Bibla Shqip

Numrat 19

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 20

1

Pastaj tėrė asambleja e bijve tė Izraelit arriti nė shkretėtirėn e Sinit nė muajin e parė dhe populli qėndroi nė Kadesh. Kėtu vdiq dhe u varros Miriami.

2

Por mungonte uji pėr asamblenė, prandaj u mblodhėn kundėr Moisiut dhe Aaronit.

3

Kėshtu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thėnė: "Tė kishim vdekur kur vdiqėn vėllezėrit tanė para Zotit!

4

Pse e ēuat asamblenė e Zotit nė kėtė shkretėtirė qė tė vdesim, ne dhe bagėtia jonė?

5

Dhe pse na bėtė tė dalim nga Egjipti pėr tė na sjellė nė kėtė vend tė keq? Nuk ėshtė njė vend qė prodhon grurė, fiq, rrush ose shegė dhe mungon uji pėr tė pirė".

6

Atėherė Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja pėr tė vajtur nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.

7

Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

8

"Merr bastunin; ti dhe vėllai yt Aaron thirrni asamblenė dhe para syve tė tyre i flisni shkėmbit, dhe ai do tė japė ujin e tij; kėshtu do tė nxjerrėsh pėr ta ujė nga shkėmbi dhe do t`u japėsh tė pinė njerėzve dhe bagėtisė sė tyre".

9

Moisiu mori, pra, bastunin qė ishte pėrpara Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti.

10

Kėshtu Moisiu dhe Aaroni thirrėn asamblenė pėrpara shkėmbit dhe Moisiu u tha atyre: "Tani dėgjoni, o rebelė; a duhet tė nxjerrim ujė pėr ju nga ky shkėmb?".

11

Pastaj Moisiu ngriti dorėn, goditi shkėmbin me bastunin e tij dy herė dhe prej tij doli ujė me bollėk; kėshtu asambleja dhe bagėtia pinė ujė.

12

Atėherė Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenė se nuk mė besuat pėr tė mė mbuluar me lavdi para syve tė bijve tė Izraelit, ju nuk do ta futni kėtė asamble nė vendin qė unė u dhashė atyre".

13

Kėto janė ujėrat e Meribės ku bijtė e Izraelit u grindėn me Zotin, dhe ky u tregua i Shenjtė nė mes tyre.

14

Pastaj Moisiu dėrgoi lajmėtarė nė Kadesh te mbreti i Edomit pėr t`i thėnė: "Kėshtu thotė Izraeli, vėllai yt: Ti i njeh tė gjitha fatkeqėsitė qė kemi pėsuar,

15

si zbritėn etėrit tanė nė Egjipt dhe ne qėndruam njė kohė tė gjatė nė atė vend, dhe Egjiptasit na keqtrajtuan ne dhe etėrit tanė.

16

Por, kur i thirrėm Zotit, ai e dėgjoi zėrin tonė dhe dėrgoi njė Engjėll dhe na nxori nga Egjipti; dhe tani jemi nė Kadesh, njė qytet nė afėrsi tė kufijve tuaj.

17

Po na lejo tė kalojmė nėpėr vendin tėnd; ne nuk do tė shkelim as arat as vreshtat tuaja, nuk do tė pijmė ujin e puseve; do tė ndjekim rrugėn mbretėrore, pa u kthyer as djathtas as majtas, deri sa tė kalojmė kufijtė e tu".

18

Por Edomi iu pėrgjigj: "Ti nuk do tė kalosh nėpėr territorin tim, pėrndryshe do tė tė kundėrvihem me shpatė".

19

Bijtė e Izraelit i thanė: "Ne do tė ngjitemi nga rruga kryesore; dhe nė rast se ne dhe bagėtia jonė do tė pimė nga uji yt, do tė ta paguajmė; na lejo vetėm tė kalojmė mė kėmbė dhe asgjė mė tepėr".

20

Por ai u pėrgjigj: "Nuk do tė kaloni!".

21

<aaa part missing> Dhe Edomi refuzoi tė lejojė kalimin e Izraelit nėpėr territorin e tij; kėshtu Izraeli u largua prej tij.

22

Atėherė bijtė e Izraelit, tėrė asambleja u nisėn nga Kadeshi dhe arritėn nė malin Hor.

23

Dhe Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit nė malin Hor, nė kufijtė e vendit tė Edomit, duke thėnė:

24

"Aaroni po bashkohet me popullin e tij, dhe nuk ka pėr tė hyrė nė vendin qė u kam dhėnė bijve tė Izraelit, sepse keni ngritur krye kundėr urdhrit tim nė ujėrat e Meribės.

25

Merr Aaronin dhe Eleazarin, birin e tij, dhe ēoji lart, nė malin e Horit.

26

Zhvishe Aaronin nga rrobat e tij dhe vishja tė birit, Eleazarit; dhe aty Aaroni do tė bashkohet me popullin e tij dhe do tė vdesė".

27

Moisiu bėri ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti; dhe ata hipėn mbi malin e Horit para syve tė tė gjithė asamblesė.

28

Moisiu ia zhveshi rrobat Aaronit dhe ia veshi Eleazarit, birit tė tij; dhe Aaroni vdiq aty, nė majė tė malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritėn nga mali.

29

Kur tėrė asambleja pa qė Aaroni kishte vdekur, e tėrė shtėpia e Izraelit e qau Aaronin pėr tridhjetė ditė.

Numrat 21