Bibla Shqip

Levitiku 12

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 13

1

Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thėnė:

2

"Kur njė njeri ka mbi lėkurėn e trupit tė tij njė ėnjtje apo njė kore ose njė njollė tė shndritshme, dhe bėhet mbi lėkurėn e trupit tė tij njė shenjė e plagės sė lebrės, ai do t`i ēohet priftit Aaron apo njėrit prej bijve tė tij priftėrinj.

3

Prifti do tė shqyrtojė plagėn mbi lėkurėn e trupit; nė qoftė se qimja e plagės ėshtė bėrė e bardhė dhe plaga duket mė e thellė se lėkura e trupit, kemi tė bėjmė me plagė tė lebrės; prifti, pasi ta shqyrtojė, do ta shpallė tė papastėr atė njeri.

4

Por nė qoftė se njolla e shndritshme mbi lėkurėn e trupit ėshtė e bardhė dhe nuk duket se ėshtė mė e thellė se lėkura, dhe qimja e saj nuk ėshtė bėrė e bardhė, prifti do ta izolojė pėr shtatė ditė atė qė ka plagėn.

5

Ditėn e shtatė, prifti do ta ekzaminojė pėrsėri; dhe nė qoftė se plaga duket se ėshtė ndalur dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti do ta izolojė edhe shtatė ditė tė tjera.

6

Prifti do ta shqyrtojė pėrsėri ditėn e shtatė; dhe, po tė shikojė qė plaga ėshtė zvogėluar dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė pastėr: ishte vetėm njė puēėrr me qelb. Ai do tė lajė rrobat e tij dhe do tė jetė i pastėr.

7

Por nė rast se puērra ėshtė zgjeruar mbi lėkurėn pasi ai iu paraqit priftit pėr t`u shpallur i pastėr, ai do tė kontrollohet pėrsėri nga prifti;

8

prifti do ta kontrollojė; dhe nė rast se shikon qė puērra ėshtė zgjeruar mbi lėkurė, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė lebėr.

9

Kur te njė njeri shfaqet njė plagė e lebrės, ai do t`i ēohet priftit.

10

Prifti do ta ekzaminojė; dhe nė qoftė se ėnjtja mbi lėkurė ėshtė e bardhė dhe e ka zbardhur qimen, dhe nė ėnjtje ka pak mish tė gjallė,

11

kemi njė lebėr kronike mbi lėkurėn e trupit tė tij dhe prifti do ta shpallė atė tė papastėr; nuk do ta izolojė, sepse ėshtė i papastėr.

12

Por nė qoftė se lebra pėrhapet edhe mė mbi lėkurė nė mėnyrė qė tė mbulojė tėrė lėkurėn e atij qė ka plagėn, nga koka deri te kėmbėt, kudo qė shikon prifti,

13

prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se lebra ka mbuluar tėrė trupin e tij, do ta shpallė tė pastėr atė qė ka plagėn; ėshtė bėrė i tėri i bardhė, pra, ėshtė i pastėr.

14

Por ditėn qė do tė dalė mbi tė mish i gjallė, ai do tė shpallet i papastėr.

15

Kur prifti ka pėr tė parė mishin e gjallė, do ta shpallė atė tė papastėr; mishi i gjallė ėshtė i papastėr; ėshtė lebėr.

16

Por nė rast se mishi i gjallė ndryshon pėrsėri dhe bėhet i bardhė, ai duhet tė shkojė te prifti;

17

dhe prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se plaga ėshtė bėrė e bardhė, prifti do tė shpallė tė pastėr atė qė ka plagėn; ai ėshtė i pastėr.

18

Kur mbi lėkurėn e trupit zhvillohet njė ulcerė, dhe ajo ėshtė shėruar,

19

dhe nė vendin e ulcerės formohet njė ėnjtje e bardhė ose njė njollė e shndritshme e bardhė-kuqalashe, kjo duhet t`i tregohet priftit.

20

Prifti do ta ekzaminojė; nė qoftė se njolla duket mė e thellė se lėkura dhe qimja e saj ėshtė bėrė e bardhė, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė plagė lebre qė ka shpėrthyer nė ulcerė.

21

Por nė rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh qė nė njollė nuk ka qime tė bardha dhe qė ajo nuk ėshtė mė e thellė se lėkura dhe ėshtė pakėsuar, ai do ta izolojė shtatė ditė.

22

Nė rast se njolla zgjerohet mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė njė plagė lebre.

23

Por nė rast se njolla ka mbetur nė vend dhe nuk ėshtė zgjeruar, ajo ėshtė mbresė e ulcerės dhe prifti do ta shpallė tė pastėr.

24

Nė rast se dikush pėson mbi lėkurėn e tij njė djegie tė shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallė i djegies bėhet njė njollė e shndritshme, e bardhė-kuqalashe, ose e bardhė,

25

prifti do ta shqyrtojė; dhe nė qoftė se qimja e njollės ėshtė bėrė e bardhė dhe njolla duket mė e thellė se lėkura, ėshtė lebėr qė ka shpėrthyer nė djegien. Prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė plagė lebre.

26

Por nė rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh qė nuk ka qime tė bardhė nė njollė dhe qė kjo nuk ėshtė mė e thellė se lėkura, por ėshtė pakėsuar, prifti do ta izolojė shtatė ditė atė njeri.

27

Ditėn e shtatė, prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se njolla ėshtė pėrhapur edhe mė mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė plagė lebre.

28

Nė qoftė se njolla e shndritshme ka mbetur pėrkundrazi nė tė njėjtin vend dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, por ėshtė pakėsuar, ėshtė njė ėnjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallė tė pastėr, sepse ėshtė mbresa e djegies.

29

Kur njė burrė apo njė grua ka njė plagė nė kokė apo nė mjekėr,

30

prifti do tė ekzaminojė plagėn; nė rast se duket mė e thellė se lėkura dhe nė tė ka qime tė verdha dhe tė holla, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė qere, domethėnė lebėr e kokės apo e mjekrės.

31

Nė qoftė se pėrkundrazi prifti shqyrton plagėn e qeres, dhe kjo nuk duket mė e thellė se lėkura dhe nė tė nuk ka qime tė zeza, prifti do ta izolojė shtatė ditė atė qė ka plagėn e qeres.

32

Ditėn e shtatė prifti do tė kontrollojė plagėn dhe, po tė jetė se qerja nuk ėshtė pėrhapur dhe nuk ka nė tė qime tė verdha, dhe qerja nuk duket mė e thellė se lėkura,

33

ai person do tė rruhet, por nuk do tė rruajė pjesėn e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojė shtatė ditė tė tjera atė qė ka qeren.

34

Ditėn e shtatė prifti do tė kontrollojė qeren; dhe nė qoftė se qerja nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė dhe nuk duket mė e thellė se lėkura, prifti do ta shpallė tė pastėr; ai do tė lajė rrobat e tij dhe do tė jetė i pastėr.

35

Por nė qoftė se, pasi ėshtė shpallur i pastėr, qerja ėshtė pėrhapur mbi lėkurė,

36

prifti do ta kontrollojė atė; nė qoftė se qerja ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti nuk duhet tė kėrkojė qimen e verdhė; ai ėshtė i papastėr.

37

Por nė qoftė se qerja duket se ėshtė ndaluar dhe nė tė janė rritur qime tė zeza, qerja ėshtė shėruar; ai ėshtė i pastėr dhe prifti do ta shpallė tė pastėr.

38

Nė rast se njė burrė apo njė grua ka mbi lėkurėn e trupit tė tij njolla tė shndritshme, veēanėrisht njolla tė shndritshme bardhoshe,

39

prifti do t`i shqyrtojė; dhe nė qoftė se njollat e shndritshme mbi lėkurėn e trupit tė tyre kanė njė ngjyrė tė bardhė tė zbehtė, ėshtė njė erupsion tė lėkurės; ai ėshtė i pastėr.

40

Nė rast se njė njeriu i bien flokėt e kokės, ėshtė tullac, por ėshtė i pastėr.

41

Nė rast se i bien flokėt mbi ballė, ėshtė tullac mbi ballė, por i pastėr.

42

Por nė rast se nė pjesėn tullace tė kokės ose tė ballit shfaqet njė plagė e bardhė-kuqalashe, ėshtė lebėr, qė ka shpėrthyer mbi kokė apo mbi ballė.

43

Prifti do ta shqyrtojė; dhe nė qoftė se ėnjtja e plagės mbi pjesėn tullace tė kokės apo tė ballit ėshtė e bardhė-kuqalashe, njėlloj si lebra mbi lėkurėn e trupit,

44

ėshtė lebroz; ėshtė i papastėr, dhe prifti do ta shpallė atė tė papastėr, pėr shkak tė plagės mbi kokėn e tij.

45

Lebrozi, i prekur nga kjo plagė, do tė veshė rroba tė grisura dhe do ta mbajė kokėn tė zbuluar; do tė mbulojė mjekrėn e tij dhe do tė bėrtasė: "papastėr, papastėr".

46

Do tė jetė i papastėr tėrė kohėn qė do tė ketė plagėn; ėshtė i papastėr; do tė jetojė vetėm; do tė banojė jashtė kampit.

47

Nė qoftė se ka njė plagė lebre mbi njė palė rroba, qoftė rrobė leshi apo njė rrobė liri,

48

njė stofė o njė punė me shtiza, prej liri ose leshi, nė lėkurė apo nė ēfarėdo sendi prej lėkure,

49

nė se plaga ėshtė e gjelbėruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lėkurėn, mbi stofin ose mbi punėn e bėrė me shtiza, ose mbi ēfarėdo tjetėr sendi tė punuar me lėkurė, ėshtė plagė lebre, dhe do t`i tregohet priftit.

50

Prifti do tė shqyrtojė plagėn dhe do tė izolojė shtatė ditė atė qė ka plagėn.

51

Ditėn e shtatė do tė ekzaminojė plagėn; dhe nė qoftė se plaga ėshtė pėrhapur mbi rrobat, o mbi stofėn, o mbi trikotazhin, o mbi lėkurėn apo mbi ēfarėdo sendi tė punuar me lėkurė, ėshtė njė plagė lebre tė keqe; ėshtė njė gjė e papastėr.

52

Ai do t`i djegė kėto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose ēfarėdo sendi tė bėrė me lėkurė, mbi tė cilin ndodhet plaga, sepse ėshtė njė lebėr e keqe; do tė digjen nė zjarr.

53

Por nė rast se prifti ekzaminon plagėn, dhe kjo nuk ėshtė pėrhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi ēdo send prej lėkure,

54

prifti do tė urdhėrojė qė tė lahet sendi mbi tė cilin ėshtė kjo plagė, dhe do ta izolojė personin pėr shtatė ditė tė tjera.

55

Prifti do tė ekzaminojė plagėn, mbasi tė jetė larė; nė qoftė se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrė, edhe sikur tė mos jetė pėrhapur, ėshtė gjė e papastėr; do ta djegėsh nė zjarr; ajo vazhdon tė hajė nga brenda apo nga jashtė.

56

Nė qoftė se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi ėshtė larė, ėshtė pėrmirėsuar, do ta shkulė nga rrobat, a nga lėkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.

57

Por nė rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi ēdo send tjetėr prej lėkure, ėshtė njė e keqe qė po pėrhapet; do tė djegėsh me zjarr sendin mbi tė cilin ndodhet plaga.

58

Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose ēdo send tjetėr i bėrė me lėkurė qė ke larė dhe nga i cili ėshtė zhdukur plaga, do tė lahet njė herė tė dytė dhe do tė jetė i pastėr.

59

Ky ėshtė ligji pėr plagėn e lebrės mbi njė palė rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose ēfarėdo sendi tė bėrė prej lėkure, pėr ta shpallur tė pastėr apo pėr ta shpallur tė papastėr".

Levitiku 14