Bibla Shqip

Numrat 28

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Nė muajin e shtatė, ditėn e parė tė muajit do tė keni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė; do tė jetė pėr ju dita e rėnies sė borive.

2

Do tė ofroni si olokaust, me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė pa tė meta,

3

bashkė me blatimin e tyre ushqimor prej majė mielli tė pėrzier me vaj; tri tė dhjeta pėr demin e vogėl, dy tė dhjeta pėr dashin,

4

dhe njė tė dhjetė pėr secilin nga shtatė qengjat;

5

dhe njė kec, si flijim pėr mėkatin, pėr tė bėrė shlyerjen pėr ju,

6

pėrveē olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit tė pėrjetshėm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave tė caktuara. Do tė jetė njė flijim i bėrė me zjarr, me erė tė kėndshme pėr Zotin.

7

Ditėn e dhjetė tė kėtij muaji tė shtatė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė dhe do tė pėrulni shpirtėrat tuaja; nuk do tė bėni asnjė punė,

8

dhe do tė ofroni si olokaust me erė tė kėndshme pėr Zotin njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, qė duhet tė jenė pa tė meta,

9

me blatimin e tyre ushqimor prej majė mielli tė pėrzier me vaj: tre tė dhjeta pėr demin e vogėl, dy tė dhjeta pėr dashin,

10

njė tė dhjetė pėr secilin nga tė shtatė qengjat,

11

dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē flijimit pėr shlyerjen e fajit, olokaustit tė pėrjetshėm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

12

Ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė shtatė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė dhe do tė kremtoni njė festė pėr Zotin shtatė ditė me radhė.

13

Do tė ofroni si olokaust, me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, qė nuk duhet tė kenė tė meta;

14

me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli tė pėrzier me vaj: tre tė dhjeta pėr secilin nga trembėdhjetė demat e vegjėl, dy tė dhjeta pėr secilin nga dy deshtė,

15

njė tė dhjetė pėr secilin nga katėrmbėdhjetė qengjat,

16

dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij dhe libacionit.

17

Ditėn e dytė do tė ofroni dymbėdhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė pa tė meta,

18

me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

19

dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacioneve tė tyre.

20

Ditėn e tretė do tė ofroni njėmbėdhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

21

bashkė me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

22

dhe njė cjap si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokausti tė pėrjetshėm, blatimit tė tij tė ushqimit dhe libacionit tė tij.

23

Ditėn e katėrt do tė ofroni dhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

24

bashkė me blatimin e tyre tė ushqimit dhe tė libacioneve pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre simbas normave tė caktuara,

25

dhe njė kec, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacionit tė tij.

26

Ditėn e pestė do tė ofroni nėntė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

27

me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

28

dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė ushqimit dhe tė libacionit tė tij.

29

Ditėn e gjashtė do tė ofroni tetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja pa tė meta,

30

me blatimet e tyre tė ushqimit dhe me libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

31

dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacionit tė tij.

32

Ditėn e shtatė do tė ofroni shtatė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

33

bashkė me blatimin e ushqimit dhe tė libacioneve tė tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

34

dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij tė ushqimit dhe libacionit tė tij.

35

Ditėn e tetė do tė keni njė asamble solemne; nuk do tė kryeni atė ditė asnjė punė tė rėndė,

36

dhe do tė ofroni si olokaust, si flijim tė pėrjetshėm tė bėrė me zjarr me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, pa tė meta,

37

me blatimin e tyre tė ushqimit dhe me libacionet e tyre pėr demin e vogėl, pėr dashin dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

38

dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit ushqimor tė tij dhe libacionit tė tij.

39

Kėto janė flijimet qė do t`i ofroni Zotit nė festat tuaja tė caktuara (pėrveē ofertave pėr kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja tė falėnderimit".

40

Dhe Moisiu u referoi bijve tė Izraelit tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar.

Numrat 30