Bibla Shqip

Levitiku 4

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

"Nė qoftė se dikush kryen njė mėkat, pasi tė jetė betuar botėrisht se do tė dėshmojė, kur ai ėshtė dėshmitar, sepse e ka parė faktin ose i ėshtė bėrė i njohur, po tė jetė se nuk e kallėzon, do tė mbajė fajin.

2

Ose kur dikush prek diēka tė papastėr, qoftė edhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, si kėrmėn e njė kafshe tė papastėr ose kėrmėn e njė kafshe shtėpiake tė papastėr apo kėrmėn tė njė rrėshqanori tė papastėr, do tė mbetet ai vetė i papastėr dhe fajtor.

3

Ose kur prek njė papastėrti njerėzore, qoftė edhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, ēfarėdo gjė me anė tė tė cilit njeriu bėhet i papastėr kur e pranon, ėshtė fajtor.

4

Ose nė se dikush nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, duke folur pa u menduar thellė me buzėt e tij, betohet se do tė bėjė njė tė mirė apo njė tė keqe, ēfarėdo gjė qė njė njeri mund tė thotė me mėndjelehtėsi me njė betim, kur e pranon gabimin, ėshtė fajtor pėr secilėn nga kėto gjėra.

5

Prandaj nė se dikush ėshtė bėrė fajtor nė njė nga kėto gjėra, do tė pranojė mėkatin qė ka kryer;

6

do t`i ēojė pra Zotit, si fli tė fajit tė tij pėr mėkatin qė ka kryer, njė femėr tė kopesė, njė dele apo njė dhi, si flijim pėr mėkatin; dhe prifti do tė bėjė pėr tė shlyerjen pėr shkak tė mėkatit tė tij.

7

Nė qoftė se nuk ka mjetet pėr tė siguruar njė dele, do t`i ēojė Zotit, si fli pėr mėkatin e kryer, dy turtuj ose dy pėllumba tė rinj: njėrin si flijim pėr mėkatin dhe tjetrin si olokaust.

8

Do t`ia ēojė priftit, i cili do tė ofrojė sė pari atė tė mėkatit; do t`i kėpusė kokėn pranė qafės, por pa e ndarė plotėsisht;

9

pastaj do tė spėrkasė pak gjak tė flijimit pėr mėkatin mbi faqen e altarit, dhe mbetja e gjakut do tė derdhet nė bazėn e altarit. Ky ėshtė njė flijim pėr mėkatin.

10

Me zogun tjetėr do tė bėjė njė olokaust, simbas normave tė caktuara. Kėshtu prifti do tė bėjė pėr atė person shlyerjen e mėkatit qė ka kryer, dhe ai do t`i falet.

11

Por nė rast se i mungojnė mjetet pėr tė siguruar dy turtuj ose dy pėllumba tė rinj, atėherė kush ka mėkatuar do tė sjellė si ofertė tė dhjetėn pjesė tė njė efe nė majė mielli, si flijim pėr mėkatin; nuk do tė vėrė mbi tė as vaj as temjan, sepse ėshtė njė flijim pėr mėkatin.

12

Do ta ēojė miellin te prifti dhe ky do tė marrė njė grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymosė mbi altarin sipėr flijimeve tė bėra me zjarr pėr Zotin. Éshtė njė flijim pėr mėkatin.

13

Kėshtu prifti do tė shlyejė pėr tė mėkatin qė ai ka kryer nė njė nga kėto gjėra, dhe ai do t`i jetė falur. Mbetja do t`i takojė priftit, si nė blatimin e ushqimit".

14

Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

15

"Nė qoftė se dikush kryen ndonjė shkelje dhe mėkaton nga padituria kundėr gjėrave tė shenjta tė Zotit, atėherė do t`i ēojė Zotit ofertėn e tij pėr shkeljen, njė dash pa tė meta tė marrė nga kopeja, tė cilin ti e ēmon nė sikla argjendi, simbas siklit tė shenjtėrores, si ofertė pėr shkeljen.

16

Dhe do ta lajė dėmin e shkaktuar ndaj gjėsė sė shenjtė, duke shtuar njė tė pestėn e vlerės, dhe do t`ia japė priftit; kėshtu prifti do tė bėjė pėr tė shlyerjen me dashin e ofertės pėr shkeljen, dhe shkelja do t`i falet.

17

Nė qoftė se dikush mėkaton dhe, nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, kryen njė diēka qė Zoti ka ndaluar tė bėhet, ėshtė gjithashtu fajtor dhe i detyruar tė vuajė dėnimin.

18

Ai do t`i sjellė priftit si ofertė pėr shkeljen, njė dash pa tė meta, tė marrė nga kopeja, sipas vlerėsimit tėnd. Kėshtu prifti do tė bėjė pėr tė shlyerjen pėr mėkatin e tij nga padituria, tė cilin e ka kryer nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme dhe ky do t`i jetė falur.

19

Kjo ėshtė njė ofertė pėr shkeljen; ai ėshtė me siguri fajtor pėrpara Zotit".

Levitiku 6