Bibla Shqip

Levitiku 15

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 16

1

Zoti i foli Moisiut mbas vdekjes sė dy bijve tė Aaronit, qė vdiqėn kur u paraqitėn para Zotit me zjarr tė ndaluar.

2

Zoti i tha Moisiut: "Foli Aaronit, vėllait tėnd, dhe thuaji tė mos hyjė nė ēfarėdo kohe nė shenjtėrore, pėrtej perdes, pėrpara pajtuesit qė ndodhet mbi arkė, qė tė mos vdesė, sepse unė do tė shfaqem nė renė mbi pajtuesin.

3

Aaroni do tė hyjė nė shenjtėrore nė kėtė mėnyrė; do tė marrė njė dem tė vogėl pėr flijimin pėr mėkatin dhe njė dash pėr olokaustin.

4

Do tė veshė tunikėn e shenjtė prej liri dhe do tė mbajė mbi trupin e tij pantallona prej liri; do tė ngjeshė brezin prej liri dhe do ta vėrė mbi kokė ēallmėn prej liri. Kėto janė veshjet e shenjta; ai do t`i veshė pasi ta ketė larė trupin me ujė.

5

Nga asambleja e bijve tė Izraelit do tė marrė dy cjep pėr flijimin e mėkatit dhe njė dash pėr olokaustin.

6

Aaroni do tė ofrojė demin e vogėl pėr flijimin e mėkatit, qė e ka pėr vete, dhe do tė bėjė shlyerjen pėr vete dhe pėr shtėpinė e tij.

7

Pastaj do t`i marrė tė dy cjeptė dhe do t`i paraqesė pėrpara Zotit nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.

8

Aaroni do t`i hedhė nė short dy cjeptė: njėri prej tyre do tė caktohet pėr Zotin dhe tjetri do tė shėrbejė si cjap pėr shlyerjen e fajit.

9

Aaroni do tė afrojė cjapin e caktuar pėr Zotin dhe do ta ofrojė si flijim pėr mėkatin;

10

por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do tė paraqitet i gjallė para Zotit, me qėllim qė mbi tė tė bėhet shlyerja dhe pėr ta ēuar pastaj nė shkretėtirė si cjap fajshlyes.

11

Aaroni do tė ofrojė, pra, demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin dhe do tė bėjė shlyerjen pėr vete dhe pėr shtėpinė e tij; dhe do ta therė demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin pėr vete.

12

Pastaj do tė marrė njė temjanicė plot me qymyrė tė ndezur tė marrė nga altari pėrpara Zotit dhe do t`i ketė duart e tij tė mbushura me temjan tė parfumuar nė pluhur, dhe do tė ēojė ēdo gjė matanė velit.

13

Do ta vėrė temjanin mbi zjarr pėrpara Zotit, me qėllim qė reja e temjanit tė mbulojė pajtuesin qė ėshtė mbi dėshminė; kėshtu ai nuk do tė vdesė.

14

Pastaj do tė marrė ca gjak tė demit tė vogėl dhe do ta spėrkatė me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do tė spėrkatė shtatė herė edhe pak gjak me gishtin e tij pėrpara pajtuesit.

15

Pastaj do tė therė cjapin e flijimit pėr mėkatin, qė ėshtė pėr popullin, dhe do tė ēojė gjakun e tij matanė velit; dhe do tė bėjė me kėtė gjak atė qė ka bėrė me gjakun e demit tė vogėl; do ta spėrkatė mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.

16

Kėshtu do tė bėjė shlyerjen pėr shenjtėroren, pėr shkak tė papastėrtive tė bijve tė Izraelit, tė shkeljeve tė tyre dhe tė tė gjitha mėkateve tė tyre. Do tė veprojė nė tė njėjtėn mėnyrė pėr ēadrėn e mbledhjes, qė mbetet midis tyre, nė mes tė papastėrtive tė tyre.

17

Nė ēadrėn e mbledhjes, kur ai do tė hyjė nė shenjtėroren pėr tė bėrė shlyerjen, nuk do tė ketė njeri, deri sa ai tė ketė dalė dhe tė ketė bėrė shlyerjen pėr veten, pėr shtėpinė e tij dhe pėr tėrė asamblenė e Izraelit.

18

Ai do tė dalė drejt altarit qė ndodhet para Zotit dhe do tė bėjė shlyerjen pėr tė: do tė marrė ca gjak nga demi i vogėl dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta vėrė mbi brirėt e altarit rreth e qark.

19

Pastaj do tė spėrkatė ca gjak mbi tė me gishtin e tij shtatė herė me radhė; kėshtu do ta pastrojė dhe do ta shenjtėrojė nga papastėrtitė e bijve tė Izraelit.

20

Kur tė ketė mbaruar sė kryeri shlyerjen pėr shenjtėroren, pėr ēadrėn e mbledhjes dhe pėr altarin, do tė afrojė cjapin e gjallė.

21

Aaroni do tė vendosė tė dyja duart e tij mbi kokėn e cjapit tė gjallė dhe do tė rrėfejė mbi tė tėrė padrejtėsitė e bijve tė Izraelit, tė gjitha shkeljet e tyre, tėrė mėkatet e tyre, dhe do t`i vėrė mbi kokėn e cjapit; pastaj do ta ēojė nė shkretėtirė me anė tė njė njeriu tė zgjedhur enkas.

22

Cjapi do tė mbartė mbi vete nė tokė tė vetmuar tė gjitha padrejtėsitė e tyre dhe ai njeri do ta lėrė tė shkojė nė shkretėtirė.

23

Pastaj Aaroni do tė hyjė nė ēadrėn e mbledhjes, do tė zhveshė rrobat e tij prej liri qė kishte veshur pėr tė hyrė nė shenjtėrore dhe do t`i lėrė aty.

24

Do tė lajė trupin e tij me ujė nė njė vend tė shenjtė, do tė veshė rrobat e tij dhe do tė dalė pėr tė ofruar olokaustin e tij dhe olokaustin e popullit, dhe do tė bėjė shlyerjen pėr vete dhe pėr popullin.

25

Pastaj do tė tymosė mbi altar dhjamin e flijimit pėr mėkatin.

26

Ai qė e ka lėshuar cjapin, e zgjedhur si cjap fajshlyes, do tė lajė rrobat e tij dhe trupin e tij me ujė dhe, mbas kėsaj mund tė kthehet nė kamp.

27

Do tė ēohen pas kėsaj jashtė kampit demi i vogėl i flijimit pėr mėkatin dhe cjapi i flijimit pėr mėkatin, gjaku i tė cilit ėshtė ēuar nė shenjtėrore pėr tė bėrė shlyerjen; dhe do tė djegin nė zjarr lėkurėt, mishin dhe ndyrėsitė e tyre.

28

Pastaj ai qė i djeg do tė lajė rrobat dhe trupin e tij me ujė; pas kėsaj, ai mund tė kthehet nė kamp.

29

Ky do tė jetė pėr ju njė ligj i pėrjetshėm: nė muajin e shtatė, ditėn e dhjetė tė muajit, do tė pėrulni shpirtrat tuaj dhe nuk do tė kryeni asnjė punė, as ai qė ka lindur nė vend as i huaji qė banon midis jush.

30

Sepse atė ditė prifti do tė bėjė shlyerjen pėr ju, pėr t`ju pastruar, me qėllim qė tė jeni tė pastruar nga tėrė mėkatet tuaja pėrpara Zotit.

31

Éshtė pėr ju njė e shtunė madhėshtore pushimi dhe ju do tė pėrulni shpirtrat tuaj; ėshtė njė ligj i pėrjetshėm.

32

Prifti, qė ėshtė vajosur dhe qė ėshtė shenjtėruar pėr tė shėrbyer si prift nė vend tė atit tė tij, do tė bėjė shlyerjen dhe do tė veshė rrobat prej liri, rrobat e shenjta.

33

Ai do tė bėjė shlyerjen pėr shenjtėroren e shenjtė; do tė bejė shlyerjen pėr ēadrėn e mbledhjes dhe pėr altarin, do tė bėjė njėkohėsisht shlyerjen pėr priftėrinjtė dhe pėr tėrė popullin e asamblesė.

34

Ky do tė jetė pėr ju njė ligj i pėrjetshėm, pėr tė shlyer mėkatet e bijve tė Izraelit pėr tė gjitha mėkatet e tyre, njė herė nė vit". Dhe Moisiu bėri ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti.

Levitiku 17