Bibla Shqip

Numrat 9

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė

2

"Bėj dy bori prej argjendi; do t`i bėsh me argjend tė rrahur; do t`i pėrdorėsh pėr tė thirrur asamblenė dhe pėr tė lėvizur fushimet.

3

Nėn tingullin e tė dyjave gjithė asambleja do tė mblidhet pranė teje, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.

4

Nėn tingullin e njerės bori, prijėsit, krerėt e divizioneve tė Izraelit do tė mblidhen pranė teje.

5

Kur do t`i bini alarmit pėr herė tė parė, ata qė janė nė lindje do tė vihen nė lėvizje.

6

Kur do t`i bini alarmit pėr herė tė dytė, ata qė janė nė jug do tė vihen nė lėvizje; duhet t`i bini alarmit qė tė vihen nė lėvizje.

7

Kur duhet tė mblidhet asambleja do t`i bini borisė, pa i rėnė alarmit.

8

Do t`u bien borive bijtė e Aaronit, priftėrinjtė; ky do tė jetė njė statut i pėrjetshėm pėr ju dhe pėr trashėgimtarėt tuaj.

9

Kur nė vendin tuaj do tė shkoni nė luftė kundėr armikut qė ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritė; kėshtu do tė kujtoheni pėrpara Zotit Perėndisė tuaj, dhe do tė ēliroheni nga armiqtė tuaj.

10

Po kėshtu nė ditėt tuaja tė gėzimit, nė festat tuaja tė caktuara dhe nė fillim tė muajve tuaj tė parė, do t`u bini borive me rastin e olokausteve dhe tė flijimeve tuaja tė falėnderimit; dhe kėshtu ato do tė bėjnė qė tė kujtoheni pėrpara Perėndisė tuaj. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

11

Por ndodhi qė nė vitin e dytė, nė muajin e dytė, ditėn e njėzetė tė muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dėshmisė.

12

Dhe bijtė e Izraelit u nisėn pėr rrugė, duke lėnė shkretėtirėn e Sinait; pastaj reja u ndal nė shkretėtirėn e Paranit.

13

Kėshtu u nisėn pėr rrugė herėn e parė simbas urdhrit qė Zoti kishte dhėnė me anė tė Moisiut.

14

I pari lėvizi flamuri i kampit tė bijve tė Judės, i ndarė simbas formacioneve tė tij. Divizionin e Judės e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

15

Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Isakarit,

16

ndėrsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Zabulonit.

17

Pastaj u ēmontua tabernakulli dhe bijtė e Merarit dhe tė Gershonit u nisėn pėr rrugė, duke transportuar tabernakullin.

18

Pastaj u vu nė lėvizje flamuri i kampit tė Rubenit, i ndarė simbas formacioneve tė tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

19

Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Simeonit,

20

ndėrsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Gadit.

21

Pastaj u vunė nė lėvizje Kehathitėt, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes sė tyre.

22

Pas kėsaj u nis flamuri i kampit tė bijve tė Efraimit, i ndarė simbas formacioneve tė tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

23

Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Manasit,

24

ndėrsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Beniaminit.

25

Pastaj filloi tė lėvizė flamuri i kampit tė bijve tė Danit, i ndarė simbas formacioneve tė tij, qė pėrbėnte praparojėn e tė gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

26

Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Asherit,

27

ndėrsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit tė bijve tė Neftalit.

28

Kjo ishte radha e marshimit tė bijve tė Izraelit, simbas divizioneve tė tyre. Kėshtu u vunė nė lėvizje.

29

Por Moisiu i tha Hobabit, birit tė Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi nė marshim drejt vendit pėr tė cilin Zoti ka thėnė "Unė do t`jua jap". Eja me ne dhe do tė tė bėjmė tė mira,

30

Hobabi iu pėrgjegj: "Unė nuk do tė vij, por do tė kthehem nė vendin tim te tė afėrmit e mi".

31

Atėherė Moisiu i tha: "Mos na lėrė, sepse ti e di ku duhet tė fushojmė nė shkretėtirė dhe ti do tė jesh si sytė pėr ne.

32

Nė qoftė se vjen me ne, ēdo tė mirė qė do tė na bėjė Zoti, ne do tė ta bėjmė ty".

33

Kėshtu u nisėn nga mali i Zotit dhe ecėn tri ditė; dhe arka e besėlidhjes sė Zotit shkoi para tyre gjatė njė udhėtimi prej tri ditėsh, pėr tė gjetur njė vend ku ata tė pushonin.

34

Dhe reja e Zotit qėndronte mbi ta gjatė ditės, kur niseshin nga kampi.

35

Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Ēohu, o Zot, me qėllim qė tė shkatėrrohen armiqtė e tu dhe tė ikin me vrap para teje ata qė tė urrejnė!".

36

Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranė morisė sė madhe tė njerėzve tė Izraelit!".

Numrat 11