Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 6

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

"Kur Zoti, Perėndia yt, do tė tė fusė nė vendin ku ti po hyn pėr ta zotėruar atė, dhe kur tė ketė dėbuar para teje shumė kombe: Hitejtė, Girgashejtė, Amorejtė, Kananejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Gebusejtė,

2

dhe kur Zoti, Perėndia yt, t`i ketė lėnė nė pushtetin tėnd, ti do t`i mundėsh dhe do tė vendosėsh shfarosjen e tyre, nuk do tė bėsh asnjė aleancė me ta dhe nuk do tė tregosh asnjė mėshirė ndaj tyre.

3

Nuk do tė lidhėsh martesė me ta. Nuk do t`u japėsh bijat e tua bijve tė tyre dhe nuk do tė marrėsh bijat e tyre pėr bijtė e tu,

4

sepse do t`i largonin bijtė e tu nga unė pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera, dhe zemėrimi i Zotit do tė ndizej kundėr jush dhe do t`ju shkatėrronte menjėherė.

5

Por me ta do tė silleni kėshtu: do tė shkatėrroni altarėt e tyre, do tė copėtoni kolonat e tyre tė shenjta, do tė rrėzoni Asherimet e tyre dhe do t`u vini flakėn shėmbėlltyrave tė tyre tė gdhendura.

6

Me qenė se ti je njė popull qė je shenjtėruar tek Zoti, Perėndia yt; Zoti, Perėndia yt, tė ka zgjedhur pėr tė qenė thesari i tij i veēantė midis tėrė popujve qė ndodhen mbi faqen e dheut.

7

Zoti nuk e ka vėnė dashurinė e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit mė tė shumtė nga asnjė popull tjetėr; ju ishit nė fakt mė i vogli i tė gjithė popujve;

8

por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri tė mbajė betimin qė u ka bėrė etėrve tuaj, ai ju nxori me njė dorė tė fuqishme dhe ju shpėtoi nga shtėpia e skllavėrisė, nga dora e Faraonit, mbretit tė Egjiptit.

9

Prano, pra, qė Zoti, Perėndia yt, ėshtė Perėndia, Perėndia besnik qė respekton besėlidhjen e tij dhe tregohet i mbarė deri nė brezin e njėmijtė ndaj atyre qė e duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e tij,

10

por u pėrgjigjet menjėherė atyre qė e urrejnė, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t`u pėrgjigjet menjėherė atyre qė e urrejnė.

11

Prandaj respekto urdhėrimet, statutet dhe dekretet qė po tė jap sot, duke i zbatuar nė praktikė.

12

Kėshtu, nė rast se ju keni parasysh kėto ligje, i respektoni dhe i zbatoni nė praktikė, Zoti, Perėndia juaj, do ta mbajė besėlidhjen me ju dhe dashamirėsinė pėr tė cilėn u ėshtė betuar etėrve tuaj.

13

Ai do tė tė dojė, do tė tė bekojė dhe do tė tė shumėzojė, do tė bekojė frytin e gjiut tėnd dhe frytin e tokės sate, grurin tėnd, mushtin dhe vajin tėnd, pjelljet e lopėve dhe tė deleve tė tua nė vendin qė u betua t`u japė etėrve tė tu.

14

Ti do tė jesh mė i bekuari i tė gjithė popujve dhe nuk do tė ketė midis teje asnjė burrė apo grua shterpė, as edhe midis bagėtisė sate.

15

Zoti do tė largojė nga ti ēfarėdo lloj sėmundje, nuk do tė dėrgojė mbi ty asnjė tė keqe vdekjeprurėse tė Egjiptit qė ke njohur, por do t`i dėrgojė mbi tė gjithė ata qė tė urrejnė.

16

Do tė shfarosėsh, pra, tė gjithė popujt qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep nė pushtetin tėnd; syri yt nuk duhet tė ketė mėshirė pėr ta dhe mos u shėrbe perėndive tė tyre, sepse ky do tė ishte njė kurth pėr ty.

17

Nė zemrėn tėnde mund tė thuash: "Kėta kombe janė mė tė mėdhenj se unė, si do tė arrij unė t`i dėboj?".

18

Mos ki frikė prej tyre, por kujto atė qė Zoti, Perėndia yt, i bėri Faraonit dhe tė gjithė Egjiptasve;

19

kujto provat e mėdha qė pe me sytė e tu, shenjat dhe mrekullitė e dorės sė fuqishme dhe tė krahut tė shtrirė me tė cilėt Zoti, Perėndia yt, tė nxori nga Egjipti; kėshtu do tė veprojė Zoti, Perėndia yt, me tė gjithė popujt nga tė cilėt ke frikė.

20

Pėrveē kėsaj, Zoti, Perėndia yt, do tė ēojė kundėr tyre grerat, deri sa ata qė kanė mbetur dhe ata qė janė fshehur nga frika jote tė kenė vdekur.

21

Mos ki frikė prej tyre, sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė nė mes jush, njė Perėndi i madh dhe i tmerrshėm.

22

Zoti, Perėndia yt, do t`i dėbojė pak e nga pak kėto kombe para teje; ti nuk do tė arrish t`i zhdukėsh menjėherė, sepse pėrndryshe bishat e fushės do tė shtoheshin shumė kundėr teje;

23

por Zoti, Perėndia yt, do t`i vėrė nėn pushtetin tėnd, dhe do t`i hutojė shumė deri sa tė shfarosen.

24

Do tė japė nė duart e tua mbretėrit e tyre dhe ti do tė zhdukėsh emrat e tyre nėn qiejtė; askush nuk mund tė rezistojė para teje, deri sa t`i kesh shfarosur.

25

Do t`u vėsh flakėn shėmbėlltyrave tė gdhendura tė perėndive tė tyre; nuk do tė dėshirosh arin dhe argjendin qė ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrėsh pėr vete, pėrndryshe do tė biesh nė kurth, sepse kjo ėshtė njė gjė e neveritshme pėr Zotin, Perėndinė tėnd;

26

dhe nuk do tė futėsh gjėra tė neveritshme nė shtėpinė tėnde, sepse do tė dėnohesh me shkatėrrim ashtu si ato gjėra; do ta urresh dhe do ta kesh neveri plotėsisht, sepse ėshtė njė gjė e caktuar pėr t`u shkatėrruar".

Ligji i Pėrtėrirė 8