Bibla Shqip

Levitiku 22

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 23

1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

2

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, qė ju do t`i shpallni si mbledhje tė shenjta. Festat e mia janė kėto:

3

Do tė punohet gjashtė ditė, por dita e shtatė ėshtė njė e shtunė pushimi dhe mbledhjeje tė shenjtė. Atė ditė nuk do tė bėni asnjė punė; ėshtė e shtuna e shenjtėruar Zotit nė tė tėra vendet ku do tė banoni.

4

Kėto janė festat e Zotit, mbledhjet e shenjta qė ju do t`i shpallni nė kohėn e tyre.

5

Muajin e parė, ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit, midis dy mbrėmjeve, bien Pashkėt e Zotit;

6

dhe ditėn e pesėmbėdhjetė tė po atij muaji bie festa e bukės sė ndorme pėr nder tė Zotit; pėr shtatė ditė do tė hani bukė tė ndorme.

7

Ditėn e parė do tė bėni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni atė ditė asnjė punė tė rėndė;

8

dhe pėr shtatė ditė do t`i ofroni Zotit flijime tė bėra me zjarr. Ditėn e shtatė do tė bėhet njė mbledhje e shenjtė; gjatė asaj dite nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė".

9

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

10

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj: Kur do tė hyni nė vendin qė unė po ju jap dhe do tė kryeni tė korrat, do t`i ēoni priftit njė demet si prodhim i parė i korrjes suaj;

11

Ai do ta tundė demetin pėrpara Zotit pėr ju, me qėllim qė tė pėlqehet; prifti do ta tundė njė ditė pas sė shtunės.

12

Ditėn gjatė sė cilės do tė tundni demetin, do t`i ofroni njė qengj motak, pa tė meta, si olokaust pėr Zotin.

13

Blatimi i ushqimit qė do ta shoqėrojė do tė jetė dy tė dhjeta tė efės majė mielli tė pėrzier me vaj, si flijim i bėrė me zjarr, me njė erė tė kėndshme pėr Zotin; libacioni do tė jetė njė ēerek hin verė.

14

Nuk do tė hani as bukė, as grurė tė pjekur, as kallėza tė freskėta, deri nė atė ditė, deri sa tė mos keni ēuar ofertėn e Perėndisė tuaj. Ky ėshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaja, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

15

Nga dita pas sė shtunės, domethėnė nga dita qė keni ēuar demetin e ofertės sė tundur, do tė numėroni shtatė tė shtuna tė plota.

16

Do tė numėroni pesėdhjetė ditė deri nė ditėn pas sė shtunės sė shtatė, pastaj do t`i ofroni Zotit njė blatim tė ri ushqimi.

17

Do tė ēoni nė banesat tuaja dy bukė pėr njė ofertė tė tundur prej dy tė dhjeta tė efės majė mielli; ato do tė jenė pjekur me maja, si prodhime tė para tė ofruara pėr Zotin.

18

Sė bashku me kėto bukė do tė ofroni shtatė qengja motakė pa tė meta, njė dem tė vogėl dhe dy desh; ata do tė jenė njė olokaust pėr Zotin sė bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do tė jetė njė flijim me erė tė kėndshme i bėrė me zjarr pėr Zotin.

19

Pastaj do tė ofroni njė cjap si fli pėr mėkatin dhe dy qengja motakė si flijim falėnderimi.

20

Prifti do t`i tundė bashkė me bukėn e prodhimit tė parė dhe me dy qengjat, si ofertė e tundur pėrpara Zotit; ata do t`i shenjtėrohen Zotit dhe do t`i takojnė priftit.

21

Po atė ditė do tė shpallni njė mbledhje tė shenjtė. nuk do tė bėni atė ditė asnjė punė tė rėndė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

22

Kur do tė korrni tė mbjellat e tokės suaj, nuk do tė korrni deri nė cepat e arės sate dhe nuk do tė mblidhni kallinjtė qė kanė mbetur pas; do t`i lini pėr tė varfrin dhe pėr tė huajin. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

23

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

24

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj: Nė muajin e shtatė, ditėn e parė tė muajit do tė bėni njė pushim solemn, njė kremtim festiv tė njoftuar me buri, njė mbledhje tė shenjtė.

25

Nuk do tė bėni nė atė ditė asnjė punė tė rėndė dhe do t`i ofroni Zotit disa flijime tė bėra me zjarr".

26

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

27

"Dita e dhjetė e kėtij muaji tė shtatė do tė jetė dita e shlyerjes sė mėkateve. Do tė ketė pėr ju njė mbledhje tė shenjtė; do tė pėrulni shpirtin tuaj dhe do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr.

28

Gjatė kėsaj dite nuk do kryeni asnjė punė, sepse ėshtė dita e shlyerjes pėr ju pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj.

29

Sepse ēdo njeri qė nė kėtė ditė nuk pėrulet, do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij.

30

Dhe ēdo person qė gjatė kėsaj dite do tė bėjė ēfarėdo pune, unė, kėtė person do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij.

31

Nuk do tė kryeni asnjė punė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

32

Do tė jetė pėr ju njė e shtunė pushimi, gjatė sė cilės do tė pėrulni shpirtin tuaj; ditėn e nėntė tė muajit, nga mbrėmja deri nė mbrėmjen vijuese, do tė kremtoni tė shtunėn tuaj".

33

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

34

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesėmbėdhjetė e kėtij muaji tė shtatė do tė jetė festa e kasolleve pėr shtatė ditė, pėr nder tė Zotit.

35

Ditėn e parė do tė bėhet njė mbledhje e shenjtė; nuk do tė bėni gjatė kėsaj dite asnjė punė tė rėndė.

36

Shtatė ditė me radhė do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr. Ditėn e tetė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė dhe do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr. Éshtė dita e kuvendit madhėshtor, nuk do tė bėni gjatė kėsaj dite asnjė punė tė rėndė.

37

Kėto janė festat e Zotit qė ju do t`i shpallni si mbledhje tė shenjta, pėr t`i ofruar Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr, njė olokaust dhe njė blatim ushqimi, njė viktimė dhe libacione, ēdo gjė nė ditėn e caktuar,

38

pėrveē tė shtunave tė Zotit, pėrveē dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dėshirės qė do t`i paraqisni Zotit.

39

Pėrveē kėsaj ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė shtatė, kur tė keni vjelur prodhimet e tokės, do tė kremtoni njė festė pėr Zotin shtatė ditė me radhė; dita e parė do tė jetė njė ditė pushimi dhe dita e tetė do tė jetė gjithashtu njė ditė pushimi.

40

Ditėn e parė do tė mblidhni frutat e drurėve madhėshtorė: degė palme, degė me gjethe tė dendura dhe shelgje pėrrenjsh, dhe do tė gėzoheni pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj, shtatė ditė me radhė.

41

Do ta kremtoni kėtė festė pėr nder tė Zotit shtatė ditė pėr ēdo vit. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatė.

42

Do tė banoni nė kasolle shtatė ditė me radhė; tė gjithė ata qė kanė lindur nė Izrael do tė banojnė nė kasolle,

43

me qėllim qė pasardhėsit tuaj tė dinė qė unė i kam detyruar bijtė e Izraelit tė banojnė nė kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

44

Kėshtu Moisiu u njoftoi bijve tė Izraelit festat e Zotit.

Levitiku 24