Bibla Shqip

Eksodi 20

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 21

1

"Tani kėto janė ligjet qė do t`u vėsh para tyre:

2

Nė rast se blen njė skllav hebre, ai do tė tė shėrbejė gjashtė vjet; por vitin e shtatė do tė shkojė i lirė, pa paguar asgjė.

3

Nė rast se ka ardhur vetėm, do tė shkojė vetėm; po tė kishte grua, e shoqja do tė shkojė bashkė me tė.

4

Nė qoftė se zotėria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fėmijėt e saj do tė jenė tė zotėrisė, dhe ai do tė shkojė vetėm.

5

Por nė qoftė se skllavi thotė haptazi: "Unė e dua zotėrinė time, gruan time dhe fėmijėt e mi, dhe nuk dua tė shkoj i lirė",

6

atėherė pronari e tij do t`ia afrojė Perėndisė dhe do ta avitė te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t`i shpojė veshin me njė fėndyell; dhe ai do t`i shėrbejė pėr gjithnjė.

7

Nė rast se dikush shet bijėn e tij si shėrbėtore, ajo nuk do tė shkojė ashtu si shkojnė skllevėrit.

8

Nė qoftė se ajo nuk i pėlqen zotėrisė sė saj, qė e kishte marrė pėr vete, ai do ta lėrė tė shpengohet; por nuk do tė ketė tė drejtėn tua shesė njerėzve tė huaj, sepse kjo do t`ishte ta trajtosh me mashtrim.

9

Dhe nė qoftė se e marton me birin e tij, do ta trajtojė nė bazė tė sė drejtės tė tė bijave.

10

Nė rast se merr njė grua tjetėr, ai nuk do tė pakėsojė ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkėbanimin e saj.

11

Nė rast se nuk bėn kėto tri gjėra pėr tė, ajo do tė shkojė pa dhėnė asgjė, pa paguar ēmim.

12

Kush rreh njė njeri dhe pėr kėtė shkak ky vdes, do tė dėnohet me vdekje.

13

Nė qoftė se nuk i ka ngritur kurrfarė prite, por Perėndia ka bėrė qė t`i bjerė nė dorė, unė do tė caktoj njė vend ku ai mund tė gjejė strehė.

14

Nė qoftė se ndokush vepron me paramendim kundėr tė afėrmit tė tij pėr ta vrarė me mashtrim, ti do ta shkėputėsh edhe nga altari im, pėr tė siguruar vdekjen e tij.

15

Kush rreh atin ose nėnėn e tij do tė dėnohet me vdekje.

16

Kush rrėmben njė njeri dhe e shet, ose gjendet nė duart e tij, do tė dėnohet me vdekje.

17

Kush mallkon tė atin ose tė ėmėn do tė dėnohet me vdekje.

18

Nė qoftė se dy njerėz zihen dhe njėri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet tė qėndrojė nė shtrat,

19

dhe nė se pastaj ngrihet dhe ecėn jashtė duke u mbėshtetur me bastun, ai qė e ka goditur do tė nxirret i pafajshėm; do ta zhdėmtojė vetėm pėr kohėn e humbur dhe do ta kurojė deri nė shėrim tė plotė.

20

Nė qoftė se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin nė dorė, zotėria do tė dėnohet;

21

por nė rast se mbijeton njė ose dy ditė, nuk do tė dėnohet, sepse ėshtė pronė e tij.

22

Nė rast se disa grinden dhe rrahin njė grua me barrė aq sa ajo tė dėshtojė, por nuk pėson dėme tė tjera, rrahėsi do tė gjobitet aq sa t`i kėrkojė bashkėshorti i gruas; ai do tė paguajė zhdėmtimin simbas pėrcaktimit tė gjykatėsve;

23

por po tė jetė se rrjedh ndonjė dėm, do tė japėsh jetė pėr jetė,

24

sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb, dorė pėr dorė, kėmbė pėr kėmbė,

25

djegie pėr djegie, plagė pėr plagė, mbretje pėr mbretje.

26

Nė rast se dikush godet syrin e skllavit ose tė skllaves sė tij dhe ai humbet, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr syrin e humbur.

27

Dhe nė rast se shkakton rėnien e njė dhėmbi skllavit ose skllaves sė tij, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr dhėmbin e humbur.

28

Nė rast se njė ka godet pėr vdekje me brirėt e tij njė burrė ose njė grua, kau duhet tė vritet me gurė dhe mishi i tij nuk do tė hahet; por i zoti i kaut do tė konsiderohet i pafajshėm.

29

Por nė qoftė se kau e kishte zakon prej kohėsh tė plagoste me brirėt e tij dhe i zoti ishte paralajmėruar, por nuk e kishte mbajtur tė mbyllur, dhe kau pastaj vret njė burrė o njė grua, kau do tė vritet me gurė dhe i zoti gjithashtu do tė vritet.

30

Nė qoftė se i caktohet njė ēmim pėr shpengim, ai duhet tė japė pėr tė shpenguar jetėn e tij aq sa i kanė caktuar.

31

Nė qoftė se kau godet njė bir ose njė bijė, do tė veprohet ndaj tij sipas po kėtij ligji.

32

Nė qoftė se kau godet njė skllav ose njė skllave, i zoti i kaut do t`i paguajė tė zotit tė skllavit tridhjetė sikla argjendi dhe kau do tė vritet me gurė.

33

Nė qoftė se dikush hap njė gropė, ose dikush gėrmon njė gropė dhe nuk e mbulon, dhe njė ka ose njė gomar bien brenda,

34

pronari i gropės do ta paguajė zhdėmtimin; ai do t`i paguajė me para pronarit vleftėn e kafshės dhe kafsha e ngordhur do tė jetė e tij.

35

Nė qoftė se kau i njė njeriu godet pėr vdekje kaun e njė tjetri, do tė shitet kau i gjallė dhe do tė ndahet ēmimi i tij; edhe kau i ngordhur do tė ndahet midis tyre.

36

Por nė qoftė se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe tė godiste me brirėt, dhe i zoti nuk e ka mbajtur tė mbyllur, ky do tė paguajė ka pėr ka dhe kafsha e ngordhur do tė jetė e tij".

Eksodi 22