Bibla Shqip

Levitiku 5

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Zoti i foli Moisiut, duke thėnė:

2

"Nė qoftė se dikush mėkaton dhe bėn njė shkelje kundėr Zotit, duke u sjellė nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt me fqinjin e tij lidhur me njė depozitė, ose me njė peng apo pėr njė vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

3

o sepse ka gjetur njė gjė tė humbur dhe ka gėnjyer lidhur me tė dhe ėshtė betuar nė mėnyrė tė rreme, pėr ēfarėdo gjė njeriu mund tė mėkatojė nė veprimet e tij,

4

atėherė, nė qoftė se ka mėkatuar dhe ėshtė fajtor, ai duhet tė rikthejė atė qė ka vjedhur, apo gjėnė e zhvatur me mashtrim, ose depozitėn qė i ėshtė besuar apo sendin e humbur qė ka gjetur,

5

ose tė gjitha ato pėr tė cilat ėshtė betuar nė mėnyrė tė rreme. Jo vetėm do t`i kthejė plotėsisht, por do t`u shtojė njė tė pestėn dhe do t`ia dorėzojė tė zotit nė po atė ditė tė ofertės sė tij pėr shkeljen.

6

Pastaj do t`i sjellė priftit ofertėn e tij pėr shkeljen pėrpara Zotit: njė dash pa tė meta, tė marrė nga kopeja sipas vlerėsimit tėnd, si ofertė pėr shkeljen.

7

Kėshtu prifti do tė bėjė shlyerjen pėr tė pėrpara Zotit, dhe do t`i falet ēdo faj pėr tė cilin ėshtė bėrė fajtor".

8

Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

9

"Jepu kėtė urdhėr Aaronit dhe bijve tė tij, dhe u thuaj atyre: Ky ėshtė ligji i olokaustit. Olokausti do tė mbetet mbi mangallin sipėr altarit tėrė natėn, deri nė mėngjes; dhe zjarri i altarit do tė mbahet i ndezur.

10

Prifti do tė veshė tunikėn e tij prej liri dhe do tė veshė mbi trup pantallonat; dhe do tė mbledhė hirin e olokaustit, qė zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosė pranė altarit.

11

Pastaj do tė heqė rrobat e tij dhe do tė veshė tė tjera, dhe do ta ēojė hirin jashtė kampit nė njė vend tė pastėr.

12

Zjarri mbi altar do tė mbahet i ndezur dhe nuk do tė lihet tė shuhet; prifti do tė djegė dru mbi tė ēdo mėngjes, do tė vendosė sipėr olokaustin dhe do tė tymosė sipėr dhjamin e flijimeve tė falėnderimit.

13

Zjarri duhet tė digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet tė shuhet.

14

Ky ėshtė ligji i blatimit tė ushqimit. Bijtė e Aaronit do ta paraqesin pėrpara Zotit pėrballė altarit.

15

Njėri prej tyre do tė marrė nga ai njė grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithė temjanin qė ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosė mbi altar me erė tė kėndshme, si njė kujtim pėr Zotin.

16

Aaroni dhe bijtė e tij do tė hanė atė qė ka pėr tė mbetur; do tė hahet pa maja nė vend tė shenjtė; ata do ta hanė nė oborrin e ēadrės sė mbledhjes.

17

Tė mos piqet me maja; ėshtė pjesa qė u dhashė atyre nga flijimet e mia tė bėra me zjarr. Éshtė gjė shumė e shenjtė, ashtu si flijimi pėr mėkatin dhe si flijimi pėr shkeljen.

18

Ēdo mashkull ndėr bijtė e Aaronit do tė mund tė hajė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr gjithė brezat tuaj, qė lidhet me flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin. Kushdo qė prek kėto gjėra duhet tė jetė i shenjtė.

19

Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

20

"Kjo ėshtė oferta qė Aaroni dhe bijtė e tij do t`i bėjnė Zotit ditėn nė tė cilėn janė vajuar: njė e dhjeta e efės maje mielli, si blatim i zakonshėm i ushqimit, gjysmėn nė mėngjes dhe gjysmėn nė mbrėmje.

21

Ajo do tė pėrgatitet me vaj mbi njė skarė; do ta ēosh tė pėrzier mirė dhe do tė ofrosh copat e pjekura tė blatimit tė ushqimit, si erė e kėndshme pėr Zotin.

22

Prifti, njėrit prej bijve tė tij qė ėshtė vajuar pėr t`i zėnė vendin, do t`i bėjė kėtė ofertė; sipas ligjit tė pėrjetshėm, do tė tymoset e tėra.

23

Ēdo blatim i ushqimit tė priftit do tė tymoset i tėri; ai nuk do tė hahet".

24

Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

25

"Folu Aaronit dhe bijve tė tij dhe u thuaj atyre: Ky ėshtė ligji i flijimit pėr mėkatin. Nė vendin ku theret olokausti, tė theret flia pėr mėkatin pėrpara Zotit. Éshtė gjė shumė e shenjtė.

26

Prifti qė e ofron pėr mėkatin, do ta hajė; duhet tė hahet nė njė vend tė shenjtė, nė oborrin e ēadrės sė mbledhjes.

27

Kushdo qė prek mishin e saj bėhet i shenjtė; dhe nė qoftė se pak nga gjaku i tij bie mbi njė rrobe, ajo duhet tė lahet nė vend tė shenjtė.

28

Por ena prej balte nė tė cilėn ėshtė pjekur do tė thyhet; dhe nė rast se ėshtė pjekur nė njė enė prej bronzi, kjo do tė fėrkohet mirė dhe do tė shpėlahet me ujė.

29

Ēdo mashkull midis priftėrinjve do tė mund tė hajė prej tij; ėshtė gjė shumė e shenjtė.

30

Por nuk do tė hahet asnjė fli pėr mėkatin, gjaku i sė cilės ėshtė ēuar nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė shlyer mėkatin nė shenjtėrore. Ajo do tė digjet me zjarr".

Levitiku 7