Bibla Shqip

Eksodi 17

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 18

1

Jethro, prift i Madianit, vjehrri i Moisiut, dėgjoi tė gjitha ato qė Perėndia kishte bėrė pėr Moisiun dhe pėr Izraelin popullin e tij: si e kishte nxjerrė Zoti Izraelin nga Egjipti.

2

Atėherė Jethro, vjehrri i Moisiut, mori Seforan, gruan e Moisiut,

3

e cila i ishte kthyer, dhe dy bijtė e saj, prej tė cilėve njėri quhej Gershom, (sepse Moisiu kishte thėnė: "Kam qenė mik nė tokė tė huaj")

4

dhe tjetri Eliezer (sepse ai kishte thėnė: "Perėndia i atit tim ka qenė ndihmėsi im dhe mė ka shpėtuar nga shpata e Faraonit").

5

Jethro, pra, vjehrri i Moisiut, erdhi te Moisiu bashkė me bijtė e tij dhe bashkėshorten e tij, nė shkretėtirė ku ishte vendosur ai, nė malin e Perėndisė.

6

I kishte ēuar fjalė Moisiut: "Unė, Jethro, vjehrri yt, po vij te ti bashkė me gruan tėnde dhe dy bijtė e saj".

7

Kėshtu Moisiu doli pėr tė takuar vjehrrin e tij, u pėrkul dhe e puthi; pyetėn njėri tjetrin pėr shėndetin e tyre, pastaj hynė nė ēadėr.

8

Atėherė Moisiu i tregoi vjehrrit tė tij tė gjitha ato qė Zoti u kishte bėrė Faraonit dhe Egjiptasve pėr shkak tė Izraelit, tė gjitha fatkeqėsitė e pėsuara gjatė udhėtimit, dhe si i kishte shpėtuar Zoti.

9

Dhe Jethro u gėzua pėr tė gjitha tė mirat qė Zoti i kishte bėrė Izraelit, duke e shpėtuar nga dora e Egjiptasve.

10

Pastaj Jethro i tha: "Bekuar qoftė Zoti, qė ju ēliroi nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e Faraonit, dhe ēliroi popullin nga zgjedha e Egjiptasve!

11

Tani e di qė Zoti ėshtė mė i madhi nga tėrė perėnditė; po, ai ua vėrtetoi atyre me sa krenari, kur vepruan me kryelartėsi kundėr Izraelit".

12

Pastaj Jethro, vjehrri i Moisiut, mori njė olokaust dhe disa fli pėr t`ia ofruar Perėndisė; dhe Aaroni dhe tėrė pleqtė e Izraelit erdhėn tė hanė me vjehrrin e Moisiut pėrpara Perėndisė.

13

Por ndodhi qė, tė nesėrmen, Moisiu u ul pėr tė gjykuar popullin; populli u mblodh rreth Moisiut qė nga mėngjesi deri nė mbrėmje.

14

Kur vjehrri i Moisiut pa tė gjitha ato qė ky bėnte pėr popullin, tha: "Ē`ėshtė kjo qė bėn ti me popullin? Pse ulesh vetėm, dhe tėrė populli tė rri pėrqark nga mėngjesi deri nė mbrėmje?".

15

Moisiu iu pėrgjigj vjehrrit tė tij: "Sepse populli vjen tek unė pėr t`u kėshilluar me Perėndinė.

16

Kur ata kanė ndonjė problem, vinė tek unė, dhe unė gjykoj njėrin dhe tjetrin dhe u bėj tė njohur kanunet e Perėndisė dhe ligjet e tij".

17

Por vjehrri i Moisiut i tha: "Ajo qė bėn ti nuk shkon mirė.

18

Do tė rraskapitesh mė nė fund, ti dhe ky popull qė ėshtė me ty, sepse detyra qė ke marrė pėrsipėr ėshtė shumė e vėshtirė. Nuk mund t`ia dalėsh nė krye vetėm.

19

Tani dėgjomė; unė do tė tė jap njė kėshillė dhe Perėndia qoftė me ty: pėrfaqėsoje ti popullin pėrpara Perėndisė dhe paraqitja Perėndisė problemet e tyre.

20

Mėsoju atyre statutet dhe ligjet dhe tregohu rrugėn nėpėr tė cilėn duhet tė ecin dhe atė qė duhet tė bėjnė.

21

Por zgjidh nė mes tė tė gjithė popullit disa njerėz tė aftė qė kanė frikė nga Perėndia, njerėz tė besuar, qė e urrejnė fitimin e padrejtė dhe vendosi mbi popullin si krerė tė mijėrave, krerė tė qindrave, krerė tė pesėdhjetrave dhe krerė tė dhjetrave.

22

Dhe lejo qė tė jenė ata qė do ta gjykojnė popullin nė ēdo kohė; ata do tė tė parashtrojnė ēdo problem me rėndėsi tė madhe, ndėrsa pėr probleme tė vogla do tė vendosin vetė. Kėshtu do tė jetė mė lehtė pėr ty, dhe ata do ta mbajnė peshėn bashkė me ty.

23

Nė qoftė se ti vepron kėshtu, dhe kėshtu tė urdhėron Perėndia, mund tė mbahesh; dhe tėrė ky popull do tė arrijė faqebardhė nė vendin e caktuar pėr tė".

24

Moisiu e dėgjoi zėrin e vjehrrit tė tij, dhe bėri gjithēka qė i kishte thėnė.

25

Kėshtu Moisiu zgjodhi nė tėrė Izraelin disa njerėz tė aftė dhe i vuri si krerė tė popullit: krerė tė mijėrave, krerė tė qindrave, krerė tė pesėdhjetrave dhe krerė tė dhjetrave.

26

Kėshtu ata e gjykonin popullin nė ēdo kohė; ēėshtjet e vėshtira ia parashtronin Moisiut, por ēdo problem tė vogėl e zgjidhnin vetė.

27

Pastaj Moisiu u nda nga vjehrri i tij, i cili u kthye nė vendin e vet.

Eksodi 19