Bibla Shqip

Eksodi 40

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga ēadra e mbledhjes, duke thėnė:

2

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell njė ofertė pėr Zotin, sillni si fli tuajėn njė kafshė tė marrė nga kopeja e bagėtisė sė trashė ose tė imėt.

3

Nė rast se oferta e tij ėshtė njė olokaust i njė koke bagėtie nga kopeja, le tė ofrojė njė mashkull pa tė meta; ta ēojė nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes me vullnetin e tij pėrpara Zotit.

4

Do tė vėrė pastaj dorėn e tij mbi kokėn e olokaustit, qė do tė pranohet nė vend tė tij, pėr tė shlyer dėnimin nė vend tė tij.

5

Pastaj do tė therė demin e vogėl para Zotit; dhe priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, do tė sjellin gjakun dhe do ta spėrkatin rreth e qark altarit, qė ndodhet nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes;

6

do ta rrjepė olokaustin dhe do ta presė nė copa.

7

Dhe bijtė e priftit Aaron do tė vėnė zjarr mbi altar dhe do tė sistemojnė drutė mbi zjarrin.

8

Pastaj priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, do tė vendosin copat, kokėn dhe dhjamin mbi drutė e vėna mbi zjarrin qė gjendet mbi altarin;

9

por do t`i lajnė me ujė zorrėt dhe kėmbėt, dhe prifti do tė tymosė ēdo gjė mbi altar, si njė olokaust, njė flijim qė ėshtė bėrė me zjarr me erė tė kėndshme pėr Zotin.

10

Nė qoftė se oferta e tij ėshtė njė olokaust nga kopeja: dele ose dhi, tė ofrojė njė mashkull pa tė meta.

11

Do ta therė nga krahu verior i altarit, pėrpara Zotit; dhe priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, do tė spėrkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.

12

Pastaj do ta presė nė copa bashkė me kokėn dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t`i vėrė mbi drutė qė ndodhen mbi zjarrin qė ėshtė mbi altar;

13

por do t`i lajė zorrėt dhe kėmbėt me ujė, dhe prifti do tė paraqesė ēdo gjė dhe do ta tymosė mbi altar. Ky ėshtė njė olokaust, njė flijim i bėrė me zjarr me erė tė kėndshme pėr Zotin.

14

Nė qoftė se ofrimi i tij pėr Zotin ėshtė njė olokaust zogjsh, tė sjellė turtuj ose pėllumba tė rinj.

15

Prifti do t`i paraqesė nė altar, do t`u kėpusė kokėn, do t`i tymosė kėto mbi altar, dhe gjaku i tij do tė rrjedhė mbi njė krah tė altarit.

16

Pastaj do t`u heqė gushėn me gjithė puplat dhe do t`i hedhė pranė altarit, nė drejtim tė lindjes, nė vendin e hirit.

17

Do t`i thyejė pastaj duke i mbajtur nga krahėt, por pa i ndarė nė dy pjesė, dhe prifti do t`i tymosė mbi altar, mbi drutė e vėna mbi zjarr. Ky ėshtė njė olokaust, njė flijim i bėrė me zjarr me erė tė kėndshme pėr Zotin".

Levitiku 2