Bibla Shqip

Levitiku 19

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 20

1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

2

"Do t`u thuash bijve tė Izraelit: Cilido nga bijtė e Izraelit ose nga tė huajt qė banojnė nė Izrael do qė t`i japė Molekut ndonjė nga trashėgimtarėt e tij, do tė dėnohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasė me gurė.

3

Unė vet do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij njeriu dhe do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij, sepse i ka dhėnė Molekut disa nga trashėgimtarėt e tij pėr tė ndotur shenjtėroren time dhe pėr tė pėrdhosur emrin tim tė shenjtė.

4

Dhe nė rast se populli i vendit mbyll sytė para kėtij njeriu, kur ai i jep trashėgimtarėt e tij Molekut, dhe nuk e dėnon me vdekje,

5

do tė jem unė qė do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij njeriu dhe kundėr familjes sė tij, do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij atė dhe tėrė ata qė kurvėrohen me tė, duke u shitur para Molekut.

6

Dhe nė rast se njė person u drejtohet mediumeve dhe magjistarėve pėr t`u kurvėruar pas tyre, unė do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij personi dhe do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij.

7

Shenjtėrohuni, pra, dhe qofshi tė shenjtė, sepse unė jam Zoti, Perėndia juaj.

8

Respektoni statutet e mia dhe i vini nė zbatim. Unė jam Zoti qė ju shenjtėron.

9

Kushdo qė mallkon tė atin ose tė ėmėn, do tė dėnohet me vdekje, sepse ka mallkuar tė atin o tė ėmėn; gjaku i tij do tė bjerė mbi tė.

10

Nė rast se ndonjėri shkel kurorėn me gruan e njė tjetri, nė qoftė se shkel kurorėn me gruan e fqinjit tė tij, shkelėsi dhe shkelėsja e kurorės do tė dėnohen me vdekje.

11

Nė qoftė se dikush bie nė shtrat me gruan e atit tė tij, ai zbulon lakuriqėsinė e tė atit; prandaj qė tė dy do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

12

Nė rast se dikush bie nė shtrat me nusen e birit tė tij, qė tė dy do tė dėnohen me vdekje; kanė kryer njė degjenerim tė neveritshėm; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

13

Nė qoftė se dikush ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė ashtu si ato qė bėhen me njė grua, qė tė dy kanė kryer njė degjenerim tė neveritshėm, do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

14

Nė qoftė se dikush merr pėr grua bijėn dhe nėnėn e saj, kemi njė incest; do tė digjen nė zjarr si ai ashtu dhe ato, me qėllim qė tė mos ketė incest midis jush.

15

Nė rast se njė burrė bashkohet me njė kafshė, ai do tė dėnohet me vdekje; do tė vritet edhe kafsha.

16

Nė rast se njė grua i afrohet njė kafshe pėr t`u bashkuar me tė, do tė vrasėsh gruan dhe kafshėn; do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

17

Nė qoftė se dikush merr motrėn e vet, bijėn e atit tė tij ose bijėn e nėnės sė tij dhe sheh lakuriqėsinė e saj dhe ajo sheh lakuriqėsinė e tij, ky ėshtė njė turp; tė dy do tė shfarosen nė sytė e bijve tė popullit tė tyre; ai ka zbuluar lakuriqėsinė e motrės sė vet; do tė mbajė dėnimin e paudhėsisė sė tij.

18

Nė rast se dikush bie nė shtrat me njė grua gjatė kohės sė zakoneve tė saj dhe zbulon lakuriqėsinė e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut tė vet; qė tė dy do tė shfarosen nė mes tė popullit tė tyre.

19

Nuk do tė zbulosh lakuriqėsinė e motrės sė nėnės sate ose tė motrės sė atit tėnd, sepse nė kėtė mėnyrė zbulohet lakuriqėsia e njė tė afėrmi tė njė gjaku; qė tė dy do tė mbajnė dėnimin e paudhėsisė sė tyre.

20

Nė qoftė se dikush bie nė shtrat me gruan e ungjit tė tij, ai zbulon lakuriqėsinė e ungjit tė tij; qė tė dy do tė mbajnė dėnimin pėr mėkatin e tyre; do tė vdesin pa fėmijė.

21

Nė qoftė se dikush merr gruan e vėllait tė tij, kjo ėshtė njė gjė e papastėr; ai ka zbuluar lakuriqėsinė e vėllait tė tij; nuk do tė kenė fėmijė.

22

Do tė respektoni, pra, tė gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t`i vini nė zbatim, me qėllim qė vendi ku po ju ēoj tė banoni tė mos ju vjellė jashtė.

23

Dhe nuk do tė ndiqni zakonet e kombeve qė unė po bėhem gati t`i pėrzė pėrpara jush; ata i kanė bėrė tėrė kėto gjėra, prandaj unė i urrej.

24

Por juve ju thashė: Ju do tė shtini nė dorė vendin e tyre; do t`ju jap si pronė; ėshtė njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė. Unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju ka ndarė nga popujt e tjerė.

25

Do tė dalloni, pra, kafshėt e pastra nga ato tė papastra, zogjtė e pastėr nga ata tė papastėr, dhe nuk do bėheni tė neveritshėm duke ngrėnė kafshė, zogj o ēfarėdo gjė qė hiqet zvarrė mbi tokė dhe qė unė i kam veēuar pėr ju si tė papastra.

26

Dhe do tė jeni tė shenjtė pėr mua, sepse unė, Zoti, jam i shenjtė, dhe ju kam ndarė nga popujt e tjerė me qėllim qė tė jeni tė mitė.

27

Nė qoftė se njė burrė apo njė grua ėshtė medium apo magjistar, ata do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; do t`i vrisni me gurė; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta".

Levitiku 21