Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 21

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

"Nė qoftė se shikon kaun ose delen e vėllait tėnd qė e kanė humbur rrugėn, ti nuk do tė bėsh sikur nuk i ke parė, por do ta marrėsh pėrsipėr t`ia ēosh pėrsėri vėllait tėnd.

2

Dhe nė qoftė se vėllai yt nuk banon afėr teje dhe ti nuk e njeh, do ta ēosh kafshėn nė shtėpinė tėnde deri sa yt vėlla tė fillojė ta kėrkojė; dhe atėherė do t`ia kthesh.

3

Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprosh me gomarin, rrobat dhe ēfarėdo send tjetėr qė yt vėlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do tė bėsh sikur nuk i ke parė.

4

Nė qoftė se ti shikon gomarin e vėllait tėnd apo kaun e tij tė rrėzuar gjatė rrugės, ti nuk do tė bėsh sikur nuk i ke parė, por do tė ndihmosh tėt vėlla pėr t`i ngritur.

5

Gruaja nuk do tė veshė rroba burrash, as burri nuk ka pėr tė veshur rroba grash, sepse kushdo qė bėn gjėra tė tilla neveritet nga Zoti, Perėndia yt.

6

Nė rast se rrugės tė rastis tė gjesh mbi njė dru ose pėr tokė njė fole zogu me gjithė tė vegjėlit ose me vezėt dhe nėnėn qė ngroh tė vegjėlit apo vezėt, nuk ke pėr tė marrė nėnėn me tė vegjėlit;

7

do tė lesh nėnėn tė ikė dhe do tė marrėsh pėr vete tė vegjėlit, qė ti tė kesh mbarėsi dhe tė zgjatėsh ditėt e tua.

8

Kur tė ndėrtosh njė shtėpi tė re do tė ngresh njė parapet rreth ēatisė sė saj pėr tė mos tėrhequr njė faj gjaku mbi shtėpinė tėnde, nė rast se dikush rrėzohet nga ēatia.

9

Nuk do tė mbjellėsh nė vreshtin tėnd farėra tė llojeve tė ndryshme, me qėllim qė prodhimi i asaj qė ke mbjellė dhe renta e vreshtit tė mos preken.

10

Nuk do tė punosh njėkohėsisht me njė ka dhe njė gomar.

11

Nuk do tė veshėsh rroba tė bėra me njė stof tė pėrzierė leshi dhe liri.

12

Nuk do tė vėsh theka nė katėr cepat e mantelit me tė cilin mbulohesh.

13

Nė qoftė se njė burrė martohet me njė grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejė,

14

dhe e padit pėr gjėra tė turpshme dhe i nxjerr njė nam tė keq, duke thėnė: "Mora kėtė grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjėrisė",

15

babai dhe nėna e sė resė do tė marrin shenjat e virgjėrisė sė saj dhe do t`ua tregojnė pleqve tė qytetit, te porta;

16

dhe babai i sė resė do t`u thotė pleqve: "Unė ia dhashė time bijė pėr grua kėtij burri, por ai filloi ta urrejė,

17

dhe tani e akuzon pėr gjėra tė turpshme, duke thėnė: Nuk gjeta tek jote bijė shenjat e virgjėrisė; por kėto janė shenjat e virgjėrisė tė bijės sime". Dhe do tė shpalosin ēarēafin pėrpara pleqve tė qytetit.

18

Atėherė pleqtė e atij qyteti do tė marrin bashkėshortin dhe do ta dėnojnė me rrahje;

19

dhe duke qenė se i ka hapur njė nam tė keq njė virgjėreshe tė Izraelit, do t`i vėnė njė gjobė prej njėqind siklash argjendi, qė do t`ia japin tė atit tė sė resė; kėshtu ajo do tė mbetet bashkėshorte e tij dhe ai nuk do tė mund ta pėrzėrė deri sa tė rrojė.

20

Por nė qoftė se vėrtetohet fakti dhe tek e reja nuk janė gjetur shenjat e virgjėrisė,

21

atėherė do ta nxjerrin tė renė te pragu i shtėpisė sė babait tė saj dhe njerėzit e qytetit tė saj do ta vrasin me gurė, dhe ajo ka pėr tė vdekur, sepse ka kryer njė vepėr tė turpshme nė Izrael, duke u bėrė kurvė nė shtėpinė e atit tė saj. Kėshtu do tė shkulėsh tė keqen nga gjiri juaj

22

Nė rast se njė burrė gjendet nė shtrat me njė grua tė martuar, do tė vriten qė tė dy, si burri qė ka rėnė me gruan dhe gruaja. Kėshtu do tė shkulėsh tė keqen nga gjiri i Izraelit.

23

Kur njė vajzė e virgjėr ėshtė e fejuar, dhe njė burrė e gjen nė qytet dhe bie nė shtrat me tė,

24

qė tė dy do t`i ēoni nė portėn e atij qyteti dhe do t`i vritni me gurė, dhe ata do tė vdesin: vajza sepse, ndonėse ishte nė qytet, nuk bėrtiti, dhe burri sepse ka ēnderuar gruan e tė afėrmit tė tij. Kėshtu do ta shkulėsh tė keqen nga gjiri yt.

25

Por nė rast se burri gjen njė vajzė tė fejuar, nė arė, e dhunon dhe shtrihet me tė, atėherė do tė vritet vetėm burri qė ėshtė shtrirė me tė;

26

por nuk do t`i bėsh asgjė vajzės; kjo nuk ka asnjė mėkat qė meriton vdekjen, sepse ky rast ėshtė si ai kur njė njeri ngrihet kundėr tė afėrmit tė tij dhe e vret;

27

nė fakt ai e gjeti nė arė; vajza e fejuar ka bėrtitur, por nuk kishte njeri qė ta shpėtonte.

28

Nė rast se njė burrė gjen njė vajzė tė virgjėr qė nuk ėshtė e fejuar, e merr dhe bie nė shtrat me tė, dhe kapen nė flagrancė,

29

burri qė ėshtė shtrirė me tė do t`i japė atit tė vajzės pesėdhjetė sikla argjendi dhe ajo do tė bėhet bashkėshortja e tij, sepse e ka ēnderuar dhe nuk mund ta pėrzėrė sa tė jetė gjallė.

30

Asnjeri nuk ka pėr tė marrė gruan e atit tė tij, as ka pėr tė ngritur skajin e mbulesės sė atit tė tij".

Ligji i Pėrtėrirė 23