Bibla Shqip

Numrat 35

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 36

1

Kryefamiljarėt e bijve tė Galaadit, birit tė Makielit, bir i Manasit, tė familjeve tė bijve tė Jozefit, u ngritėn mė kėmbė dhe i dolėn pėrpara Moisiut dhe prijėsve, kryefamiljarėve tė bijve tė Izraelit,

2

dhe thanė: "Zoti ka urdhėruar zotėrinė time t`u japė nė trashėgimi me short vendin e bijve tė Izraelit; zotėria ime ka marrė gjithashtu urdhėrin e Zotit t`u japė trashėgiminė e vėllait tonė Tselofehad bijave tė tij.

3

Nė qoftė se ato martohen me njė nga bijtė e fiseve tė tjera tė Izraelit, trashėgimia e tyre do tė hiqet nga trashėgimia e etėrve tanė dhe do t`i shtohet trashėgimisė sė fisit nė tė cilin do tė hyjnė; kėshtu do tė hiqet nga trashėgimia qė na ra nė short.

4

Kur tė vijė jubileu i bijve tė Izraelit, trashėgimia e tyre do t`i shtohet trashėgimisė sė fisit tė cilit i pėrkasin tani; kėshtu trashėgimia e tyre do tė hiqet nga trashėgimia e fisit tė etėrve tanė".

5

Atėherė Moisiu urdhėroi bijtė e Izraelit simbas porosisė qė kishte nga Zoti, duke thėnė: "Fisi i bijve tė Jozefit e ka mirė.

6

Kjo ėshtė ajo qė Zoti urdhėron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund tė martohen me cilindo qė u duket i pėrshtatshėm, mjafton qė tė martohen nė njė familje qė bėn pjesė nė fisin e etėrve tė tyre".

7

Kėshtu trashėgimia e bijve tė Izraelit nuk do tė kalojė nga njė fis nė tjetrin, sepse ēdo bir i Izraelit do tė mbetet i lidhur me trashėgiminė e fisit tė etėrve tė tij.

8

Dhe ēdo vajzė qė zotėron njė trashėgimi nė njė nga fiset e bijve tė Izraelit, do tė martohet me njė burrė qė i pėrket njė familjeje tė fisit tė atit tė saj; kėshtu ēdo bir i Izraelit do tė ruajė trashėgiminė e etėrve tė tij.

9

Nė kėtė mėnyrė asnjė trashėgimi nuk do tė kalojė nga njė fis nė tjetrin, por secili fis i bijve tė Izraelit do tė mbetet i lidhur me trashėgiminė e tij".

10

Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

11

Mahlah, Thirtsah, Hoglah, Milkah dhe Noah, bija tė Tselofehadit, u martuan me bijtė e ungjėrve tė tyre;

12

u martuan nė familjet e bijve tė Manasit, birit tė Jozefit, dhe trashėgimia e tyre mbeti nė fisin e familjes sė tyre.

13

Kėto janė urdhėrimet dhe dekretet qė Zoti u dha bijve tė Izraelit me anė tė Moisiut nė fushat e Moabit pranė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos.

Ligji i Pėrtėrirė 1