Bibla Shqip

Numrat 3

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

2

"Numėroni bijtė e Kehathit, midis bijve tė Levit, nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre,

3

nga mosha tridhjetė vjeē e lart deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē, tė tė gjithė atyre qė hyjnė nė shėrbim pėr tė punuar nė ēadrėn e mbledhjes.

4

Ky ėshtė shėrbimi i bijve tė Kehathit nė ēadrėn e mbledhjes, qė ka tė bėjė me gjėrat shumė tė shenjta.

5

Kur kampi duhet lėvizur, Aaroni dhe bijtė e tij do tė vinė pėr tė hequr velin e ndarjes dhe do tė mbulojnė me tė arkėn e dėshmisė;

6

pastaj do tė vėnė mbi tė njė mbulesė prej lėkure tė baldosės, do tė shtrijnė mbi tė njė cohė krejt ngjyrė vjollce dhe do tė fusin nė tė shtizat e saj.

7

Do tė shtrijnė njė cohė ngjyrė vjollce mbi tryezėn e bukėve tė paraqitjes dhe do tė vėnė mbi tė pjatat, gotat, legenėt dhe kupat e libacioneve; mbi tė do tė jetė edhe buka e pėrjetshme.

8

Mbi kėto gjėra do tė shtrijnė njė cohė tė kuqe tė ndezur dhe mbi tė njė mbulesė prej lėkure tė baldosės, dhe do tė fusin nė tė shtizat.

9

Pastaj do tė marrin njė mbulesė ngjyrė vjollce, me tė cilėn do tė mbulojnė shandanin e ndriēimit, llambat e tij dhe gėrshėrėt e tij, tė gjitha enėt e vajit tė caktuara pėr shėrbimin;

10

pastaj do ta vėnė shandanin me tė gjithė veglat e tij nė njė mbulesė prej lėkure tė baldosės dhe do ta vendosin mbi njė bartinė.

11

Do tė shtrijnė mbi altarin prej ari njė pėlhurė ngjyrė vjollce dhe mbi tė njė mbulesė prej lėkure tė baldosės dhe do tė futin nė tė shtizat.

12

Pastaj do tė marrin tė gjitha veglat e shėrbimit qė pėrdoren nė shenjtėroren, do t`i fusin nė njė cohė ngjyrė vjollce, do t`i mbėshtjellin me njė mbulesė prej lėkure tė baldosės dhe do t`i vendosin mbi njė bartinė.

13

Pastaj do tė heqin hirin nga altari dhe do tė shtrijnė mbi tė njė cohė tė kuqe;

14

mbi tė do tė vendosen tė gjitha veglat qė pėrdoren pėr shėrbimin e tij, mangallet, mashat, lopatėzat, legenat, tė gjitha veglat e altarit; do tė shtrijnė mbi tė njė mbulesė prej lėkure tė baldosės dhe do tė futin nė tė shtizat.

15

Pasi qė Aaroni dhe bijtė e tij tė kenė mbaruar sė mbuluari shenjtėroren dhe tėrė orenditė e saj, kur kampi ėshtė bėrė gati tė niset, bijtė e Kehathit do tė vijnė pėr t`i mbartur, por ata nuk do tė prekin gjėrat e shenjta, qė tė mos vdesin. Kėto janė gjėrat nga ēadra e mbledhjes tė cilat bijtė e Kehathit duhet tė trasportojnė.

16

Eleazari, bir i priftit Aaron, do tė ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertėn e pėrjetshme tė ushqimit dhe tė vajit tė vajosjes; ai do tė ngarkohet edhe me tėrė tabernakullin dhe tėrė gjėrat qė pėrmban ai, me shenjtėroren dhe pajisjet e saj".

17

Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

18

"Kini kujdes qė klani i familjeve tė Kehathitėve tė mos shfaroset nė mes tė Levitėve;

19

bėni, pra, kėtė pėr ta, me qėllim qė ata tė jetojnė dhe tė mos vdesin kur u afrohen gjėrave shumė tė shenjta: Aaroni dhe bijtė e tij do tė hyjnė dhe do t`i caktojnė secilit shėrbimin e tij dhe detyrėn e tij.

20

Por ata nuk do tė hyjnė pėr tė parė nė kohėn kur gjėrat e shenjta po mbulohen, qė tė mos vdesin".

21

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

22

"Numėro edhe bijtė e Gershonit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre dhe tė familjeve tė tyre.

23

Do ta bėsh regjistrimin nga mosha tridhjetė vjeē e lart, deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē tė tė gjithė atyre qė hyjnė pėr tė bėrė shėrbimin, pėr tė punuar nė ēadrėn e mbledhjes.

24

Kjo ėshtė detyra e familjeve tė Gershonitėve, shėrbimi qė duhet tė kryejnė dhe gjėrat qė duhet tė sjellin:

25

do tė bartin pėlhurat e tabernakullit dhe ēadrėn e mbledhjes, mbulesėn e saj, mbulesėn prej lėkure tė baldosės qė ėshtė sipėr dhe perden nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes,

26

perdet e oborrit me perden pėr hyrjen nė oborr, perdet qė janė rreth tabernakullit dhe altarit, litarėt e tyre dhe tė gjitha veglat e caktuara pėr shėrbimin e tyre; ē`tė jetė e nevojshme tė bėhet ata do ta bėjnė.

27

Tėrė shėrbimi i bijve tė Gershonitėve, tė gjitha gjėrat qė duhet tė bartin dhe tė gjitha gjėrat qė duhet tė kryejnė, do tė bėhen me urdhėr tė Aaronit dhe tė bijve tė tij; ju do t`u ngarkoni atyre pėrgjegjėsinė pėr tėrė gjėrat qė duhet tė bartin.

28

Ky ėshtė shėrbimi i familjeve tė Gershonitėve nė ēadrėn e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t`i kryejnė nėn urdhrat e Ithamarit, birit tė priftit Aaron.

29

Do tė bėsh regjistrimin e bijve tė Merarit nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre;

30

do tė bėsh regjistrimin nga mosha tridhjetė vjeē e lart, deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē tė tė gjithė atyre qė hyjnė nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė kryer shėrbime.

31

Kjo ėshtė ajo qė i ėshtė besuar pėrgjegjėsisė sė tyre nė pajtim me gjithė shėrbimin e tyre nė ēadrėn e mbledhjes; dėrrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

32

shtyllat qė ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarėt e tyre, me tė gjitha veglat e tyre dhe tėrė shėrbimet qė kėto gjėra pėrmbajnė; dhe do t`i caktoni secilit personalisht objektet qė duhet tė mbajė.

33

Ky ėshtė shėrbimi i familjeve tė bijve tė Merarit, nė pajtim me detyrat e tyre nė ēadrėn e mbledhjes, nėn urdhėrat e Ithamarit, birit tė priftit Aaron".

34

Moisiu, Aaroni dhe prijėsit e asamblesė kryen, pra, regjistrimin e bijve tė Kehathitėve nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre,

35

e tė gjithė atyre qė nga mosha tridhjetė vjeē e lart, deri pesėdhjetė vjeē hynin pėr tė shėrbyer nė ēadrėn e mbledhjes.

36

Ata qė u regjistruan simbas familjeve tė tyre ishin dy mijė e shtatėqind e pesėdhjetė.

37

Kėta qenė ata qė u regjistruan nga familjet e Kehathitėve, tė gjithė ata qė shėrbenin nė ēadrėn e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bėnė regjistrimin e tyre simbas urdhrit qė Zoti kishte dhėnė me anė tė Moisiut.

38

Ata qė u regjistruan nga bijtė e Gershonit nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre,

39

nga mosha tridhjetė vjeē e lart, deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē, tėrė ata qė hynin pėr tė shėrbyer nė ēadrėn e mbledhjes;

40

ata qė u regjistruan nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, ishin dy mijė e gjashtėqind e tridhjetė.

41

Kėta qenė ata qė u regjistruan nga familjet e Gershonit, tė gjithė ata qė bėnin shėrbim nė ēadrėn e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit tė Zotit.

42

Ata qė u regjistruan nga familjet e bijve tė Merarit nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre,

43

nga mosha tridhjetė vjeē e lart, deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē, tėrė ata qė hynin pėr tė shėrbyer nė ēadrėn e mbledhjes;

44

ata qė u regjistruan simbas familjeve tė tyre ishin tre mijė e dyqind.

45

Kėta janė ata qė u regjistruan nga familjet e bijve tė Merarit; ata qė u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhėrit tė Zotit tė dhėnė me anė tė Moisiut.

46

Tė gjithė ata qė u regjistruan nga Levitėt, qė Moisiu, Aaroni dhe prijėsit e Izraelit i regjistruan, nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre,

47

nga mosha tridhjetė vjeē e lart deri nė moshėn pesėdhjetė vjeē, tėrė ata qė hynin pėr tė shėrbyer dhe pėr tė mbajtur pesha nė ēadrėn e mbledhjes;

48

ata qė u regjistruan ishin tetė mijė e pesėqind e tetėdhjetė.

49

Ata u regjistruan, simbas urdhrit tė Zotit pėr Moisiun, secili nė bazė tė shėrbimit qė duhet tė bėnte dhe tė asaj qė duhet tė mbante. Kėshtu ata u regjistruan nga ai, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

Numrat 5