Bibla Shqip

Numrat 29

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 30

1

Pastaj Moisiu u foli prijėsve tė fiseve tė bijve tė Izraelit, duke u thėnė: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar:

2

"Kur dikush lidh njė kusht me Zotin ose lidh njė detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelė fjalėn e tij, por do tė bėjė gjithēka ka dalė nga goja e tij.

3

Kur njė femėr lidh njė kusht me Zotin dhe lidh njė detyrim ndėrsa ėshtė ende nė shtėpinė e tė atit, gjatė rinisė sė saj,

4

nė qoftė se i ati, duke mėsuar kushtin e saj dhe detyrimin me tė cilėn ėshtė lidhur, nuk thotė asgjė lidhur me kėtė, tėrė kushtet e saj do tė jenė tė vlefshme dhe do tė mbeten tė vlefshme tėrė detyrimet me tė cilat ėshtė lidhur.

5

Por nė qoftė se i ati, ditėn qė e mėson, i kundėrvihet asaj, tė gjitha kushtet e saj dhe tė gjitha detyrimet me tė cilat ėshtė lidhur, nuk do tė jenė tė vlefshme; dhe Zoti do ta falė, sepse i ati iu kundėrvu.

6

Por nė qoftė se ajo martohet ndėrsa ėshtė e lidhur me kushte ose ka njė detyrim tė lidhur nė mėnyrė tė paarsyeshme me buzėt e saja,

7

dhe nė qoftė se bashkėshorti i saj e di dhe ditėn qė e merr vesh nuk thotė asgjė lidhur me tė, kushtet e saj do tė mbeten tė vlefshme njėlloj si detyrimet me tė cilat ajo ėshtė lidhur.

8

Por nė qoftė se bashkėshorti i saj, ditėn qė e mėson, i kundėrvihet, ai do tė anulojė kushtin qė ajo ka lidhur dhe detyrimin qė ka marrė nė mėnyrė tė paarsyeshme me buzėt e saj; dhe Zoti do ta falė.

9

Por kushti i njė gruaje tė ve ose e njė gruaje tė ndarė, cilido qoftė detyrimi me tė cilin ėshtė lidhur, do tė mbetet i vlefshėm

10

Nė qoftė se ajo lidh njė kusht nė shtėpinė e bashkėshortit tė saj, ose merr pėrsipėr njė detyrim me betim,

11

dhe i shoqi e ka marrė vesh, nė qoftė se i shoqi nuk thotė asgjė lidhur me kėtė dhe nuk i kundėrvihet, tė gjitha kushtet e saj do tė mbeten tė vlefshme ashtu si edhe detyrimet qė ka marrė pėrsipėr.

12

Por nė qoftė se i shoqi i anulon ditėn qė i ka marrė vesh tė gjitha ato qė kanė dalė nga buzėt e saj, qofshin kushte apo detyrime me tė cilat ėshtė lidhur; kėto nuk do tė jenė tė vlefshme, bashkėshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falė.

13

Bashkėshorti mund tė konfirmojė dhe tė anulojė ēfarėdo kushti dhe ēfarėdo betimi qė lidh gruan e tij, qė synon ta mundojė personin e saj.

14

Por nė qoftė se bashkėshorti, ēdo ditė qė kalon, nuk thotė asgjė lidhur me kėtė, ai konfirmon nė kėtė mėnyrė tėrė kushtet dhe detyrimet me tė cilat ajo ėshtė lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thėnė asgjė lidhur me to ditėn qė i ka marrė vesh.

15

Por nė qoftė se i anulon mbasi i ka marrė vesh, do tė mbajė peshėn e mėkatit tė bashkėshortes sė tij"".

16

Kėto janė statutet qė Zoti i ka dhėnė me porosi Moisiut lidhur me marrėdhėniet, midis bashkėshortit dhe bashkėshortes, midis atit dhe bijės, kur ajo ėshtė akoma vajzė nė shtėpinė e atit tė saj.

Numrat 31