Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 24

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 25

1

"Nė rast se fillon njė grindje midis burrave dhe ata paraqiten nė gjyq, gjykatėsit do t`i gjykojnė duke i dhėnė pafajėsinė tė pafajshmit dhe duke dėnuar fajtorin.

2

Pastaj nė se fajtori meriton tė rrihet, gjykatėsi do tė urdhėrojė qė ta shtrijnė pėr tokė dhe ta rrahin nė prani tė tij, me njė numėr goditjesh simbas shkallės sė fajit tė tij.

3

Mund t`i jepen dyzet goditje, por jo mė tepėr, sepse, duke e kaluar kėtė masė dhe duke e rrahur me njė numėr mė tė madh goditjesh, yt vėlla tė mos pėrēmohet nė sytė e tu.

4

Nuk do t`i vėsh turizėn kaut qė shin grurin.

5

Nė rast se disa vėllezėr banojnė bashkė dhe njeri prej tyre vdes pa lėnė fėmijė, gruaja e tė ndjerit nuk do tė martohet me njė tė huaj jashtė familjes; i kunati do tė hyjė tek ajo dhe do ta marrė

6

dhe i parėlinduri qė ajo do tė lindė do tė marrė emrin e vėllait tė vdekur, me qėllim qė emri i tij tė mos fshihet nė Izrael.

7

Por nė rast se ai burrė nuk dėshiron tė marrė tė kunatėn, kjo do tė ngjitet nė portėn e pleqve dhe do tė thotė: "Im kunat nuk pranon ta ngrerė emrin e vėllait tė tij nė Izrael; ai nuk dėshiron tė kryejė ndaj meje detyrėn e kunatit".

8

Atėherė pleqtė e qytetit tė tij do ta thėrrasin dhe do t`i flasin; dhe nė qoftė se ai ngul kėmbė dhe thotė: "Nuk dua ta marr",

9

atėherė kunata e tij do t`i afrohet nė prani tė pleqve do t`i heqė sandalėn nga kėmba, do ta pėshtyjė nė fytyrė dhe do t`i thotė: "Kėtė do tė pėsojė ai qė nuk dėshiron tė ndėrtojė shtėpinė e vėllait tė tij".

10

Dhe emri i tij nė Izrael do tė jetė: "Shtėpia e atij tė cilit i ėshtė hequr sandalja".

11

Nė rast se dy burra kanė njė grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet pėr tė liruar tė shoqin nga duart e atij qė e rreh, shtrin dorėn dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t`i pritet dora;

12

syri yt nuk do tė ketė mėshirė pėr tė.

13

Nuk do tė kesh nė thesin tėnd dy pesha, njė tė madhe dhe njė tė vogėl.

14

Nuk do tė kesh nė shtėpi dy masa, njė tė madhe dhe njė tė vogėl.

15

Do tė kesh njė peshė tė saktė dhe tė drejtė, do tė kesh njė masė tė saktė dhe tė drejtė, me qėllim qė ditėt e tua tė zgjaten nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep.

16

Sepse tė gjithė ata qė kryejnė veprime tė tilla, tė gjithė ata qė sillen nė mėnyrė jo tė drejtė, urrehen nga Zoti, Perėndia yt.

17

Kujto atė qė tė bėri Amaleku gjatė rrugės, kur dolėt nga Egjipti;

18

ai tė doli pėrballė rrugės, duke sulmuar nga prapa tėrė tė dobėtit qė ishin tė fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikė nga Perėndia.

19

Kur, pra, Zoti, Perėndia yt, do tė sigurojė qetėsi nga armiqtė e tu rreth e pėrqark vendit qė Zoti, Perėndia yt, tė jep si trashėgimi pėr ta pushtuar, do tė fshish kujtimin e Amalekut nėn qiellin; mos e harro!".

Ligji i Pėrtėrirė 26