Bibla Shqip

Eksodi 34

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 35

1

Moisiu thirri asamblenė e bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Kėto janė gjėrat qė Zoti mė ka urdhėruar tė bėj.

2

Do tė punohet gjashtė ditė, por dita e shtatė do tė jetė pėr ju njė ditė e shenjtė, njė e shtunė pushimi, e shenjtėruar ndaj Zotit. Kushdo qė bėn ndonjė punė atė ditė do tė dėnohet me vdekje.

3

Nuk do tė ndizni zjarr nė asnjė prej banesave tuaja ditėn e shtunė".

4

Pastaj Moisiu i foli tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit dhe tha: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar, duke thėnė:

5

"Merrni ndėrmjet jush njė ofertė pėr Zotin; kushdo qė ka zemėr bujare do t`i ēojė njė ofertė Zotit: ar, argjend dhe bronz,

6

stofa ngjyrė vjollce, tė purpurta ose flakė tė kuqe, li tė hollė dhe lesh dhie,

7

lėkura dashi tė ngjyera nė tė kuq, lėkura baldose dhe dru tė akacies,

8

vaj pėr ndriēim tė shandanit dhe aroma pėr vajin e vajosjes dhe pėr temjanin aromatik,

9

gurė oniksi dhe gurė pėr t`u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.

10

Kushdo ndėrmjet jush qė ėshtė i aftė, le tė vijė dhe tė bėjė tėrė ato gjėra qė Zoti ka urdhėruar:

11

tabernakullin, ēadrėn e tij dhe mbulesėn, kapėset, dėrrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

12

arkėn, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesės sė arkės,

13

tryezėn dhe shtizat e saj, tėrė veglat e saj dhe bukėn e paraqitjes;

14

shandanin pėr dritė dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin pėr ndriēim tė shandanit;

15

altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes nė tabernakull,

16

altarin e olokausteve me grilėn e tij prej bronzi, shtizat dhe tėrė veglat e tij, legenin dhe bazėn e tij,

17

perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes nė oborr;

18

kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarėt e tyre;

19

rrobat e punuara hollė pėr tė bėrė shėrbimin nė vendin e shenjtė, rrobat e shenjta pėr priftin Aaron dhe rrobat e bijve tė tij qė tė shėrbejnė si priftėrinj"".

20

Atėherė gjithė asambleja e bijve tė Izraelit u largua nga prania e Moisiut.

21

Kėshtu tėrė ata qė ishin tė shtyrė nga zemra e tyre dhe tėrė ata qė ishin tė shtyrė nga fryma e tyre, erdhėn pėr t`i sjellė ofertėn e tyre Zotit pėr veprėn e ēadrės sė mbledhjes, pėr tė gjitha shėrbimet e tij dhe pėr rrobat e shenjta.

22

Erdhėn burra dhe gra, ata qė kishin zemėr bujare, dhe sollėn me vete kapėse, vathė, unaza me vulė dhe byzylykė, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjė ofertė prej ari Zotit.

23

Dhe tė gjithė ata qė kishin stofa ngjyrė vjollce, tė purpurt, flakė tė kuqe, ose li tė hollė, apo lesh dhie, ose lėkura dashi me ngjyrė tė kuqe, ose lėkurė baldose, i sollėn.

24

Kushdo qė mund tė bėnte njė ofertė prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertėn e shenjtėruar pėr Zotin; dhe kushdo qė kishte dru prej akacieje pėr ndonjė punė tė caktuar pėr shėrbimin, e solli.

25

Tė gjitha gratė e zonja torėn me duart e tyre dhe prunė fillin ngjyrė vjollcė, tė purpurt dhe flakė tė kuqe, si dhe li tė hollė.

26

Dhe tė gjitha gratė qė ishin tė shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdėrvjelltėsi, torėn lesh dhie.

27

Krerėt e popullit sollėn gurė oniksi dhe gurė pėr t`u ngallmuar nė efodin dhe nė pektoralin,

28

aroma dhe vaj pėr ndriēim tė shandanit, vaj pėr vajosjen dhe pėr temjanin aromatik.

29

Tė gjithė bijtė e Izraelit, burra e gra, qė ishin tė shtyrė nga zemra pėr t`i ēuar diēka pėr tėrė veprėn qė Zoti kishte urdhėruar tė bėnin me anė tė Moisiut, i ēuan Zotit oferta vullnetare.

30

Moisiu u tha bijve tė Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emėr Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judės,

31

dhe e mbushi me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarė aftėsish,

32

qė tė mund tė krijojė vizatime artistike, tė punojė arin, argjendin dhe bronzin,

33

tė gdhendė gurė pėr t`u ngallmuar, pėr tė punuar drurin dhe pėr tė kryer ēdo lloj punimi artistik.

34

I ka shtėnė gjithashtu nė zemėr aftėsinė pėr tė mėsuar tė tjerėt, atij dhe Oholiabit, birit tė Ahisamakut, nga fisi i Danve.

35

I mbushi me diturinė e zemrės pėr tė kryer gjithfarė punimesh tė gdhendėsit, tė vizatuesit, tė qėndistarit dhe tė endėsit, nė ngjyrė vjollce, tė purpurt, flakė tė kuqe, dhe prej liri tė hollė, i aftė pėr tė kryer ēdo lloj punimi dhe pėr tė krijuar vizatime artistike.

Eksodi 36