Bibla Shqip

Eksodi 13

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

2

"U thuaj bijve tė Izraelit tė kthehen prapa dhe tė vendosin kampin e tyre pėrballė Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, pėrballė Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj pėrpara kėtij vendi pranė detit.

3

Atėherė Faraoni do tė thotė pėr bijtė e Izraelit: "Ata po enden si tė humbur nė vend; shkretėtira i mban tė mbyllur".

4

Dhe unė do ta ngurtėsoj zemrėn e Faraonit, dhe ai do t`i ndjekė ata; por unė do tė siguroj lavdi nga Faraoni dhe nga gjithė ushtria e tij, dhe Egjiptasit do tė mėsojnė qė unė jam Zoti". Dhe ata ashtu vepruan.

5

Pastaj iu njoftua mbretit tė Egjiptit qė populli kishte ikur; dhe zemra e Faraonit dhe e shėrbėtorėve tė tij ndryshoi kundrejt popullit, dhe ata thanė: "Ē`bėmė qė e lamė Izraelin tė ikė nga shėrbimi ynė?".

6

Kėshtu Faraoni bėri qė tė pėrgatitej qerrja e tij dhe mori me vete popullin e tij.

7

Mori dhe gjashtėqind qerre tė zgjedhura dhe tėrė qerret e Egjiptit, me luftėtarė nė secilin prej tyre.

8

Dhe Zoti e ngurtėsoi zemrėn e Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe ai i ndoqi bijtė e Izraelit, qė dilnin plot trimėri.

9

Egjiptasit i ndoqėn; dhe tėrė kuajt, qerret e Faraonit, kalorėsit e tij dhe ushtria e tij i arritėn kur kishin fushuar pranė detit, nė afėrsi tė Pi-Hahirothit, pėrballė Baal-Tsefonit.

10

Ndėrsa Faraoni po afrohej, bijtė e Izraelit ngritėn sytė; dhe ja, Egjiptasit marshonin prapa tyre, prandaj patėn shumė frikė; dhe bijtė e Izraelit i klithėn Zotit,

11

dhe i thanė Moisiut: "Pse, nuk kishte varre nė Egjipt, qė na solle tė vdesim nė shkretėtirė? Pse e bėre kėtė gjė me ne, duke na nxjerrė nga Egjipti?

12

A nuk ishte vallė kjo pėr tė cilėn tė flisnim nė Egjipt, duke tė thėnė: "Na lėr rehat, kėshtu do tė mund t`u shėrbejmė Egjiptasve"? Sepse pėr ne do tė qe mė mirė t`u shėrbenim Egjiptasve se sa tė vdesim nė shkretėtirė".

13

Por Moisiu i tha popullit: "Mos kini frikė, qėndroni dhe ēlirimi do tė vijė nga Zoti, i cili do ta bėjė sot pėr ju; sepse Egjiptasit qė shihni sot, nuk do t`i shihni mė kurrė.

14

Zoti do tė luftojė pėr ju, dhe ju do tė rrini tė qetė".

15

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Pse mė bėrtet mua? U thuaj bijve tė Izraelit tė shkojnė pėrpara.

16

Dhe ti ēo lart bastunin tėnd, shtrije dorėn mbi det dhe ndaje atė, nė mėnyrė qė bijtė e Izraelit tė mund tė kalojnė nė mes tė detit nė tė thatė.

17

Sa pėr mua, unė do ta ngurtėsoj zemrėn e Egjiptasve, dhe kėta do t`i ndjekin ata. Kėshtu unė do tė fitoj lavdi nga Faraoni, nga tėrė ushtria e tij, nga qerret dhe kalorėsit e tij.

18

Dhe Egjiptasit do tė dinė qė unė jam Zoti, kur unė do tė fitoj lavdi nga Faraoni, nga qerret e tij dhe nga kalorėsit e tij".

19

Atėherė Engjėlli i Perėndisė, qė ecte pėrpara kampit tė Izraelit, u zhvendos dhe shkoi e u vu prapa tyre; edhe kolona e reve lėvizi nga pėrpara dhe shkoi e u vu prapa tyre.

20

Dhe kėshtu vajti e u vendos midis fushimit tė Egjiptit dhe fushimit tė Izraelit; dhe reja prodhonte errėsirė pėr njėrėn palė, ndėrsa u jepte dritė tė tjerėve natėn. Kėshtu tėrė natėn kurrkush nuk iu afrua tjetrit.

21

Atėherė Moisiu shtriu dorėn e tij mbi detin; dhe Zoti bėri qė tė tėrhiqet deti nga njė erė e fortė nga lindja qė fryu tėrė atė natė dhe e shndėrroi detin nė tokė tė thatė; dhe ujėrat u ndanė.

22

Kėshtu bijtė e Izraelit hynė nė mes tė detit nė tė thatė; dhe ujėrat formonin si njė mur nė tė djathtė dhe tė majtė tė tyre.

23

Dhe Egjiptasit i ndoqėn; dhe tėrė kuajt e Faraonit, qerret e tij dhe kalorėsit e tij hynė pas tyre nė mes tė detit.

24

Aty nga agimi i mėngjesit ndodhi qė Zoti i hodhi sytė nė kampin e Egjiptasve nga kolona e zjarrit dhe nga reja, dhe i dha dėrmėn.

25

Ai bėri tė shkėputen rotat e qerreve tė tyre dhe e bėri tė vėshtirė pėrparimin e tyre. Kėshtu Egjiptasit thanė: "T`ia mbathim para Izraelit, sepse Zoti lufton bashkė me ta kundėr Egjiptasve".

26

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorėn tėnde mbi detin, me qėllim qė ujėrat e tij tė kthehen mbi Egjiptasit, mbi qerret dhe kalorėsit e tyre".

27

Atėherė Moisiu shtriu dorėn e tij mbi detin; kėshtu nė tė gdhirė, deti u kthye nė vendin e tij tė zakonshėm; Egjiptasit ikėn para tij; dhe Zoti i pėrlau Egjiptasit nė mes tė detit.

28

Ujėrat u kthyen dhe mbuluan qerret, kalorėsit dhe tėrė ushtrinė e Faraonit qė kishin hyrė nė det pėr tė ndjekur Izraelitėt; dhe nuk shpėtoi asnjė prej tyre.

29

Por bijtė e Izraelit vazhduan tė ecnin nė tokė tė thatė nė mes tė detit, dhe ujėrat qenė pėr ta si njė mur, nė tė djathtė tė tyre dhe nė tė majtė tė tyre.

30

Kėshtu, atė ditė, Zoti e shpėtoi Izraelin nga dora e Egjiptasve, dhe Izraeli pa mbi bregun e detit Egjiptasit e vdekur.

31

Izraeli pa fuqinė e madhe qė Zoti kishte treguar kundėr Egjiptasve, dhe populli pati frikė nga Zoti dhe besoi te Zoti dhe te Moisiu shėrbėtor i tij.

Eksodi 15