

do t`u shėrbesh armiqve tė tu qė Zoti do tė dėrgojė kundr teje, nė njė gjendje urije, etjeje, lakuriqėsie dhe mungese tė ēdo gjėje; dhe ai do tė vėrė njė zgjedhė tė hekurt rreth qafės sate deri sa tė tė shkatėrrojė.

49

Zoti do tė sjellė kundėr teje nga larg, nga skajet e dheut, njė komb tė shpejtė, si shqiponja qė fluturon, njė komb gjuhėn e tė cilit ti nuk do ta kuptosh,

50

njė komb me njė pamje tė egėr qė nuk do tė respektojė plakun dhe nuk do tė ketė mėshirė pėr tė voglin,

51

dhe do tė hajė frytin e bagėtisė sate dhe prodhimin e tokės sate, deri sa tė shkatėrrohesh; dhe nuk do tė lėrė as grurė, as musht, as vaj as pjelljet e lopėve tė tua ose pjelljet e deleve tė tua, deri sa tė tė ketė shkatėrruar.

52

Dhe do tė rrethojė nė tė gjitha qytetet e tua, deri sa tė rrėzohen nė tė gjithė vendin muret e larta dhe tė fortifikuara te tė cilat kishte besim. Do tė tė rrethojė nė tė gjitha qytetet e tua, nė tė gjithė vendin qė Zoti, Perėndia yt, tė ka dhėnė.

53

Pėrveē kėsaj gjatė rrethimit dhe nė fatkeqėsinė nė tė cilėn do tė tė katandisė armiku yt, do tė hash frytin e barkut tėnd, mishin e bijve dhe tė bijave tė tua, qė Zoti, Perėndia yt, tė ka dhėnė.

54

Njeriu mė zemėrbutė dhe mė delikat do tė ketė njė zemėr kaq keqdashėse ndaj vėllait tė tij, ndaj gruas qė pushon mbi kraharorin e tij e ndaj fėmijėve qė ka akoma,

55

sa tė mos i japė asnjerit prej tyre mishin e bijve tė tij, qė ai do tė hajė pėr vete, sepse nuk do t`i mbetet asgjė gjatė rrethimit dhe nė mjerimin nė tė cilin do ta katandisin armiqtė e tu nė tė gjitha qytetet e tua.

56

Gruaja mė zemėrbutė dhe delikate midis jush, qė pėr delikatesėn dhe elegancėn e saj do tė kishte guxuar tė vendoste tabanin e kėmbės nė tokė, do tė ketė njė zemėr keqbėrėse ndaj burrit qė pushon mbi gjirin e saj, ndaj djalit dhe vajzės sė saj,

57

ndaj placentės qė del nga barku i saj dhe ndaj fėmijėve qė lind, sepse ajo do t`i hajė fshehurazi, pėr shkak se ēdo gjė mungon gjatė rrethimit dhe pėr shkak tė mjerimit tė madh qė do tė pėsosh nga armiqtė e tu nė tė gjitha qytetet e tua.

58

Po tė mos kesh kujdes tė zbatosh nė praktikė tė gjitha fjalėt e kėtij ligji, qė janė shkruar nė kėtė libėr, duke pasur frikė nga ky emėr i lavdishėm dhe i tmerrshėm, Zoti, Perėndia yt,

59

atėherė Zoti do tė lėshojė mbi ty dhe mbi pasardhėsit e tu mjerime tė papėrshkrueshme, tė mėdha dhe tė zgjatura, si dhe sėmundje tė kėqija dhe tė qėndrueshme;

60

pėrveē kėsaj do tė kthejė mbi ty tė gjitha sėmundjet e Egjiptit, nga tė cilat kishe frikė, dhe ato do tė tė ngjiten.

61

Edhe tė gjitha sėmundjet dhe tėrė fatkeqėsitė e pashkruara nė librin e kėtij ligji, Zoti do t`i sjellė mbi ty, deri sa tė shkatėrrohesh.

62

Kėshtu do tė mbeteni pak, mbasi keni qenė shumė si yjet e qiellit, sepse nuk i je bindur zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd.

63

Dhe do tė ndodhė qė, ashtu si Zoti ndjente kėnaqėsi t`ju bėnte tė mirė dhe t`ju shumėzonte, po kėshtu Zoti do tė ndjejė kėnaqėsi duke ju zhdukur dhe shkatėrruar; dhe do t`ju rrėmbejnė nga vendi ku po hyni pėr ta pushtuar.

64

Zoti do tė tė shpėrndajė midis tėrė popujve, nga njeri skaj i tokės nė tjetrin; dhe atje ti do t`u shėrbesh perėndive tė tjera, qė as ti as etėrit e tu nuk i keni njohur kurrė, perėndi prej druri dhe prej guri.

65

Dhe midis atyre kombeve nuk do tė gjesh prehje dhe vend ku tė pushojnė tabanėt e kėmbėve tė tua; aty Zoti do tė tė japė njė zemėr tė drithėruar, sy pėrgjėrues dhe ankth nė shpirt.

66

Jeta jote do tė qėndrojė pėrpara pezull nė pasiguri; do tė dridhesh natėn dhe ditėn dhe nuk do tė kesh asnjė siguri pėr qenien tėnde.

67

Nė mėngjes do tė thuash: "Ah, tė ishte mbrėmje!", dhe nė mbrėmje do tė thuash: "Ah, tė ishte mėngjes!", pėr shkak tė llahtarės qė do tė mbushė zemrėn tėnde dhe tė pamjes qė do tė shohin sytė e tu.

68

Dhe Zoti do tė tė kthejė nė Egjipt me anije, nėpėr rrugėn qė tė pata thėnė: "Nuk do ta shohėsh mė kurrė!". Dhe aty do t`ju ofrojnė armiqve tuaj pėr t`ju shitur si skllevėr dhe si skllave, por askush nuk do t`ju blejė".

Ligji i Pėrtėrirė 29