Bibla Shqip

Numrat 31

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 32

1

Bijtė e Rubenit dhe bijtė e Gadit kishin njė sasi jashtėzakonisht tė madhe bagėtish; dhe kur panė qė vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin njė tokė e pėrshtatshme pėr tė rritur bagėti,

2

bijtė e Gadit dhe bijtė e Rubenit erdhėn pėr tė folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijėsit e asamblesė, dhe thanė:

3

"Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,

4

vendi qė Zoti ka goditur para asamblesė sė Izraelit, ėshtė njė vend i pėrshtatshėm pėr tė rritur bagėti, dhe shėrbėtorėt e tu kanė bagėti".

5

Ata thanė akoma: "Nė rast se kemi gjetur hirin tėnd, jepua kėtė vend shėrbėtorėve tė tu nė pronėsi dhe mos na bėj tė kalojmė Jordanin".

6

Por Moisiu iu pėrgjegj bijve tė Gadit dhe bijve tė Rubenit: "A duhet tė shkojnė nė luftė vėllezėrit tuaj, ndėrsa ju po rrini kėtu?

7

Pse duhet tė demoralizoni zemrat e bijve tė Izraelit qė tė hyjnė nė vendin qė u ka dhėnė Zoti?

8

Kėshtu vepruan etėrit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu pėr ta vėzhguar vendin.

9

U ngjitėn deri nė luginėn e Eshkolit; dhe, pasi e panė vendin, i demoralizuan zemrat e bijve tė Izraelit, dhe kėshtu kėta nuk hynė nė vendin qė Zoti u kishte dhėnė.

10

Kėshtu zemėrimi i Zotit u ndez atė ditė dhe ai u betua, duke thėnė:

11

"Me siguri asnjė nga njerėzit, qė kanė ardhur nga vendi i Egjiptit nė moshėn njėzet e njė vjeē e lart nuk do ta shohė kurrė vendin qė jam betuar t`u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk mė kanė ndjekur plotėsisht,

12

me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe tė Jozueut, birit tė Nunit, sepse kėta e kanė ndjekur plotėsisht Zotin".

13

Kėshtu zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit; dhe ai bėri tė enden dyzet vjet nė shkretėtirė, deri sa mbaroi gjithė brezi qė kishte bėrė tė kėqia para Zotit.

14

Dhe ja, ju po zini vendin e etėrve tuaj, njė farė mėkatarėsh, pėr tė rritur edhe mė zemėrimin e zjarrtė tė Zotit kundėr Izraelit.

15

Sepse, po tė refuzoni tė shkoni pas tij, ai do tė vazhdojė ta lėrė Izraelin nė shkretėtirė, dhe ju do tė shkaktoni humbjen e tėrė kėtij populli".

16

Atėherė ata iu afruan Moisiut dhe i thanė: "Ne do tė ndėrtojmė kėtu vathė pėr bagėtinė tonė dhe qytete pėr tė vegjlit tanė;

17

por ne jemi gati tė marshojmė me armė nė krye tė bijve tė Izraelit, deri sa t`i ēojmė nė vendin e tyre; ndėrkaq tė vegjlit tanė do tė banojnė nė qytetet e fortifikuara pėr shkak tė banorėve tė vendit.

18

Nuk do tė kthehemi nė shtėpitė tona derisa secili nga bijtė e Izraelit tė ketė shtėnė nė dorė trashėgiminė e tij,

19

sepse nuk do tė pranojė asnjė trashėgimi bashkė me ta matanė Jordanit dhe mė tutje, sepse trashėgimia jonė na ra nga kjo anė e Jordanit, nė drejtim tė lindjes".

20

Atėherė Moisiu u tha atyre: "Nė rast se bėni kėtė, nė rast se armatoseni pėr luftė para Zotit,

21

dhe tėrė njerėzit e armatosur kalojnė Jordanin para Zotit, deri sa ai t`i ketė dėbuar armiqtė e tij nga prania e tij

22

dhe toka tė jetė nėnshtruar para Zotit dhe mbas kėsaj ju ktheheni prapa, atėherė nuk do tė jeni fajtorė para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do tė jetė prona juaj para Zotit.

23

Dhe nė qoftė se nuk veproni kėshtu, atėherė do tė mėkatoni kundėr Zotit; dhe tė jeni tė sigurtė qė mėkati juaj do t`ju gjejė.

24

Ndėrtoni qytete pėr tė vegjlit tuaj dhe vathė pėr kopetė tuaja, dhe bėni atė qė goja juaj ka thėnė".

25

Dhe bijtė e Gadit dhe bijtė e Rubenit i folėn Moisiut duke i thėnė: "Shėrbėtorėt e tu do tė bėjnė ashtu si urdhėron zotėria im.

26

Tė vegjlit tanė, bashkėshortet tona, kopetė tona dhe tėrė bagėtia jonė do tė mbeten kėtu nė qytetet e Galaadit;

27

por shėrbėtorėt e tu, tėrė njerėzit e armatosur pėr luftė, do ta kalojnė Jordanin pėr tė luftuar para Zotit ashtu siē thotė zotėria ime".

28

Atėherė Moisiu u dha porosi pėr ta priftit Eleazar, Jozueut, birit tė Nunit, dhe kryefamiljarėve tė fiseve tė bijve tė Izraelit.

29

Moisiu u tha atyre: "Nė rast se bijtė e Gadit dhe bijtė e Rubenit e kalojnė Jordanin bashkė me ju, tėrė njerėzit e armatosur pėr tė luftuar para Zotit, dhe vendi do tė nėnshtrohet para jush, do t`u jepni atyre si pronė vendin e Galaadit.

30

Por nė rast se nuk e kalojnė Jordanin tė armatosur bashkė me ju, do tė kenė prona nė mes jush nė vendin e Kanaanit".

31

Atėherė bijtė e Gadit dhe bijtė e Rubenit u pėrgjigjėn duke thėnė: "Do tė veprojmė ashtu si u ka thėnė Zoti shėrbėtorėve tė tu.

32

Do ta kalojmė Jordanin tė armatosur para Zotit nė vendin e Kanaanit, me qėllim qė zotėrimi i trashėgimisė sonė tė mbetet nga kjo anė e Jordanit".

33

Moisiu u dha kėshtu bijve tė Gadit, bijve tė Rubenit dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, birit tė Jozefit, mbretėrinė e Sihonit, mbretit tė Amorejve, dhe mbretėrinė e Ogut, mbretit tė Bashabit, vendin me qytetet pėrreth.

34

Kėshtu bijtė e Gadit ndėrtuan Dibonin, Atarothin, Aroerin,

35

Atroth-Shofanin, Jaazerin, Jogbehahun,

36

Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete tė fortifikuara, dhe vathė pėr kopetė e bagėtive.

37

Bijtė e Rubenit ndėrtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin,

38

Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janė ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunė emra tė tjerė qyteteve qė ndėrtuan.

39

Dhe bijtė e Makirit, birit tė Manasit, shkuan nė vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronėsuan Amorejtė qė banonin aty.

40

Kėshtu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit tė Manasit, i cili u vendos aty.

41

Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.

42

Nobahu pėrkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij tė jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit tė tij.

Numrat 33