Bibla Shqip

Eksodi 30

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

2

"Shiko, unė e thirra me emėr Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judės;

3

dhe e mbusha me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarėsi, me njohuri dhe ēdo shkathtėsi,

4

qė tė jetė i aftė tė pėrgatisė vizatime artistike, tė punojė arin, argjendin dhe bronzin,

5

pėr tė gdhendur gurė pėr t`u ngallmuar, pėr tė punuar drurin dhe pėr tė kryer ēdo lloj punimesh.

6

Dhe ja, i dhashė pėr shok Oholiabin, tė birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri nė mendjen e tė gjithė njerėzve tė shkathėt, me qėllim qė tė mund tė bėjnė tė gjitha ato qė tė kam urdhėruar:

7

ēadrėn e mbledhjes, arkėn e dėshmisė dhe pajtuesin qė ndodhet mbi tė, dhe tė gjitha orenditė e ēadrės,

8

tryezėn dhe orenditė e saj, shandanin prej ari safi dhe tė gjitha pjesėt e tij, altarin e temjanit,

9

altarin e olokausteve dhe tėrė veglat e tij, enėn e madhe dhe bazėn e saj,

10

dhe rrobat e endura hollė me mjeshtėri, rrobat e shenjta pėr priftin Aaron dhe rrobat e bijve tė tij pėr tė shėrbyer si priftėrinj,

11

vajin pėr vajosje dhe temjanin e parfumuar pėr vendin e shenjtė. Ata do tė veprojnė simbas tė gjithė urdhrave qė tė kam dhėnė ty".

12

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

13

"Fol edhe me bijtė e Izraelit, duke u thėnė: Tregoni kujdes tė madh pėr tė respektuar tė shtunat e mia, sepse ėshtė njė shenjė midis meje dhe jush pėr tė gjithė brezat tuaj, nė mėnyrė qė tė njihni se unė jam Zoti qė ju shenjtėron.

14

Do tė respektoni, pra, tė shtunėn, sepse ėshtė pėr ju njė ditė e shenjtė; kush e pėrdhos atė, do tė dėnohet me vdekje; kushdo qė bėn atė ditė ndonjė punė, do tė shfaroset nga gjiri i popullit tė tij.

15

Do tė punohet gjashtė ditė; por dita e shtatė ėshtė e shtuna e pushimit, e shenjtė pėr Zotin; kushdo qė do tė bėjė ndonjė punė ditėn e shtunė do tė dėnohet me vdekje.

16

Andaj bijtė e Izraelit do ta respektojnė tė shtunėn, duke e kremtuar atė brez pas brezi, si njė besėlidhje tė pėrjetshme.

17

Ajo ėshtė njė shenjė e pėrjetshme midis meje dhe bijve tė Izraelit, sepse nė gjashtė ditė Zoti bėri qiellin dhe tokėn, dhe ditėn e shtatė pushoi dhe u shlodh".

18

Kur Zoti mbaroi sė foluri me Moisiun nė malin Sinai, i dha dy pllaka tė dėshmisė, pllaka guri, tė shkruara me gishtin e Perėndisė.

Eksodi 32